Ka vdekur zëvendës-drejtori i portalit Telegrafi.com, Arlind Gjikolli. Kjo është kumtuar në një grup në Facebook që quhet Komuniteti ELEKTRA. “Krijuesi i ktij grupi – Arlind Gjikolli, sot ja paska dorzu shpirtin Allahut”, ka shkruar Egzon Gashi. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së Gjikollit, por ai ishte i ri në moshë.
Author: Jeta almakos
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,66 % në raport me vendimin e datës 1.12.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmii i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,361 den/kg.…
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon. Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare. Të dhënat zyrtare të Bankave…
Gripi sezonal te fëmijët në dy javët e fundit ka shtuar frekuentimin nëpër spitale e vendit. Në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, vetëm të dielën 170 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. E hëna ka rritur fluksin në “KOZLE” deri në 200 fëmijë për trajtim ambulantor. Drejtori mjekësor Besnik Zeqiri tha se në këtë periudhë dominojnë viruset e influencës A dhe B, virusi respirator sincicial, rinoviruset si dhe adenoviruset. Ai tha se në këtë Institut janë të shtruar 73 fëmijë. “Gjitha këto pasoja, nëse kthehemi prapa, vërejmë se imuniteti i tyre nuk është zhvilluar si duhet, duke…
Ditën e nesërme Tirana do të presë liderët evropianë, në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian, për Ballkanin Perëndimor. Mes krerëve të shteteve që do të jenë në kryeqytet, është dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pikërisht për këtë vizitë, ka reaguar dhe ballisti Isamil Morina, personi i cili ngriti dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd. Çfarë e bëri të ndryshonte mendje? Vuçiç: Do marr pjesë në samitin e BE-së në Tiranë Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morina shkruan se ka ardhur në tokën shqiptare dhe kur flet për mënyrën sesi mund të jetë bindur Vuçiç, përmend…
Një shpërthim është regjistruar në një shkollë fillore në Serres, Greqi. Për pasojë ka ndërruar jetë një nxënës, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Protothema,gr shkruan se fëmija ndërroi jetë në spital. pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ia doli te mbijetonte. Aktualisht 2 fëmijët e lënduar ndodhen në spitalin e Përgjithshëm në Serres. Siç njoftojnë mediet greke, shpërthimi ka ndodhur në rezervuarin e naftës, që përdorej për ngrohje në shkollën e 9-të fillore në Serres. Shpërthimi në rezervuar ka ndodhur për shkaqe të panjohura. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar. “Për mua është shumë e vështirë të kuptoj gjuhën e të dy palëve, nuk kemi bërë asgjë, po mundohemi të ruajmë jetën e njerëzve tanë, ka shkaktuar zemërim, inat dhe mllef, por përfundimi është si më poshtë. Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga prania ime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkoja mund të mos kishte asnjë përfitim, por do të kishte…
Këto vetura kapin vlerën e mbi 360mijë eurove, e janë dhuratë nga shteti gjerman për Policinë kufitare, e me qëllim që të luftohet migracioni ilegal. E ambasadorja, Anke Holstein, foli edhe gjëra tjera ilegale, por shumë më të dëmshme për shtetin. ”Ju e dini se pjesa për sundimin e së drejtës është pjesa që hapet e para dhe mbyllet e fundit në procesin integrues. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikanët por me të gjithë njerëzit. Ata duhet të kuptojnë se kur shkojnë në mjek nuk duhet të lënë ndonjë bankënotë në xhepin e mjekut. Edhe arsimtarja duhet ta…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler sot ka pritur në një takim zv/kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin. “Sot isha mysafir i ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i urova rikthimin në vendin tonë dhe mision të suksesshëm diplomatik. Mbështetja e SHBA-ve ka qenë kruciale në ndërtimin e një shoqërie demokratike mbi parimet e paqes dhe barazisë nëpërmjet të mbështetjes për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për integrimin në NATO dhe për avancimin e rrugëtimit tonë të integrimit në Bashkimin Europian. Diskutuam për rëndësinë e…
Një 24 vjeçar nga Shkupi ka gjetur nj kuletë dhe mem letërnjoftimin e pronarit të kuletës, ka shkuar në bankë dhe ka tërhequr paratë xhirollogaria. Nga policia thonë se ndaj tij është ngritur kallëzim penal. “Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër E.B (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’. Në maj të vitit 2022, i akuzuari ka gjetur një portofol dhe me letërnjoftim të personit të lënduar në sportelin e bankës ka arritur të tërheqë 15.600 denarë nga llogaria…
Për këtë sezon të ngrohjes, Qeveria ka siguruar 1 miliard e 900 milionë denarë ose 30.8 milionë euro për energji termike. Këto mjete janë të mjaftueshme deri në fund të vitit 2022 dhe për janar 2023. Më pas do të bëhen llogaritjet për katër muajt e ardhshëm, nga janari deri në fund të prillit. Dhe pastaj do të kemi kalkulime se sa mjete shtesë do të nevojiten deri në fund të sezonit të ngrohjes, tha sot Vasko Kovaçevski, drejtor i SHA EMV-së. Përveç dhënies me qira të termocentraleve Lindore dhe Perëndimore, EMV është gjithashtu përgjegjëse dhe ka marrë menaxhimin…
Policia austriake arriti të binte në gjurmët e një bandë droge nga Ballkani që shisnin drogë në Europë Njësia për luftimin e krimit në rrugë, pas një hetimi intensiv, arrestoi tre persona të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Ata janë shtetas të Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë dhe Kroacisë, të cilët u arrestuan në lagjen 14 të Vjenës (Pencing). Të arrestuarve iu gjetën 11.3 kilogramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.5 milionë euro, si dhe para të gatshme në shumën prej 8.990 euro. Gjithashtu u gjet një armë me numër serie të hequr dhe një automjet i përdorur për kontrabandë…

