Author: Jeta almakos

Departamenti i Punëve të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kërkesë penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, dy personave të tjerë dhe një kompanie private, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme që ka rezultuar me dëmtimin e buxhetit komunal për një shumë prej 1.457.205 denarësh. Sipas denoncimit zyrtar, i dyshuari kryesor F.D. (52) nga fshati Sërbicë, në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, akuzohet se më datë 08.01.2025 ka miratuar një plan për furnizime publike në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Komunale, duke ia besuar mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra rreth ndërtesës së komunës një subjekti…

Lexo më Shumë

“Investimet të cilat ose kanë filluar, ose po realizohen, ose janë në fazë të negocimit për ndihmë shtetërore, e që janë pjesë e portfolios së zonave ZZHTI, arrijnë vlerën rreth 650 milionë euro. Bëhet fjalë për 17 projekte që duhet të krijojnë deri në 5.000 vende të reja pune, ndërsa në pjesën e eksportit pritet ta rrisin atë për rreth 2% të BPV-së, konkretisht në vlerë prej rreth 400 milionë dollarë eksport shtesë në fillim, e që do të arrinte deri në një miliard euro. Këto janë investimet në zonat ZZHTI”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën për pyetje të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar. Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski. “Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas,…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Çairit dhe njëherësh edhe i Lëviznes Demokratike (LD) zoti Izet Mexhiti tha se aktualisht ka një proces që po ndodh në VLEN, duke rikujtuar se në të kaluarën, popullata respektivisht votuesit, “kanë votuar që opozita të bashkohet”, gjë për të cilën, sipas tij, “ kishte të drejtë”. “Në momentin që opozita e atëhershme u bashkua, u bë pozitë e sotme e cila i përfaqëson shqiptarët në qeveri. Rrjedhimisht, në këtë frymë ndodhi edhe ndryshimi i pushtetit pas 20 e ca vitesh. Mendoj që tash kërkesa e votuesve dhe e strukturave partiake është shumë e qartë: Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, sot në Kuvend është pyetur në lidhje me fyerjet anti-shqiptare të tifozëve të Vardarit në ndeshjen futbollistike ndaj KF Bashkimit. Toshkovski tha se janë duke ndërmarrë masa për të zbuluar tifozët e “Komitëve” që fyen në bazë etnike në ndeshjen e së shtunës. Toshkovski tha se MPB-ja është duke siguruar dëshmi dhe është duke identifikuar kryerësit. Ai gjithashtu tha se ka ndjerë neveri kur ka dëgjuar brohoritjet gjatë ndeshjes e për këtë akuzon BDI-në se nuk ka punuar për të përmirësuar gjendjen për njëzet vite në pushtet. “E neveritshme ndjenja. Është e neveritshme dhe shumë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu pas iftarit të organizuar nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçishtë, tha se ky grup i ASH-së, që është pjesë e VLEN-it, ka punuar nga dita e parë që ASH të jetë e bashkuar, ngase sipas tij, ata më së miri e dinë se përçarjet sa janë të dëmshme dhe sa nuk janë në dobi të qytetarëve. “Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që ASH të jetë më e bashkuar se kurrë”, tha ministri Aliu. I pyetur për mungesën e zv/kryeministrit Arben Fetai dhe nëse kjo do të thotë se ka ndonjë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj deklaratave dhe veprimeve të Ministrit të Drejtësisë, z.Igor Fillkov, i cili me qasjen e tij të fundit po e barazon gjuhën shqipe me zero në institucionet e shtetit. Përpjekja për ta përjashtuar shqipen nga provimi i jurisprudencës, për ta minuar përdorimin e saj dhe për ta trajtuar si çështje të mbyllur, nuk është vetëm shkelje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit. Gjuha shqipe është kategori kushtetuese, është kategori ligjore, e drejtë e fituar me sakrificë dhe themel i barazisë mbi të cilën…

Lexo më Shumë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet të respektohet në çdo sistem me demokraci liberale, por pa u bërë mburojë përballë akuzave serioze. Sipas tij, nuk mund të injorohen akuzat që vijnë nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një partner historik i shqiptarëve. Qoku përmendi bashkëpunimin e pretenduar të Artan Grubi me Sasho Mijallkov, si dhe rolin e mundshëm në shmangien e vuajtjes së dënimit me burg dhe në parashkrimin e lëndëve të Nikolla Gruevski. “Të heshtësh përballë këtyre fakteve nuk i shërben…

Lexo më Shumë

Komuna e Saraj ka njoftuar se ndalohet qarkullimi në shtegun e Kanjonit të Matkës për shkak të rrezikut nga shembja e shkëmbinjve, raporton zyrtare.net Sipas komunës, vendimi bazohet në aktin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (nr. 57-2071-1, datë 19.02.2026), ndërsa në zonat me rrezikshmëri janë vendosur edhe shenja paralajmëruese për rënien e shkëmbinjve. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në një njoftim të ri. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve, turistëve dhe shoqatave që planifikojnë aktivitete në këtë zonë të respektojnë vendimin për sigurinë e tyre, duke theksuar se përgjegjësia në rast mosrespektimi bie mbi personat…

Lexo më Shumë

Nesër, Komuna e Çairit do të jetë ndalesa e parë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do ta presë Presidentin Begaj në ora 12:30 në objektin e komunës, ku do të zhvillohet një takim institucional i shoqëruar me fotografi zyrtare. Më pas, delegacioni do të vizitojë Xhaminë Mustafa Pasha dhe do të vazhdojë drejt Çarshisë së Vjetër, me ndalesë te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku do të mbahet ceremoni e vendosjes së luleve,…

Lexo më Shumë

Të gjithë deputetët u pajtuan që të mos rriten pagat e zyrtarëve. VMRO-DPMNE paraqiti propozim-ligj për ndryshimin e koeficientit për llogaritjen e pagave të deputetëve, si dhe të pagave dhe kompensimeve të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ndryshime ligjore, pagat aktuale të zyrtarëve nuk do të ulen, por as nuk do të rriten për 10.000 deri në 13.000 denarë. “Për deputetët dhe zyrtarët e pushtetin ekzekutiv ulim koeficientin, me çka drejtpërdrejt e zvogëlojmë barrën e shpenzimeve, për gjyqtarët dhe prokurorët publikë parashikojmë harmonizim të koeficientit, me qëllim që pagat e tyre të jenë në përputhje…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD-së Sali Berisha hedh poshtë manipulimet dhe trillimet se ai ka sulmuar fjalën e Edi Ramës në Bordin e Paqes për ish-udhëheqësit e UÇK. Në një reagim për facebook Berisha shkruan se kemi të bëjmë me një ‘manipulim të ulët’ të kryehajdutit të mediave në Shqipëri, njëherazi përfituesit të parave publike të vjedhura në megaskandalin e inceneratorëve, Ben Blushi. Berisha nënvizon edhe një herë se qëndrimi i tij dhe i PD për pafajësinë e ish- Udhëheqësve të PD-së është publik dhe i pa ndryshueshëm, “njëlloj siç është qëndrimi për Ben Blushin, që mendon se paratë e vjedhura në…

Lexo më Shumë