Author: Jeta almakos

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë forcave serbe në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht. Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi nënvizoi se ky veprim i Vuçiqit, nuk ka vlerë reale dhe se kjo bëhe vetëm për konsum të brendshëm në Serbi e për të rritur nacionalizmin. “Nuk besoj, as që e meriton zoti Vuçiq në këto veprime teatrale që ai i ka zakon, të merret seriozisht. Normalisht, një kërkesë, një veprim i tillë tashmë ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është i ftuari i sonte në emisionin “10 minuta”, tha se studentët do fillojnë të marrin shujtën që u takon. Ai tha se vonesa nuk ka qenë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës por te universitet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktivë. Por gjithsesi ministri siguroi se nga java që fillon do të fillojë shpërndarja e shujtës së shtatorit, tetorit dhe kështu me radhë. “Po kontrollojmë se cilat universitet kanë dorëzuar të dhënat për cilët student janë të rregullt apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në…

Lexo më Shumë

Sot (15.12.2022) në ora 01:45, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup kanë arrestuar shtetasin V.F. nga Shkupi. 23 vjecari pas një zënke ka rrahur dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij 25 vjecare në shtëpinë e tyre në Shkup. MPB njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj kallëzim penal ndaj personit të dhunshëm.(INA)

Lexo më Shumë

Kovaçevski: Do ta shqyrtojmë problemin pastaj do të realizojmë takim me shoferët Qyteti i Shkupit ka ngritur padi kundër transportuesve privatë të autobusëve “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar në buxhetin e qytetit. Ata kanë publikuar thirrje ku transportuesit privat mund të aplikojnë për të vozitur. “Nuk ka tema për negociata, sidomos kur jemi nën shantazh.Thirrja e re publike, zgjat 30 ditë dhe për të, ka interes dhe të gjithë transportuesit e interesuar vendas mund të marrin dokumentacionin dhe të aplikojnë”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se është i mundshëm…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit theksoi se zbukurimi i qytetit tashmë ka filuar në prag të vitit të ri dhe se nuk do të kushtojë më shumë se 250 mijë euro. “Dëshirojmë të kursejmë mjetet nga buxheti i eyqtearëve për shkak se ata duan edhe realizim të shumë projekteve. Vitin e kaluar, ai buxhet ishte miratuar dhe kishim shumë pak për të ndërhyrë”, tha Arsovska. Ajo shtoi se këtë vit zbukurimet nuk janë blerë nga Bashkia e Shkupit, por do të ketë edhe program për vit të ri. “Mundësuam këtë vit të ketë treg që do të vendoset në qendër…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë edhe sivjet do të ndajë para për gazetat e shtypura në Maqedoninë e Veriut me qëllim që t’i ndihmojë mediat e shtypura. Risia është se sivjet, mediat e shtypura do të marrin më shumë mjete nga viti i kaluar kur 11 gazeta ndanë rreth 500 mijë euro. Në ueb-faqen e Qeverisë është caktuar thirrje publike për mbështetje të mediave të shtypura për vitin 2022, ndërsa afati për paraqitje është shtatë ditë dhe zgjat deri të martën, përkatësisht më 20 dhjetor. Thirrje publike e publikon Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa të drejtë për pjesmarrje kanë mediat e…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 14.12.2022 në ora 17:35 në stacionin policor në Makedonski Brod kanë privuar nga liria 66 vjeçarin D.B nga një fshat në Makedonski. Sipas policisë, pas një zënke me bashkëshorten e tij, 66 vjeçari ka djegur shtëpinë e tij e cila është djegur plotësisht. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarrit, ndërsa personi D.V është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentmit të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për nxitje të zjarrit.

Lexo më Shumë

Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me punëtorët e NPK Tetova të cilët sot kanë hyrë në grevë, pasi kanë ngelur pa paga. Zendeli në reagimin e tij kujton se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës ato nuk u vonohen as edhe një ditë. “Punëtorët e mirëfilltë përsëri ngelin pa pagat e mjerueshme, ndërkohë që atyre që sillen vërdallë nëpër zyra, duke u marrë me djerrakohe, as një ditë nuk u vonohen pagat e majme! Si ishte ajo thënia: “ Nuk mbulohet dielli me shoshë”.”, ka shkruar Zendeli.

Lexo më Shumë

Maqedoninë ndjeu edhe një tërmet me 2.2 ballë. Epiqendra është 19 kilometra nga qyteti i Dellçevës, ndërsa dridhja është regjistruar në thellësi prej 14 kilometrave. Edhe gjatë ditës së djeshme qyteti i Manastirit ndjeu tërmetin që u regjistruar në Greqi. Tërmete sot ka pasur edhe në Greqi edhe në Shqipëri.

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët shprehet se pa asnjë pretekst konkret dhe në mënyrë jo njerëzore, pjestarë të njësitit policor “Tigrat”, ditëve të fundit, kanë rrahur e keqtrajtuar të rinjtë shqiptarë në Shkup, duke u shkaktuar plagë të rënda dhe duke u lënë pasoja afatgjate. “Fatkeqësisht, të gjitha këto rrahje e keqtrajtime përsëriten në vazhdimësi dhe askush nuk jep asnjë sqarim për to. Si në rastin e fundit, ashtu dhe në rastet e tjera, policia nuk ka dëshmuar as veprime të paligjshme, as ndonjë sulm ndaj zyrtarëve policorë, si arsye për këtë sjellje, madje disa raste nuk janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe të opozitës, Hristijan Mickoski, i ka quajtur “komike” deklaratat e zyrtarëve se po bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut. Duke komentuar reagimet e shumta të zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe BE-së për “dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për përballje me këtë fenomen. Sipas tij, “qeveria aktuale nuk është e interesuar që të ketë shoqëri të shëndoshë dhe shtet pa krim dhe korrupsion”. “Interesante dhe komike duken deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kur…

Lexo më Shumë

Tregtarët në tregun me shumicë, të njohur si “Kvantashki”, serish protestuan kundër pronarëve dhe menaxhuesve të këtij tregu. Tregtarët ankohen se vazhdimisht po u vendosen pagesa shtesë, ndërsa kushtet janë të mjerueshme. “Jemi mbledhur në këtë protestë për të treguar se ky treg me shumicë është shndërruar në një arenë reketi nga ana e pronarëve. Pronarët e këtij vendi nuk kanë asnjë rregullore, çmimore apo urdhëresë ku do të dihet se kush sa duhet të paguaj për shfrytëzimin e hapësirës, por përkundrazi pronarët sillen si kauboj duke vendosur çmimore pa kritere dhe pa bazë”, deklaroi Naser Ajdini, tregtar. Tregtarët thonë…

Lexo më Shumë