Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim shtesë në lidhje me plagosjen në Shtërpcë të Kosovës, ku u raportua se është plagosur një 31-vjeçar dhe një 11-vjeçar, nga policia thonë se është gabuar mosha e njërit të plagosur, gjegjësisht personi për të cilin u raportua se është i moshës 31-vjeçare, rezulton të jetë një 21-vjeçar. “Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë Sqarim për media. Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31…
Author: Jeta almakos
Pas festave do të vendoset nëse ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski shkon ose jo ambasador në Francë. Qeveria do të duhet të vendos për fatin e tij, duke pasur parasysh dy situatat: kalimin e filtrave për përfaqësues diplomatik dhe skandalin me shtetësinë e spiunit rus deri sa Dimovski ishte në krye të sigurisë kombëtare. Për këtë të fundit, ndonëse nisi procesi i llogaridhënies në kuadër të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit, Dimovski dha dorëheqjen vetëm pas seancës së parë. Në vendin e tij u emërua Zarko Milloshevski, njeriut të cilit i qëndron…
Sipas informacioneve të siguruara nga Klan M, nuk ka të persona të lënduar, nga policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti i plotë. Theksojmë se ky është një nga aksidente e shumta që bëhen në këtë vend shkaku i ngarkesës së madhe hyrje dalje nga Shkupi dhe Tetova si dhe hyrje në Saraj. Qytetarët tash e disa kohë kërkojnë që në këtë vend të bëhet një rrethrotullim që do sillte lehtësi për gjitha dhe më pak aksidente të tilla. /KlanMacedonia/
‘Nuk i di detajet, jam në shok. E di vetëm se mbi fëmijët tanë është qëlluar me armë zjarri’- tha mes lotëve për Kosova Online, Zorica Stojanoviç, nëna e Stefanos 11-vjeçar, derisa priste që mjekët t’i tregonin se si është fëmija i saj. Zorica, tregon se ajo e ka marrë vesh nga njerëzit atë që ndodhi, raporton ‘Kurir.rs’. “Çfarë faji kanë fëmijët”, thotë mes lotësh Zorica. Pas plagosjes, Stefan Stojaonovic dhe Millosh Stojkovicit, morën ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt e më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë. “Djali i vogël është qëlluar në pjesën e…
Arerstohet personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Sipas informacioneve jozyrtare nga ‘Indeksionline’, i riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. I dyshuari u dërgua në Uroševac për t’u marrë në pyetje, shkruan ‘Kurir.rs‘. “Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/ kosovar, i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.- thuhet në njoftimin e policisë.…
Në qarkun e Fakultetit Pedagogjik në Shkup, zyrtarë të policisë nga Njësiti për punë të brendshme në Karposh, dje e kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë ndaj një personi juridik, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Siç informojnë nga MPB-ja, sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Ndërsa i mituri është ndaluar në stacionin policor. Nga aty shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
LSDM thotë se VMRO-DPMNE-ja ia ka frikën kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe sekretarit gjeneral të socialdemokratëve Mile Zeçeviq, ndërsa partia e Mickoskit i sfidon për këtë duke u kërkuar të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE. “Dëshpëruese janë gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së. Sallat e mbushura me njerëz, nga të cilat dëgjohej përkrahja për një të ardhme europiane dhe për politikat e LSDM-së, është ajo që e frikëson VMRO DPMNE-në. Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e fshehin se janë pengje të Apasiev dhe kundërshtarë të rrugës europiane të…
Në Veles këtë mëngjes në ora 09:00, zyrtarët e policisë e kanë privuar nga liria Z.C. (61) nga Velesi. Gjatë kontrollit të tij në tregun e qytetit në Veles dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 842 copë mjete piroteknike. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Periudhën e fundit në spitalin e fëmijëve “Kozle” është rritur numri i pacientëve të vegjël që janë paraqitur për kontrolle nga temperatura e lartë dhe virusi sezonal. Drejtori i Spitalit, Besnik Zeqiri shprehet se më të rrezikuarit janë fëmijët deri në moshën 2 vjeç. “Në përgjithësi muajin e fundit, në dhjetor të gjithë fëmijët që vijnë te ne të kërkojnë ndihmë janë fëmijët më të vegjël, për fat të keq, deri në moshën 2 vjeçare dhe ata janë fëmijë të cilët hospitalizohen sepse janë dehidruar, të gjithë vijnë me temperaturë të lartë dhe prandaj te ne dhe të rehidrohen me…
Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut për disa ditë me radhë ndodhet në mesin e dhjetë vendeve të botës me ndotjen më të lartë të ajrit. Shkupi është renditur në vendin e nëntë në mesin e qyteteve të botës me ndotje të lartë të ajrit. Platforma I-Q Air të premten me datë 6 janar ka treguar se se indeksi i ndotjes është 174 përderisa janë matur 99.2 mikrogram (mg/m3)për metër kub. Derisa grimcat PM10 kanë kaluar sasinë e lejuar prej 150 mg/m3, të premten në Shkup u regjistruan 167.7 grimca PM10 për metër kub. Në vendin e parë të kësaj liste, për sa i përket…
Një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së Shkupit është regjistruar sot pasdite në orën 16:51, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka magnitudë lokale ML 2.8 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe rrethinës.
Vala e infektimeve nga gripi ende nuk ka shënuar kulmin e saj. Për shkak edhe të motit të mirë, piku i infektimeve këtë dimër parashikohet të arrihet në fund të muajit janar, në fillim të shkurtit. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për A2CNN se kjo situatë ishte e pritshme. Të dhënat e para nga shtetet e Hemisferës Jugore flisnin për një grip më agresiv përballë një popullsie që tashmë kishte imunitet ndaj COVID-it, por jo ndaj gripit. Sa i përket klinikës, mjekët e cilësojnë një grip rebel, me temperaturë të lartë që zgjat për disa ditë, shoqëruar me ethe dhe lodhje. Vetëm në…

