Një ngjarje fatkeqe sapo ka ndodhur në lagjen Kisella Vodno të Shkupit. Gjegjësisht, në njërin nga autobusët e NQP-së, ka pasur një konfrontim fizik mes një grupi të madh personash, dyshohet se studentë. Ekipet e policisë janë tashmë në terren. Disa persona kanë mbetur të lënduar në një autobus të NQP me numër 51, sonte në Kisella Vodë. Autobusi është ndalur për momentin dhe ka shumë polici. Disa prej të pranishmëve kanë sulmuar edhe një ekip gazetarësh, raportojnë mediat.
Author: Jeta almakos
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në paraqitjen e sotme në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka as mbrojtje e as mbështetje nga asnjëra parti apo individ. “Nuk pajtohem as me njërën, as me tjetrën dhe kjo për mua do të thotë se po bëj diçka të mirë në jetën time dhe planifikoj të vazhdoj kështu”, tha Arsovska. Gjatë pyetjes nëse Arsovska ka marrë direktiva nga Budapesti, siç flitet, ajo u përgjigj se kjo është qesharake. “Kur dikush është në një pozitë kaq të palakmueshme siç janë këta njerëz tani, unë besoj se mënyra e vetme…
Nën emocionet e mëdha shkaktuar nga artistët dhe personalitetet që u ngjitën në skenë, u zhvillua nata finale e edicionit K’tu Fest 2022 në Strugë. Salla e teatrit Poshka ishte mbushur mbi kapacitetin e saj. Energjia pozitive të jepte një ndjesi gati surreale që përzihej me gëzim dhe magji. Ishte nata e ndarjes së çmimit të vetëm që ky festival akordon, çmimi Ars Gratia Artis, që jepet për atë personalitet ose insitucion që ka kontribuar me veprën e tij/saj në zhvillimin e shoqërisë. Çmimin këtë vit e fitoi gazetarja, producentja, aktivistja dhe humanistja Dijana Toska. Tek merrte çmimin që ju…
Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar shumë takime me politikëbërës dhe sipërmarrës amerikanë. Devolli ka takuar gjatë ditës ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka qëndruar edhe në Kosovë sa ishte në detyrë. Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, kurse ky i fundit e ka falënderuar ish-sekretarin e shtetit per angazhimin e tij për Kosovën. Gjithashtu,…
Maqedonia e Veriut nuk ndihet e rrezikuar nga kërcënimet e Rusisë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizimin e 300.000 rezervistëve që t’i bashkohen luftës në Ukrainë. Megjithatë shteti maqedonas thotë se me vëmendje po ndjek zhvillimet për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të nxitur tensione në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk sheh ndonjë rrezik për sigurinë e vendit nga deklarata e Putinit se “Rusia po lufton kundër Perëndimit në Ukrainë”, dhe se urdhri…
Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë këtë pasdite është sulmuar nga hakerët grekë. Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë së hakerëve grekë. Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë.
Lufta në Ukrainë ka sjellë dëme indirekte edhe në Maqedoninë e Veriut, thonë i pari i shtetit Pendarovski. Ai thotë se Qeveria ka ndarë buxhet të posaçëm për familjen sociale në nevojë për “Në qoftë se Lufta në Ukrainë do të zgjasë, ndërsa parashikimet janë që do të ketë luftë deri në vitin e ardhshëm, ndoshta do të jetë e patjetërsueshme të improtojmë energjensa nga të gjitha llojet dhetë bëjmë pako të mëdha ekonomike si ndihmesë për familjet e sociale dhe për bizneset. Ashtu që shuma për ndihmë mund të arrije deri 1 miliard euro”. Pendarovski theksoi se më 1 Tetor…
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, pas zhvillimeve të fundit mes Moskës dhe Kievit, vlerëson se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe e qetë. Ai thotë se kjo që po ndodh në Ukrainë duhet t’i mbajë vigjilent shërbimet e sigurisë. “Nuk kemi asnjë tregues për shkelje të sigurisë për momentin. Në përgjithësi, siguria është sfidë serioze për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në NATO garanton…
Në debatin me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dje në temën “Top Tema”, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve përmes dialogut social, i cili, sipas tij, është kyç në këtë krizë ekonomike për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen punëtorët. Njeriu i parë i LSM-së e vlerësoi si perfide lojën e Qeverisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të dielën ditë pune në vendet turistike. Sipas tij, ajo kërkesë mund të thellohet, gjegjësisht në të gjithë vendin të kërkohet që e diela të jetë ditë pune ashtu siç ka dashur të bëjë OEMV…
Bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Elena, ka marrë pjesë në pritjen në Nju Jork të organizuar nga zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, në kuadër të promovimit të iniciativës “Zero mbeturina”. Gruaja e kryeministrit që e shoqëron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara del për herë të parë në publik sipas protokollit. Elena Kovaçevska me këtë rast ka veshur një fustan të krijuar nga dizejnerja, Tanja Kokev. Foto nga pritja janë shpërndarë edhe në profilin në Instagram të Emine Erdogan, e cila prej disa vitesh përfaqëson këtë nismë. “Zero Waste” synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e…
Kështu duken raftet në disa dyqane në fillim të javës, para shtrenjtimit të qumështit. Shitësit thonë se nuk kanë qumësht as në magazinë. Por, tre ditë më vonë, qumështi u bë me çmim të ri. Në rastin konkret, çmimi i qumështit të importuar është 95 denarë, kurse qumështi nga prodhuesit vendas mund të blihet edhe për 87 denarë. Qumështi “Bitolsko”, nëpër dyqanet e Shkupit kushton 87 denarë. Po ta analizonim lëvizjen e çmimit të qumështit, do të dukej kështu: BLEGTOR QUMËSHTORE DYQAN 27 DENARË ? 87 DENARË Kjo do të thotë se çmimi blerës i qumështit është më i lartë…
Pas nëntë muajve të menaxhimit të “Parqeve dhe gjelbërimit”, Angele Sotirovski dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes publike. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se shkak për dorëheqjen e tij është ambienti i krijuar së fundmi qe sipas tij nuk do ti jepte hapsirë të fokusohet në menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes. “Vlerësoj se ambienti i ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , e ajo është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”,…

