Ka prej vitesh rivalitet e shpesh tensione mes dy grupeve më vjetra shqiptare të futbollit. “Shfercerat” e Shkupit dhe “Ballistat” e Tetovës kanë zhvilluar armiqësi e rivalitet brenda fushës dhe jashtë saj. Por nga sot, dy grupet kanë vendosur ta shtrijnë dorën e pajtimit. Është humanisti Halil Kastrati,që ka ndihmuar pajtimin e dy tifo-grupeve shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shfercerat e Shkupit dhe Ballistat e Tetovës, raporton Gazeta10. Të gjithë së bashku i zgjatën dorën e pajtimit njëri-tjetrit në Prekaz, në prezencën e Kastratit. Gjithashtu, dy grupet dhe humanisti bënë lutje tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Humanisti me anë…
Author: Jeta almakos
Ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për herë të parë ka përmendur dy shtete nga ku vijnë emailet kërcënuese për bomba në shkolla, sidomos në shkollat e Shkupit. “Dërgohen nga jashtë Kroacia, Zvicra, ku krijohen emaile virtuale. Të gjithë provajderët e internetit që mund të krijojnë një lidhje të tillë duhet të japin përgjigje dhe ne i përcjellim në departamentin për terrorizëm”, tha Spasovski për TV24. Sipas tij, hetimi është shumë i ndërlikuar, jo sepse marrin pjesë shumë departamente të MPB-së, por është kompleks sepse po i përcaktojmë IP adresat Ka ditë që po raportohet për bomba…
Ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili më shumë se një vit e gjysmë është pjesë e njësisë së projektit për Qendrën Klinike, merr një tarifë mujore prej 1000 euro dhe projekti nuk po lëvizë për vite me radhë. VMRO-DPMNE akuzoi dje në vazhdim të fushatës së saj “Parazitët”. Zhernovski deri më tani ka marrë mbi 18.000 euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe qëllimi për të cilin i ka marrë ato mjete nuk është i arsyetuar. Nuk ka qendër klinike, as ajo që po ndërtohet në Shtip, e ajo e Shkupit nuk është as në fazën e fillimit të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se shkupjanja 53-vjeçare S.S., punonjëse në Spitalin Qytetit “8 Shtatori” ka pranuar se ka keqpërdorur kartelën pagesore të pacientit. Nga MPB thonë se ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal, “Ajo dyshohet se nga S.M., deri sa ai ka qenë për mjekim në spital, ajo i ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte të shitjes, pas çka ia ka kthyer kartën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.
Ambasadorja e re amerikane, në daljen e saj të parë publike pas dorëzimit të letrave kredenciale, tha se luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjë prioritet numër një të ambasadës amerikane, por edhe se luftën duhet ta udhëheqin qytetarët e këtij vendi dhe ShBA-të do të jenë aty për t’i mbështetur, përcjell Nistori. Të rinjtë këtu, tha Ageler, kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë ose në atë që ju njihni. Korrupsioni në çdo forme – nepotizmi, ndikimi i panevojshëm politik, favorizimi në punësim apo nënshkrimi i…
Dhënia e shtetësisë maqedonase një oligarku ukrainas me emrin Oleksandr Onyshenko, pjesë e listës së zezë të SHBA-së dhe i përfshirë në afera korrupsioni në Ukrainë, po shkakton debat të madh në Maqedoninë e Veriut. Popullata, opozita, mediat por kërkojnë përgjigje se si një person me një dosje të tillë ka arritur të kalojë filtrat e sigurisë kombëtare të vendit që janë parakusht për dhënien e shtetësisë. “Kryetari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski deri tani ka zgjedhur të heshtë. Ai është ftuar të premten në seancën e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për të raportuar…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe kancelari austriak Karl Nehamer nënshkruan sot në Beograd një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet tre vendeve për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në fushën e luftës efektive kundër migracionit të paligjshëm, me të cilin, duke harmonizuar politikën e vizave të Serbisë me Tunizia, Burundi dhe vendet tjera do ta mbrojnë Evropën nga migrimi me forcë të përbashkët policore drejt Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, transmeton InfoShqip. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në një konferencë për shtyp se Serbia ka pasur një rritje të konsiderueshme të migrantëve të paligjshëm në vitin…
Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, theksoi Spasovski, duke folur për raportimet e rreme për bomba nëpër shkolla. Ai në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Konferencës Ministrore për Menaxhimin…
Në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë ka gjithnjë e më pak mish, shkaku i rritjes së çmimit. Ekipi ynë vizitoi disa mishtore në kryeqytet, kurse çmimet që i hasëm janë shumë më të larta krahasuar me periudhën para disa muajve. Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram, kurse mishi i derrit nga 340 deri në 410 denarë. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar. -Sipas mundësive, ndonjëherë blej, ndonjëherë jo. Nuk është situata…
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov pasdite u takuan me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, për të biseduar për rikonstruktimin e Sallës Universale në Shkup. Pas takimit, u bë e ditur se dy ministrat morën pëlqimin nga Arsovska që Ministria e Kulturës ta marrë plotësisht nën kompetencat e saj Sallën Universale. Ministrja e Kulturës theksoi që janë lëshuar mjete në Ministri për rindërtimin e kësaj salle. “Ne si Qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja e kemi parë të nevojshme rikonstruktimin e Sallës Universale si një monument vërtet i madh nacional dhe pikërisht për këtë janë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur për afatin e ndryshimeve kushtetuese – nëntor 2023, tha se nuk di gjë për këtë afat dhe se ata që eventualisht janë marrë vesh për afat të tillë, e kanë rrezikuar të ardhmen europiane të vendit. “Nuk e di se ekziston afat i tillë. Nuk e di kush e ka imponuar atë afat, por ata që kanë vendosur për politikë të tillë, është dashur të mbajnë llogari para se të nënshkruajnë marrëveshje se nuk kanë kushte për manovra të tilla politike dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese si këto që thoni ju.…
Politikani ukrainas Oleksandr Onishchenko, i cili para disa muajsh ka marrë nënshtetësinë maqedonase, në një intervistë për “Slloboden Peçat” thotë se të gjithë procedurën për dhënien e shtetësisë e ka kryer ligjërisht. “Së pari dua të them se para Maqedonisë, Gjermania më ka dhënë të gjitha dokumentet dhe jetoj në Gjermani. Në Maqedoni jam regjistruar në shtëpinë e një basketbollisti dhe e njoh shumë mirë. Dhe shtetësinë e nxora për dy vjet. Kam kaluar shumë kohë në Shkup dhe i kam kryer të gjithë procedurën legalisht”, thotë Onishchenko.

