VMRO-DPMNE në mbledhjen e fundit të mbajtur kanê diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, marrëdhëniet me Bullgarinë kurse ka miratuar edhe vendime kadrovike.
Nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së., kanë thënë se asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija raportet Shkup-Sofje.
Sipas tyre, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë, në vend që të sjellë raporte miqësore, paraqet “një pemë që rrit fryte të helmuara”.
“Asnjëherë nuk ka pasur kaq pasiguri në raportet Maqedoni – Bullgari, kurse e keqja është se vazhdimisht zgjerohet politika shantazhuese bullgare për të mohuar popullin, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Fajtor për këtë është qeveria e Kovaçevskit, e cila në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve maqedonas u pajtua dhe mundësoi që Bullgaria të vendos kërkesa të reja”, thonë nga VMRO.