Numri i përdoruesve të shërbimeve post-pejd në mesin e operatorëve të telekomunikacionit është në rritje, sipas raportit të fundit tremujor të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Sipas raportit, pak më shumë se 1,9 milionë abonentë përdorin telefoninë celulare në Maqedoni. 1,4 milionë përdorues kanë përdorur internetin celular. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, numri i abonentëve me post-pejd është rritur me 1,17 për qind. Në nivel vjetor, kjo e dhënë është shumë më e lartë, pra në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të…
Author: Jeta almakos
Pas dy vite pandemi, viti 2022 ishte viti kur rreth 255.000 nxënës iu kthyen bankave shkollore pa protokollet kundër koronës. Ky vit filloi duke zbatuar programin e ri mësimor sipas Konceptit të vitit 2020, reforma në arsimin e mesëm profesional, humbje të orëve për nxënësit dhe protesta e studentëve. Por pasi dimri i kaluar kishte shifra të larta të të infektuarve me Covid-19 bëri që edhe gjysmë vjetori i dytë të fillojë me vonesë. Edhe pranvera nuk ishte aq pozitive për nxënësit pasi humbje të orëve kishte edhe gjatë kësaj periudhe. Këtë herë ishin mësimdhënësit ata që po protestonin me…
Një i mitur është kafshuar nga një qen endacak pasditen e djeshme në Kuçkovë të Shkupit. “Më 02.01.2023 në ora 15:30 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, D.D. (48) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Kuçkovë djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga MPB.
Puna e Kuvendit u pengua me polarizim politik që shtyu miratimin e shumë ligjeve. Kështu thuhet në vërejtjen kryesore të Komisionit Europian, i cili sugjeroi se është e nevojshme që rekomandimet nga dialogu “Zhan Mone” të zbatohen pa vonesë. Megjithatë, në këtë Raport kishte fjalor diplomatik për punën e Kuvendit, sepse atmosfera mes deputetëve nuk është aq e këndshme. Aktorët kryesorë të zënkave ishin kryeparlamentari, Talat Xhaferi dhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski. Që në fillim të vitit bllokada e Kuvendit e “nxehu” atmosferën. “Nëse bllokada e Parlamentit do të thotë shpëtim kombëtar, këtë do ta vlerësojnë qytetarët që na…
Lokali ku dyshohet se filloi një përleshje e që më pas përfundoi tragjikisht për një person nga Kukësi është mbyllur nga Drejtoria e Inspekoratit të Prizrenit, raporton Dukagjini. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se ka nisur intervistimi i pronarit dhe e katër personave të tjerë pjesë e stafit të lokalit “Kobra City” në Prizren. Ndërkaq, i dyshuari kryesor mbetet pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.Policia bën…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për Gazetën Express për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Teksa për këtë rast konfirmon ndalimin e 6 personave në mesin e tyre edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Kryeprokurori Admir Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen…
Nga ora 20:00 e datës 2 janar deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, 3 janar 2023, kompanitë ajrore anuluan 10 fluturime dhe devijuan 3 fluturime, për shkak të uljes së dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit. Sipas rregullave të linjave ajrore për situata të tilla, ata organizojnë transportin dhe akomodimin në hotel për pasagjerët. Nga TAV Maqedoni thonë se për të gjitha informacionet e mëtejshme në lidhje me marrjen e të drejtave të pasagjerëve, ata i drejtojnë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore, për kushtet me të cilat kanë rënë dakord kur…
Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i dizelit, EUROSUPER BS-98 dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri shtrenjtohet për 1.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 2.00 denarë. Pas mesnate këto do të jenë çmimet e reja: EUROSUPER BS-95 79,00 den/litër EUROSUPER BS-98 81,00 den/litër EURODIZEL 80,00 den/litër Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri 80 den/ litër
E vetmja qendër emergjente për fëmijë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nuk funksionon më dhe këtu trajtohen rastet më të vështira pediatrike nga i gjithë vendi, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. “Këtu u shtrohen pacientët të moshës më të re që kërkojnë izolim dhe shtrimin në spital, fëmijë me infeksione të rënda, kushte urgjente në pediatri, në mesin e të cilëve edhe sindroma toksike streptokok, një lloj streptokoku shumë virulent që në disa vende ka rezultate mjaft vdekjeprurëse. Për këtë situatë alarmante punëtorët shëndetësorë kanë reaguar deri te Komisioni Shëndetësor të OBRM-PDUKM-së. U bëjmë thirrje autoriteteve shëndetësore për rishqyrtimin e…
Presim që ky vit të jetë vit zgjedhor, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Negotinë. “Si kryetar i VMRO-DPMNE-së më interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mund qytetarët të zgjedhin qeveri, e jo të kenë një kryeministër të imponuar nga të tjerët”, shtoi ai. I pyetur se si e komenton të ashtuquajturin plan të LSDM-së për zgjedhje të parakohshme, ai tha se ato janë zhvillime që ndodhin brenda në LSDM, ndërsa atij si kryetar i VMRO-DPMNE-së i interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mundet siç theksoi, “Maqedonia dhe qytetarët të ecin përpara”. “Nuk do të komentoj…
Një 34 vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia pasi ishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit. Gjhatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës, përcjell Klan Maqeconi. “Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit…
Fokusi i qeverisë në plan politik për këtë vit është se si të realizohet procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese me futjen e bullgarëve në Preambulë, që është parakusht që vendi ynë t’i vazhdojë negociatat me BE. Tani është herët që të tregojmë se si mund të realizohet kjo gjë pasi pushtetit i mungon shumica prej dy të tretave në Kuvend, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE me qëndrim se nuk i përkrah ndryshimet kushtetuese duke këmbëngulur se duhen zgjedhje të parakohshme. Analisti Petar Arsovski nuk u shpreh optimist dhe tha se shanset janë të vogla që ndryshimet kushtetuese të miratohen me konsensus…

