Author: Jeta almakos

Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë i pyetur rreth spekulimeve se a ka gjasa që të jenë pjesë e Qeverisë dhe nëse po, cilat janë ato kushte që ASH të jetë pjesë e Qeverisë, Taravari tha se nuk ka negociata për të hyrë në Qeveri, e sipas tij gjithë këto spekulime vijnë si pasojë e ngjarjeve brenda partiake në BDI. Mes tjerash Taravari mohon se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për negociata të mundshme për hyrjen në Qeveri. “Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u ka dërguar qytetarëve urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. “Në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, e kujtojmë me krenari guximin dhe këmbënguljen e revolucionarëve maqedonas në luftën për pavarësi dhe shtetësi maqedonase. Pa revolucionarët maqedonas, progresiviteti i tyre, dëshira e tyre e fortë për liri dhe drejtësi, është e paimagjinueshme vazhdimësia e luftës çlirimtare dhe ideali shekullor i shtetit të pavarur maqedonas”, thuhet në urimin e Kovaçevskit. Guximi dhe vendosmëria e tyre, siç theksoi kryeministri, është motivi që ne sot me krenari dhe dinjitet, të bashkuar dhe…

Lexo më Shumë

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përmendur raportin e Dick Marty-t që sipas tij, i vendosi njollë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se kjo është një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën, bazuar në gënjeshtra. “Një tjetër paragjykim shkatërrues që duhet të përmend është raporti famëkeq i ish-senatorit zviceran, Dick Marty, që i dha një dimension kaq të pabesueshëm dhe i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën bazuar në…

Lexo më Shumë

Pritjet e gjata të transportuesve të mallrave në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut me Serbinë dhe Shqipërinë, zvarritja e ratifikimit të marrëveshjeve për hapjen e tregut të punës, por edhe moszbatimi i marrëveshjeve të tjera mes shteteve, kanë zbehur pritjet e përfaqësuesve të odave ekonomike nga nisma Ballkani i Hapur, që argumentojnë se nuk po jep rezultate konkrete. Korsia e Ballkanit të Hapur në pikën e kalimit të kufirit në Tabanoc, me mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjatë verës është përdorur nga veturat dhe kolonat e gjata më shumë kishin vështirësuar lëvizjen e transportuesve të mallrave. Aneta Dimovska…

Lexo më Shumë

Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, i është ndarë një dekoratë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Xhaferi vetë ka njoftuar për këtë në Facebook, duke thënë se ia ka ndarë Dekoratën “Jarosllav i Urti” për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror e kontribut për Ukrainën. “Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”,…

Lexo më Shumë

Jam i gatshëm për të biseduar për heqjen nga kushtetuta të 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, por vetëm nëse bisedojmë dhe për fshirjen e parimit të Badenterit por edhe për balancuesin – ka deklaruar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase.  Mickoski ka deklaruar se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të ndalen, të mos I nënçojmë dhe trajtojnë qytetarët shqiptarë si përqindje por si qytetarë të barabartë. “Nëse mendoni për normën 20%, shumë herë kam thënë se jam I gatshëm të ulem…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për një 40-vjeçare nga Shkupi, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se e njëjta ka përfituar para duke u paraqitur si punonjëse e Ministrisë së Bujqësisë dhe duke i premtuar një personi se do ta ndihmonte në përvetësimin e tokës shtetërore. “E dyshuara, e cila edhe më parë ka qenë e dënuar dhe ndaj të cilës po zhvillohen procedura të tjera për vepra të ngjashme, është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjëse e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në detyrën nëpunëse. Ajo e ka mashtruar një të dëmtuar duke i premtuar se si…

Lexo më Shumë

Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Petrovska njoftoi se po zhvillohen bisedime për dërgimin e ndihmës së re ushtarake në Ukrainë dhe shtoi se përkundër gjithë skeptikëve dhe dezinformatave, aleatët e NATO-s kujdesen për njëri-tjetrin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Është nënshkruar kontrata për blerjen e sistemit të mbrojtjes kundërajrore nga Franca, njoftoi Petrovska dhe sqaroi se në dokumentet e zhvillimit strategjik parashihet domosdoshmëria e një sistemi të tillë për ushtrinë. RIA Novosti ka publikuar sot në rrjetet sociale një video të djegies së tankeve që…

Lexo më Shumë

“Ngjarjet e dy muajve të fundit më motivuan që të paraqes kandidaturë për një mandat të ri në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”. Këtë e tha prokurorja publike e pezulluar Vilma Ruskovska. Ajo gjithashtu tha se në karakter është luftëtare dhe se do të kandidojë sërish për vendin e punës nga ku u pezullua. “E kam deklaruar disa herë se nuk kam ndërmend të kandidoj për të njëjtën pozitë dhe pikërisht këtë e tregon edhe kandidatura ime për zëvendësprokuror publik. Por unë jam një luftëtar nga natyra dhe gjithçka që ka ndodhur në dy…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, në mënyrë të paligjshme janë caktuar në vende pune që nuk përputhen me profesionin e tyre. Për shkak të kësaj shkeljeje të të drejtave të punëtorëve, kryetari i LSM-së Darko Dimovski, kërkoi shkarkimin e ushtruesit të detyrës, drejtor i Ujësjellësit, Marjançe Mitovski. Dimovski thekson, se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror Administrativ, i kanë konfirmuar akuzat e LSM-së. Sindikalistët tani kërkojnë llogari. “Ai na dërgon si hidro inxhinierë, që të rrimë nëpër shtëpiza për roje, shoferët e mjeteve speciale nuk mund të rrinë në bazë, dhe të mos bëjnë asgjë,…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13, është rrahur brutalisht në burgun “Idrizovë”. Ai ka lëndime në pjesën e kokës, të duarve, por edhe në bark ku tashmë ka pasur probleme shëndetësore, për këtë arsye është mbajtur në spital dhe trajtohet. Ministria e Brendshme konfirmon për “A1on” se një denoncim ka mbërritur edhe tek ata. Jozyrtarisht ka edhe video incizime të ngjarjes nga kamerat e sigurisë së burgut. “Në ora 20:00 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime është sjellë B.J.(36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 në hapësirën…

Lexo më Shumë