Regjistri Qendror shkel kriterin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Shkup dhe por edhe në qytetet tjera. Nga 24 sektorë që funksionojnë në kuadër të këtij institucioni asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptar. Pozita më e lartë e një të punësuar shqiptar është “këshilltarë”, ndërsa të tjerët poshtë renditen me bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtor të rinj. Referuar raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat rezulton 14,3 për qind. Përfaqësimi drejtë dhe adekuat në Regjistrimin Qendror Shqiptar Persona të zgjedhur ose të emëruar Asnjë i punësuar 0% Pozita udhëheqëse Asnjë i…
Author: Jeta almakos
Përplasjet politike për kurdisjen e tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar në Shkup, kanë ngadalësuar përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë objektin, duke rrezikuar humbjen e një granti evropian prej 100 milionë eurosh. Projekti do të kushtojë 136.7 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë grant evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është siguruar kryesisht nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, që është edhe bartëse e projektit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH. Kur i gjithë procesi erdhi në fazën përfundimtare…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq para disa dite u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, pas çka dha deklaratë për media, ndërsa në rrejtet sociale është publikuar një video ku shihet se për pak i është shmangur një aksidenti. Gjegjësisht, deri sa ai po fliste, pas tij ra një reflektor, zhurma e të cilit ia ndërpreu fjalimin. “Për pak më goditi”, tha Vuçiq.
Kriza ekonomike dhe energjetike ka goditur edhe tregun e kripto valutave. Ekspertët e kësaj fushe thonë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar që njerëzit të jenë më pak të interesuar për të investuar në kripto dhe për të tregtuar me to. Llukman Musliu, madje thotë se për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, shumë më i vogël është edhe numri i personave që dëshirojnë të investojnë në prodhimin e kripto valutave. “Duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike, inflacionin, ngjarjet që kanë ndodhur, lufta e gjitha këto si çdo treg, për shembull edhe tregu i bursave të kompanive të ndryshme është…
Tre persona janë lënduar, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident komunikacioni rreth orës katër të mëngjesit të sotëm në udhëkryqin e bulevardeve “Aradhet partizane” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Aksidenti kishte ndodhur ndërmjet veturës me targa të Shkupit “mercedes” e drejtuar nga A.B. (25) nga fshati Maja e Zezë në Shkup dhe automjetit “pezho” të drejtuar nga B.T. (39) nga Shkupi. “Pas aksidentit, shoferi A.B. ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndimet në trup, ndërsa shoferi B.T. dhe bashkudhëtari i…
Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina dhe me temperatura të ulëta minimale, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të mesme. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nga mesi i javës do të ketë vranësira të rritura me shi të përkohshëm lokal. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa ato të ditës nuk do të ndryshojnë.
Planifikojmë të vendosim bllok tarifa për energjinë elektrike edhe për kompanitë në tregun e rregulluar, ashtu siç janë për qytetarët. Tarifa më e shtrenjtë mund të jetë me çmime më të larta se çmimet e tregut për të mos lejuar që kompanitë që janë në tregun e lirë të kthehen dhe të konsumojnë energji elektrike më të lirë për qytetarët dhe kompanitë e vogla, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjik, Marko Bislimoski në intervistën për REL Kryetari i Komisionit Regullator për Energjetik Marko Bislimovski Z. Bislimoski, bëri të ditur se në përgatitje e sipër është bllok tarifa për energjinë…
Prej këtu, nga bregu i liqenit të Berovës, nga parcela e fundit ndërtimore e Stefan Bogoevit, hotelierit, goltarit e më pas milionerit të ardhshëm, shembulli i fundit i LSDM-së, nuk po thërras DKSK-në për të hapur çështje. Prej ketu, nga keto 7000 metra katrore te blera per 400 denare prane liqenit, nuk po telefonoj JO per te hapur ndonje rast. Këtë do ta bëjnë institucionet e liruara, për dallim nga këto në shërbim të krimit dhe korrupsionit, këtë e ka theksuar sot përmes një deklarate për media Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE. “Stefan Bogoev, një javë para zgjedhjeve, vitin e kaluar…
Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përcjell Klan M. Kyeministri i Shqipërisë në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në orën 10:45 do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Ndërsa konferenca e përbashkët…
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski sjell masa dhe politika efikase për të zbutur pasojat e krizës më të rëndë ekonomike në botë. Masa e fundit për ofrimin e energjisë elektrike me çmim më të ulët, fiks për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë po jep tashmë rezultatet e para. Çmimet e bukës dhe produkteve ushqimore bazë janë në rënie. Elektriciteti më i lirë për kompanitë do të mundësojë stabilizimin e tregut dhe uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë me të paktën 10 për qind. Njëkohësisht, vazhdon subvencionimi i 80 për qind të faturave të energjisë…
Nesër Këshilli i Prokurorëve Publik do të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup. Janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Rusetemi dhe Fetai kanë qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën e nesërme gjithashtu do të merret vendimi për emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në të njëjtën seancë pritet të zgjedhen edhe disa krerë të Prokurorive në qytete tjera, si në Gostivar, Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë. Nesër gjithashtu pritet të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen…
VMRO – DPMNE akuzon deputetët e LSDM-së dhe BDI-së për refuzimin propozimeve të tyre dhe Koalicionit “Për Rindërtimin e Maqedonisë” për t’i ndihmuar qytetarët. “Me masat tona të propozuara është paraparë mbështetje financiare prej 3000 denarë në muaj deri në fund të prillit për të gjithë prindërit e vetëm, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, të gjithë pensionistët, të gjithë personat e papunë që janë punëkërkues aktiv, të gjithë fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror dhe të gjithë përfituesit e ndihmës minimale të garantuar”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO – DPMNE.

