Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se më datë 08.02.2023, nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminalistike në kuadër BSP-së së MPB-së, Sektorit për krim ekonomik dhe korrupsion, Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, SPB Shkup dhe inspektorë nga DAP-i, në bazë të urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore Shkup, kanë realizuar bastisje në dy objekte në Shkup, përcjell TV21. Siç qëndron në njoftim, bastisja ka ardhur pas ekzistimit të dyshimit se është kryer vepër penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organi përkatës”, që parashihet dhe dënohet me nenin 46 të Ligjit për…
Author: Jeta almakos
Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Të paktën 19.9 milionë euro janë shpenzuar nga qytetarët për teste private PCR në 3 vitet e fundit, zbulon Kontrolli i Shtetit në raportin përfundimtar të auditimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin e kaluar. Gjithashtu, gjatë pagesës së kompensimit…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk pret që të rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti. Për ndryshim të mënyrës së llogaritjes tashmë po bëhen analiza, ndërsa një nga masat e mundshme është që të vazhdohet me 10 për qind TVSH në vend se me 18 në faturat e rrymës. “Në koordinim me Komisionin Rregullator të Energjisë, fakultetet dhe ekspertët e tjerë, tashmë po bëhen analiza të disa opsioneve, për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së çmimit të energjisë elektrike, në përputhje me kapacitetet që do të kemi në maj dhe qershor. Jam i bindur se…
Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12,5 milionë euro, informoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Aplikimi për konkurset vjetore për financimin e projekteve, siç bëri me dije ministrja, është realizuar për herë të parë në portalin kombëtar për shërbimet elektronike dhe për herë të parë zgjidhjet për projektet e pranuara dhe të refuzuara do të dërgohen në mënyrë elektronike në adresat e shfrytëzuesve. BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA,MINISTRE E KULTURËS “Në sistemin elektronik janë regjistruar 3355 aplikime përkatëse, për shkak të dokumentacionit jo të plotë në përputhje me kushtet e përgjithshme të konkursit, 332 aplikime janë refuzuar administrativisht,…
Për të dytin vit me radhë Komisioni për veprimtari botuese pranë Ministrisë së Kulturës së RMV refuzon mbështetjen e botimit të një libri me shumë vlera “Liritë dhe diversiteti kulturor evropian” me autor Mr.Muhamer Pajaziti. Autori është profesor universitar i shkolluar në Gjermani, magjistraturë në Universitetin e Bremenit dhe që ka përgatitur një vepër të rrallë, që do shërbej për shumë studjues dhe studentë. Ky ka qenë titulli i vetëm me të cilin për dy vite konkuron shtëpia mediatike dhe botuese “Mediars”, por dy herë u shlye. Për këtë ka reaguar edhe drejtuesi i kësaj shtëpie mediatike dhe botuese,Naser Pajaziti,…
Pas takimit të Këshillit Qendror të LSDM, zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se në seancën e sotme është miratuar hyrja e ASH-së në Qeveri. Siç tha zëdhënësja e LSDM-së, rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët. Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit. “Qëllimi më i rëndësishëm është BE-ja, të cilën zoti Taravari e pranoi si parim. Ne kemi nevojë për një bllok pro-evropian, në krahasim me një bllok që nuk i mbështet këto procese. Çdo subjekt që ka…
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti i futar në emisionin Klan Debat ku po diskutohet për tërmetin katastrofal në turqi dhe Siri dhe për ndihmën që maqedonia e dërgoi drejt Turqisë. Maksuti thotë se me vendim qeverie që në ditën e parë kanë dërguar ekipe prej 30 personave për ndihmë në procesin e kërkim-shpëtimit. Pjesë e ekipeve janë ekspertë nga DMSH-ja, por edje zjarrfikës të kontraktuar nga kjo drejtori. Ekipet nga Maqedonia janë pozicionuar në pikën më të largët të prekur nga tërmeti. Maskuti sqaroi se po përgatiten ekipe të reja për tu nisur drejt Turqisë./KlanMacedonia
Këto ditë në MPB kanë ardhur denoncime nga qytetarët për porosi eletronike të pranuara kinse në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me zyrën e policisë së Europolit, në të cilën në lloj të ftesës për paraqitje në gjykatë nga ana e Sektorit për Kundërvajtje, pranuesi i porosisë njoftohet se është mjet i kinse procedurave juridike për një varg veprash të trilluara penale, të cilat nuk i ka bërë, informojnë nga MPB-ja. Gjatë kësaj, pranuesi i porosisë thirret që ta kontaktojë dërguesin e porosisë përmes një linku në uiber. MPB i njofton qytetarët se bëhet fjalë për…
Kreu i ASH-së nuk zbuloi emrat të cilët mund të drejtojnë dikasteret të cilat kjo parti do t’i fitojë me marrëveshjen qeveritare. Ai tha se mbledhja e kryesisë do të vazhdojë për të diskutuar edhe çështjet kadrovike, të cilat pritet t’i dorëzohen nesër kryeminstrit, përcjell KlanM. “Mesiguri nesër do të kemi takim me kryeministrin Kovaçevski dhe mund t’i dorëzojmë emrat për ministra dhe zëvendësministra t mundshëm nga partia jonë”, deklaroi Arben Taravari.
Kryesia e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari tregoi se ata kanë dëgjuar zërin e anëtarësisë. “Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësin e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari, përcjell Klan Macedonia. Në vazhdim, siç thotë Taravari do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike dhe detaje tjera në lidhje me marrëveshjen. Në fillim do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve, sqaroi Taravari, duke…
Aleanca për Shqiptarët sot ka realizuar referendum online, nëpërmjet të cilit anëtarët e kuvendeve të degëve, pas konsultimit me nëndegët dhe anëtarët, janë përgjigjur nëse janë për ose kundër hyrjes në Qeveri. Ndërkaq në selinë në Tetovë ka filluar edhe mbledhja e Kryesisë Qendrore, ku mes tjerash pritet të diskutohet edhe për procesin e negociatave për hyrjen e kësaj partie në Qeveri.
Lëvizja “Anti-Bixhoz”, kërkon nga qeveria që të ndjek shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës për mbylljen e kazinove dhe bastoreve. Sipas lëvizjes “Anti-Bixhoz, deri më tani nuk ka pasur as një distancim dhe paralajmërojnë se do ta monitorojnë se si shteti dhe kompanitë do ta respektojnë ligjin, që lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave. “Qëndrimi jonë i fundit është mbyllja si në Shqipëri dhe Kosovë dhe zgjedhje më të mirë nuk shohim, se do të ishte një absurd i madh, nëse lojërat e fatit nuk do mund t’i shohim siç jemi mësuar t’i shohim afër shkollave, çerdheve dhe…

