Author: Jeta almakos

Në vend se me flamur të Sllovenisë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, dje priti ministren e jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon me flamurin e Sllovakisë, i cili qëndronte mbi tavolinë gjatë takimit që kishin në katër sy në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për lëshimin pa dashje, gjatë përdorimit te flamurit në takimin tet-a-tet të të dy Ministrave gjatë vizitës së ministres Fajon në vend, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve. “Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe…

Lexo më Shumë

Kjo qeveri sapo ka hyrë në pjesën e dytë të mandatit. Përveç rrenës së madhe të kryeministrit shqiptar, BDI ka rrejt bash për çdo zotim tjetër zgjedhor. Ky duhet të jetë debati publik e jo a është Bujari ministër bukurosh apo sa metra bëjnë bythet e Artanit, sado që BDI-së i konvenojnë këto lojëra të brendshme për defokusim të opinionit nga mashtrimet e tyre. Gjuha shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e 5-të  Shpallja e 13 gushtit festë kombëtare  Ndërrimi i himnit  Gjykata e Lartë e Barazisë  Veting i detyrueshëm për çdo politikan, gjyqtar dhe funksionar shteteror  E…

Lexo më Shumë

Serbia duhet të pranojë sa më shpejt se “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Europian, BE dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”. Me këtë deklaratë, ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ngjall sërish polemika, duke nxjerrë edhe një herë më shumë në pah sesa i dyzuar është qëndrimi i Beogradit në raport me gatishmërinë për të avancuar vërtet marrëdhëniet  me Kosovën. “Qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, ishte komenti i tij. “Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja e do…

Lexo më Shumë

Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që deri në fund të muajit të publikojë konkurs në të cilin, nxënësit e shkollave të mesme do të aplikojnë për marrjen e bursave. Gjithashtu Qeveria ka caktuar numrin e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23. Siç njoftojnë nga Qeveria vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, për nxënës të talentuar – sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për…

Lexo më Shumë

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, raporton MIA. Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se transporti publik do të jetë plotësisht falas, siç është paralajmëruar në program. Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet. “Problemi është me të gjithë ata në këtë vend që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Megjithatë, me pengesa nga të gjitha institucionet e shtetit, të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë. “Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski. Ai mohoi se ka mosmarrëveshje…

Lexo më Shumë

Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NTP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Transport Publik. Nga atje thonë se gjendja në të cilët ndodhet NTP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Gjatë takimit Grubi dhe Reka kanë diskutuar mbi bashkërenditjen e detajeve të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që pritet të mbahet më 14 Nëntor në Shkup, në të cilën mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme, si vende tërësisht të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve në shumë sfera, përfshirë dhe atë ekonomike me çka njëkohësisht rritet edhe konkurrenca e kompanive në vendet e rajonit.…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe humbësi serik i zgjedhjeve në këtë komunë sonte në emisionin e Klan Maqedonisë ka akuzuar zëvendëskryeministrin e parë të RMV se gjatë kampanjës në Gostivar më shumë ka promovuar veten se Nevzat Bejtën shkruan Top24. Por falë kujtesës së freskët të banorëve të Gostivarit që për Top24, nisën statuset e FB të ish Kryetarin Nevzat Bejta ku ai lavdëronte dhe falenderonte Artan Grubin për investimet në komunën e Gostivarit.   

Lexo më Shumë

Për të qenë konsekuent me naracionin politik , me premtimet dhe përbetimet që në çdo cikël zgjedhor kemi dhënë para elektoratit, unë si dibran dhe përfaqësues i BDI-së në Dibër, dua të shpreh mirënjohjen time për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe garniturë qeverisëse për realizimin e projekteve që me dekada të tëra kanë qenë pjesë e premtimeve parazgjedhore: 1. Ndërtimi i Rrugës Dibër- Kërçovë si pjesë e rrugës së Arbërit; 2. Ndryshimi i emrave të rrugëve dhe adresave të Dibrës, që kishin ngelur nga periudha komuniste dhe që edhe përpos një iniciative të mëhershme, para një viti, nga kjo garniturë…

Lexo më Shumë

Për kanonizimin e edukatorit Kiril Pejçinoviq dhe reagimet në Bullgari, kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, thotë se “po bëhen përpjekje serioze që të mohohet lufta autentike e Pejçinoviqit për Maqedoninë dhe popullin dhe identitetin tonë”. “Dëshirojnë ta paraqesin si bullgar dhe nuk ndalen me kaq, shkojnë më tutje dhe thonë se maqedonasit nuk do të ndalen këtu, por do ta bëjnë edhe me Krçovskin, vëllezërit Milladinovci, Shapkarevin. Çfarë është ajo? Është miqësi apo fqinjësi e mirë? Nuk mund të pajtohem me këtë. Prandaj them se jemi gati kur të formojmë qeverinë, të ulemi dhe të rinegocojmë këtë pjesë të Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut 112 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, prej tyre 21 doktorata dhe 638 magjistra. Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit rreth 8000 vende pune janë të lira, për të cilat Agjencia e Punësimit ndërmjetëson, kjo është gjendja momentale në vendin tonë sa i përket gjendjes sociale të qytetarëve. Nga institucionet e vendit vazhdimisht bëjnë përpjekje për të zvogëluar numrin e punë kërkuesve në vend duke realizuar projekte të ndryshme me iniciativa për vetëpunësim por edhe me krijimin e kuadrove të profesionalizuar me trajnime të ndryshme. Bekim Murati, drejtor në Agjencinë e Punësimit në…

Lexo më Shumë