NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai kishte thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters. NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë…
Author: Jeta almakos
Bekim Sali sot ishte për vizitë në Qendrën klinike të Tetovës ku u takua me drejtorin e kësaj qendre Amir Elezin, drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Faton Ahmeti, si dhe drejtorin ekonomik Qendrës Klinike të Tetovës, Armend Fazliu.Si temë diskutimi ka qenë gjendja e kësaj klinike dhe gjetja e mundësisë për zgjerimin e kësaj hapësire, zgjerimin e ekipit mjekësor. Kisha kënaqësi që t’i takoj bashkërisht drejtorin e Qendrës Klinike të Tetovës, Amir Elezi, drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Faton Ahmeti, si dhe drejtorin ekonomik Qendrës Klinike të Tetovës, Armend Fazliu. Temë e këtij takimi ishte gjendja e Qendrës…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se para tri javësh në takim me ambasadorin rus Sergei Baznikin i tha se e përkrah integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, përcjell Nistori. “Më pyesin për qëndrimin në lidhje me agresionin rus ndaj Ukrainës, kurse brejtësit partiakë të LSDM-së dhe BDI-së do të thonë më tej se nuk kam pasur qëndrim duke pritur për kockën që duhet ta marrin nga pronari me paratë e vjedhura publike. Qëndrimin tim e deklarova qartë dhe personalisht njëzet ditë më parë në një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni: “Integriteti territorial i Ukrainës, si dhe i çdo…
Maqedonia ka kohë që është gati për fillimin e negociatave, por edhe për anëtarësim në BE. E shoh pozitivisht që një përqindje e lartë e qytetarëve nuk shohin të ardhme tjetër përveç të ardhmes brenda BE-së, tha sot ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein para prezantimit të rezultateve të “Analizës së opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimi Evropian (2014 – 2021)”. Holnstein sqaroi se ka një vazhdimësi të madhe sa i përket zgjerimit dhe se Bashkimi Evropian i përmbahet asaj që tha në mars të 2020-ës, gjegjësisht fillimit të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut…
Thomas van Linge, reporter nga zonat e luftë, ka publikuar pamjet e para të një helikopteri sulmues rus të rrëzuar. Ai shkruan se kjo ka ndodhur pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, në rrethinë të Hostomel./arbresh.info/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, tha se sado që Ukraina duket se është gjeografikisht larg nesh, pasojat janë të gjera, sidomos nga aspekti ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i Kuvendit, Xhaferi sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e mediave, ku ka informuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit si dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se si do të ndikojë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi tha se do të ketë ndikime…
Aleanca për Shqiptarët dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, me këtë e ka filluar paraqitjen para mediave lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai thotë se agresioni kishte kohë që përgatitej. “Jemi dëshmitarë të një agresioni që ka kohë që përgatitet. Me këtë rast, e dënojmë agresionin i cili nisi sot ndaj popullit ukrainas dhe sovranitetit ukrainas në herët e hershme të mëngjesit”, tha Sela. Ai apeloi deri te institucionet e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë. “Bëj apel te institucionet që sjellja e Maqedonisë së Veriut të jetë komfor sjelljes që i takon,…
Shqiptarja në Ukrainë, Nelli Syupyur përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale ka rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus. Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri. “Unë jam këtu në Ukrainë, ishte situatë e rëndë, ka shumë njerëz në banka që marrin para, kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të dalësh nga Ukraina. Burri im shkoi në luftë unë jam me djalin”. Alarmon Gjenerali gjerman: Jemi pak a shumë duarthatë “Mund të më telefononi, më shkruani, shpresoj të ikim nga Ukraina, të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot theksoi se dy familje nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e RMV-së në Kiev. “Deri më tani kemi pasur disa apele që të shfrytëzohen të gjitha fluturimet komerciale për t’u kthyer në Shkup. Disa prej tyre janë kthyer, disa jo. Jam në komunikim me ambasadën tonë atje që sot në mëngjes”. “Kemi disa qytetarë që kërkojnë dokumente të caktuara për të dalë jashtë vendit”, deklaroi mes tjerash Osmani. Ai sot gjithashtu ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shprehur mbështetje edhe për banorët e Ukrainës.
Pasi Rusia nisi zyrtarisht ndërhyrjen e saj në Ukrainë, çmimet e grurit u rritën sot në mënyrë dramatike në mbi 300 dollarë. Në kontratat e marsit në tregun amerikan, çmimi i grurit për ton arriti në rreth 308 dollarë, nga 280 dollarë të mërkurën. Me ndërhyrjen, çmimet e të gjitha mallrave u rritën ndjeshëm në tregjet botërore, përfshirë naftën, gazin natyror dhe arin. Mëngjesin e sotëm u raportuan shpërthime në disa provinca të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev ndërsa tanket thuhet se kaluan kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë. Lajmi erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, vetëm…
Ukrainasit kanë regjistruar një moment rrëqethës që ka ndodhur sot në vendin e tyre, kur një raketë ruse fluturon mbi kokat e tyre dhe shpërthen pranë tyre. Rusia sot ka filluar pushtimin e Ukrainës, duke shpërndarë ushtrinë e saj në shumë qytete ukrainase në veri, jug dhe lindje të vendit. Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur raketa bie në mes të rrugës dhe e pëson një çikliste që ishte kalimtare rasti. Mediat ukrainase raportojnë se luftime të ashpra po zhvillohen në Luhansk, Sumy, Kharkiv, Uman dhe Chernihiv në lindje të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit. Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.