Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu pas iftarit të organizuar nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçishtë, tha se ky grup i ASH-së, që është pjesë e VLEN-it, ka punuar nga dita e parë që ASH të jetë e bashkuar, ngase sipas tij, ata më së miri e dinë se përçarjet sa janë të dëmshme dhe sa nuk janë në dobi të qytetarëve.
“Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që ASH të jetë më e bashkuar se kurrë”, tha ministri Aliu. I pyetur për mungesën e zv/kryeministrit Arben Fetai dhe nëse kjo do të thotë se ka ndonjë përplasje, Aliu tha se, sa i përket përplasjeve, përplasje ka edhe në shtëpi, në lagje dhe në punë ku punohet.
“Ato janë procese shumë të shëndosha, procese demokratike që ne mund t’i kemi në çdo organizim edhe politik. Pra gjithsesi rruga është që Aleanca të bashkohet dhe të jemi sa më të bashkuar në një infrastrukturë që nesër do të flitet VLEN”, tha më tej Aliu, raporton SHENJA.
Sa i përket zërave se deputeti Ilir Demiri u është bashkangjitur atyre, Aliu tha se ai është në shtëpinë e vet.
“Është anëtar i ASH-së, edhe njëherë potencojë që ideja është që gjithë anëtarët e ASH-së të jenë bashkë, neve bashkë i kemi filluar proceset politike, atë formën se si mendojmë është e njejtë prandaj jemi grup e organizuar nga viti 2017 me emrin ASH, pra Ilir është aty ku e ka vendin”, tha Azir Aliu. /SHENJA/
Data 01.08.2026
Aktuale
- Shiten të gjitha biletat e “Sunny Hillit”
- Klevis Balliu zbërthen skemën: Ja si me firmën e Ballukut po vidhet te Ushtria. Ron Yeffet bleu TIMAK për 490 € dhe në bashkëpunim me KAYO marrin miliona euro tendera
- Tre persona arrestohen në Bllacë, kapen duke transportuar mall të kontrabanduar nga Kosova
- Shasivari në prag të Ilindenit: Të bashkuar për një Republikë të drejtë, të barabartë dhe të suksesshme!
- VLEN: Vazhdojmë të ndërtojmë politika që sjellin dinjitet për çdo familje
- Kontroll në Kondovë: Policia gjeti revolver dhe pushkë gjuetie, u arrestua një 35-vjeçar
- Gjendja me epideminë në Gostivar është stabile – nuk ka raste të reja të konfirmuara me ethe të Nilit Perëndimor
- Instituti i Shëndetit: S’ka raste të reja të ‘etheve të Nilit Perëndimor’



