Author: Jeta almakos

Mungesa e borës në vendpushimet e skive në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ga goditur bizneset  vendase që po tërheqin gjithnjë e më  pak turistë. Moti i ngrohtë nuk është një lajm aspak i mirë për pronarët e vendpushimeve të skive  në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mungesa e borës ka goditur rëndë këto biznese  të cilët po tërheqinin gjithnjë e më pak turistë.Disa vizitorë   që kanë  ardhur nga Shqipëria  në Brezovicë mundën të shijonin vetëm pamjen pasi nuk patën mundësi për të bërë ski. “Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që bën natyra, as ti dhe as unë. Problemi…

Lexo më Shumë

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu sot në Qendrën e re tregtare në sheshin e Tetovës. Zjarri ka filluar rreth orës 15 e 20 minuta, me çka fillimisht dëgjoheshin pëlcitje të fishekzjarrëve, ndërsa më vonë nga përhapja e flakëve të zjarrit, u shkatërrua tërësisht lokali në fjalë. Të lënduar në këtë ngjarje nuk ka pasur falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, të cilët neutralizuan zjarrin. Në vendngjarje ka dalë edhe Sektori i punëve të brendshme të Tetovës dhe po hetohen kamerat e sigurisë për të parë nëse bisedohet për zjarrvënie të qëllimshme,…

Lexo më Shumë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njoftoi këtë të premte se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”. Sipas njoftimit, ky raport është kërkuar menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Hoxhaj. “Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve…

Lexo më Shumë

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Alsat hedh poshtë të gjitha zërat lidhur me bisedimet për përfshirjen e ASH-së në qeverisë. Taravari thotë se për këtë çështje fare nuk është biseduar por edhe sikur të kishte ndonjë ofertë vendimi do të sillej nga anëtarësia e partisë. Taravari thotë se nuk ka bisedime as me VMRO-në lidhur me nismën e saj për votëbesimin e qeverisë.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pjesë e të pakënaqurve në Bashkimin Demokratik për Integrim, apo siç njihet ndryshe “Grupi i zjarrit”, ka paralajmëruar për këtë të shtunë një takim me strukturat e kësaj partie në Studeniçan. Sipas njoftimit të nënkryetarit, Izet Mexhiti, në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e “Grupit të zjarrit”, nga Musa Xhaferi te Visar Ganiu, Blerim Bexheti, zëvendësministëri Bashkim Hasani, madje edhe deputeti i pavarur që mbështet këtë grup, Kastriot Rexhepi. Njoftimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti: Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI:…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme korrupton mediat me fushata promovuese në mediat private në vlerë prej 100.000 euro – reagojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Reagimi vjen pasi MPJ-ja me një agjenci private të marketingut ka arritur marrëveshje për PR fushatë për kryesimin me OSBE-në. SHGM-ja thotë se një veprim i këtill është në kundërshtim me vendimin qeveritar të 22 Gushtit 2017, me të cilin, praktikisht vehet moratoriumi I reklamave qeveritare në mediat private. “Kjo praktikë e mënyrës së shtrenjtë dhe selektive të blerjes së hapësirës mediatike përmes fushatave qeveritare nuk mund të konsiderohet si mbështetje për mediat, por si përpjekje…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Porcelankës ku automjeti hekurudhor ka goditur një furgon me pasagjerë. Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski tha se në këtë fatkeqësi kishte edhe fat sepse kaloi me lëndime të lehta. ”Sot rreth orës 12 ka ndodhur një fatkeqësi tek vendkalimi hekurudhor të Porcelankës një automjet hekurudhor ka goditur furgon pasagjerësh, janë lënduar 12 persona të cilët vinin nga Velesi dhe shkonin për shtëpi, në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Janë mirë tani do të shkoj ti vizitoj në spital. Furgoni transportonte pasagjerë nga Velesi në fshatin Mellnicë ku…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i ka shprehur pritjet e Moskës që Serbia të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, ka raportuar të enjten ndër të paktat mediume serbe të pakontrolluara prej pushtetit, “N1”. Siç shkruan ky medium, Harchenko në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa tubime të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia. Kharchenko, siç mëson “N1”, po ashtu ka…

Lexo më Shumë

Shkruar nga pacientja Fatlinda Zeqiri e cila ka ndarë eksperiencën e saj: Meqë nisën muhabetet e spitalit Gjatë kohës njëjavore që isha në Tetovë, një ditë nuk ndihesha mirë dhe shkova në kontrollë në spital. Nuk po cek repartin se ç’rëndësi ka, të gjithë të njejtë janë. As shërbim si duhet, as pastërti, madje më duhej t’i blenim ilaçet nga barnatoret dhe t’ua sjellnim në spital. Motra që më vendoste kanillën kishte vështirësi në palpimin e venës, pastaj tha haj po e provoj këtu, nuk dilte gjak dhe filloi të kërkonte venën me gjylpanë brenda, po më lëndonte jashtmase, u…

Lexo më Shumë

E vërteta triumfon gjithmonë! Të nderuar dashamirë të mi, Të nderuar qytetarë të Komunës së Zhelinës, Në lidhje me vendimin e Aleanca për Shqiptarët – Zhelinë për tu distancuar nga unë dhe për të më përjashtuar nga Aleanca për Shqiptarët, nën akuzën për shkelje të Kodeksit Etik të ASH-së duke votuar Buxhetin e komunës për vitin 2023 (pasi fillimisht kërkova dhe më pas verifikova realizimin e dokumentacioneve/aplikimin e mjeteve për 6 projekte infrastrukturore edhe atë: Bulevardi në Zhelinë, Çerdhe në Zhelinë, Rruga Dëbërcë – Çiflik, Ujësjellësi në Merovë, Rruga Strimnicë – Saraqinë dhe zgjerimi i rrugës që lidh Leshnicën me…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se është arrestuar një qytetar nga rrethina e Strugës, i kërkuar me tre urdhërarreste për vuajtje të dënimit me burg prej 8 vitesh. 45 vjeçari nga Oktisi është arrestuar në Shkup. “Sot (03.01.2023) në ora 10:20 në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, zyrtarët policorë të stacionit policor Kisella Vodë kanë privuar T.O (45) nga fshati Oktis, Strugë. Për të janë lëshuar tre fletarreste për vuajtje të dënimit me burg prej gjithsej tetë vitesh. Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, T.O i është kërkuar vuajtja e dënimit prej tre vjet e tre muaj për vepër penale të…

Lexo më Shumë

Për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa tre janë riorientuar, njoftojnë nga TAV Maqedoni, nga ku theksojnë se pas orës 9:00 nuk ka pasur fluturime të anuluara. Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, TAV Maqedoni thekson se kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime. Nga TAV theksojnë se nëse pasagjerët duan të dinë të drejtat e tyre si udhëtarë, udhëzohen të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil.

Lexo më Shumë