Author: Jeta almakos

Kapacitete pothuajse të mbushura në spitalin e fëmijëve “Kozle” me fëmijë deri në moshën 4 vjeçare. “Fluksi i pacientëve po rritet jashtëzakonisht. Mbi 100 është numri i atyre që vijnë për kontroll brenda një kujdestarie, të shtunën dhe të dielën shtohet numri. Nuk i numërojmë nga e hëna deri të premten. Numri është rritur, aktualisht 86 nëna dhe fëmijë janë të shtrirë së bashku. Ka vetëm një fëmijë me Kovid, të cilën e lëshuam sot”, tha Dr. Dragan Daçevski, pediatër. Kollitja, ngritje e temperaturës, rrjedhje të hundëve, janë simptomat me të cilat zakonisht pranohen fëmijët në spitalin e “Kozles”. Në…

Lexo më Shumë

Zanatçinjtë po luftojnë për mbijetesë. Ende pa e marrë veten nga pasojat që u shkaktoi pandemia, u trokiti në derë kriza ekonomike. Ata druajnë se në një të ardhme të afërt do të detyrohen t’u vënë çelësin dyqaneve. Ilço Trajkovski, kapelabërës është një nga zanatçinjtë më të vjetër në Çarshinë e Shkupit, zanat të cilin më parë e kanë ushtruar babai dhe gjyshi i tij. Ai thotë se zanatet po përballen me disa rreziqe si mungesa e interesimi të të rinjve, vlerësimi i punës së tyre dhe tani kriza ekonomike. “Tani është edhe më e vështirë. Në pandemi i ulëm…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski nuk i komenton ndryshimet në BDI por thotë se ajo duhet të punojë më shumë për të gjithë qytetarët. Mickoski shton se jo vetëm ministrat e BDI-së por duhet të ndryshohet gjithë qeveria dhe të organizohen zgjedhje të reja. “Shpresoj se pas këtyre zhvillimeve ata do të dalin më të përgatitur dhe më të fuqishëm, më ambicioz dhe të punojnë për qytetarët pa dallim nëse qytetarët janë nga pushteti ose nga opozita, pa dallim nëse janë të përcaktuar ose jo të përcaktuar për ndonjë parti, pa dallim a janë maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serbë, romë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së Tetovës, Faton Ahmeti të cilit dje në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së ju besua edhe posti i sekretarit të përgjithshëm e ka falënderuar kreun e Integristëve, Ali Ahmetin për besimin e dhënë. Në një shkrim në rrjetet sociale, Ahmeti është zotuar se këtë detyrë do ta kryejë me shumë përgjegjësi dhe përkushtim. “Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të nderuar qytetarë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të Liderit tonë, z. Ali Ahmeti, dhe me përkrahrje të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, u zgjodha Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së. Ju…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane. Ai tha se nevoja për një qeveri më të qëndrushme vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut” Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë – gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen. Nevoja…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se marrëdhëniet në parti janë të mira dhe se pas nënkryetarisë së djeshme do të shihet energji e re. “Marrëdhëniet janë të mira, organizatat politike në fakt përbëhen nga njerëz që përfaqësojnë elektorate të ndryshme dhe jo gjithmonë interesat e elektorateve të ndryshme, në lagjen time nuk janë të njëjta me interesat e ndonjë qyteti tjetër si Struga, Tetova dhe Gostivari. Por suksesi i një organizate matet nëse ajo mund të vendosë këndvështrime të ndryshme në një organizatë të fuqishme që u shërben njerëzve, realizon, jep dhe fiton. Dhe këtë po e bën BDI-ja”,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar sot drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Europë, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike. “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e…

Lexo më Shumë

Sonte në një atmosferë festive në Galerinë e Arteve në Tetovë u hap për publikun artdashës ekspozita e rektori të UNT-së, profesor Izet Zeqirit. Në hapjen solemne të kësaj ekspozite kishin ardhur mysafir dhe personalitete të shquara si dhe sekretari shtetërorë në ministrinë e Kulturës Valmir Aziri. Në fjalën e tij rektori Zeqiri para të pranishmëve dha se “Jam munduar të sjllë diçka ndryshe nga ajo që kemi parë, nuk po pretendoj që është një punë profesionale, por është një punë me shumë përkushtim dhe një punë që vërtet e kamë bërë me shpirt” tha rektori Zeqiri. Ai më tej…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte deklaroi se janë të kënaqur nga Raporti i Komisionit Evropian, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi, por raporti duhet të jetë motivim për përzgjedhjen e fushave kyçe në të cilat do të kishte nota më të mira. “Jemi të kënaqur, por nuk mjafton që të relaksohemi dhe të mos bëjmë asgjë në 12 muajt e ardhshëm”, deklaroi Mariçiq në “Top tema” të TV Telma, duke shtuar se vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë në nivel të mirë është i kënaqshëm, duke pasur parasysh se vendi po përballet. Një…

Lexo më Shumë

Shqipëria vihet në shenjestër të televizionit shtetëror rus si bashkëhartuese me Shtetet e Bashkuara e rezolutës së miratuar me shumicë të gjerë votash në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon Rusinë për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase. Vladimir Soloviov, drejtues i një emsioni mbrëmjeje në kanalin e parë të televizonit shtetëror rus Russia 1 ironizon rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Vladimir Solovyov:Qenka një vend i quajtur “Shqipëri” që ishte aq i vrazhdë sa nuk donte të lejonte Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, në shkelje të të gjitha normave, të mos shprehte…

Lexo më Shumë

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të vogël ka mbaruar mbledhja midis anëtarëve të kryesisë! Pas takimit Zëvendës Kryeministri i parë nuk e komentoj fare mbledhjen por vetem u shpreh! ” Ju uroj natë të mirë! Kalofshi mirë! BDI më e fortë se kurrë” tha Grubi./Gazeta Lajm

Lexo më Shumë