Author: Jeta almakos

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin e kaluar 2022 ka lënë pas gjithsej 42 seanca dhe 130 lëndë të zgjidhura, në të cilat ende mungon një e treta e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe kjo është arsyeja pse mbeten çështje që nuk marrin shumicën e votave dhe si rrjedhojë, Gjykata nuk mund të përmbushë plotësisht rolin e saj, raporton MIA. Në konferencën e sotme përfundimtare për media, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, theksoi se moszgjedhja e gjyqtarëve ende është problem serioz për gjykatën dhe për pasojë përsëritet rezultati i padëshiruar. “Jemi përballë një situate…

Lexo më Shumë

Një fotografi në burg është duke u shpërndarë në rrjetët sociale të 17 vjeçares A.I e cila dyshohet se ka goditur për vdekje 16 vjeçarin tek “Banja e Tetovës”. E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Novosella dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar veprën për vrasjen e 16 vjeçarit. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17 vjeçe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. “Brenda fazës së filluar hetimore , e dyshuara e mitur A.I dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmije, prokurorit , punonjësve…

Lexo më Shumë

Pesë nxënës janë përjashtuar nga shkolla e mesme e mjekësisë për shkak se tek ata është gjetur lëndë narkotike. Masat pedagogjike janë ndërmarrë pas konstatimit se të njëjtit janë kapur në ambientet shkollore me marihuanë, ndërsa edhe pse njëri prej tyre ka ankimuar vendimin e shkollës, megjithatë stafi pedagogjik nuk është tërhequr nga vendimi i mëparshëm. Këtë e ka bërë të ditur Binas Pajaziti, drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë. “Kemi bërë hulumtime pas raportimeve të policisë se janë kapur nxënës me lëndë narkotike dhe janë gjithsej pesë nxënës. Tre prej tyre janë të viteve…

Lexo më Shumë

Qendra për Punë Sociale përmes donatarëve ka arritur të sigurojë një furgon për fëmijët me paralizë cerebrale. Nevojën për këtë makinë e kishte shprehur drejtori i kësaj qendre, Liridon Baftiu, në edicionin veror të Click Plus në TV21. Sipas tij, për fat të mirë, thirrja ka prekur tek njerëz human të cilët tashmë kanë siguruar këtë furgon, pranim-dorëzimi i të cilit do të bëhet nesër. Detaje në lidhje me këtë rast do të ketë gjatë ditës së nesërme.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska i ka quajtur të papërgjegjshëm deputetët e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mos përmbushjes së obligimit kushtetues për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. Kacarska në konferencën e fundvitit, ka thënë se, tema me mos zgjedhjen e gjykatësve është ende problem serioz në këtë institucion por edhe njollë për imazhin e shtetit. Ajo tha se, edhe pse u zgjodhën dy gjykatës në fund tetorit, një gjykatë u pensionua në dhjetor, që do të thotë se në këtë moment, mungon një e treta e numrit të përgjithshëm të paraparë në Gjykatën Kushtetuese. “Si pasojë e kësaj…

Lexo më Shumë

Kriza me të gjitha gjasat do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke paralajmëruar se nëse nevojitet do t’i ngrijnë çmimet e disa prodhimeve të caktuara, si dhe se do të krijojnë masa për ndihmë për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, kjo pas marsit të vitit të ardhshëm, kur skadojnë ato aktuale.  “Edhe pse angazhohem për liberalizim të plotë të ekonomisë së tregut, nëse nevojitet do t’i ngrijmë çmimet, pasi qytetarët meritojnë të sillemi në mënyrë etike në këto momente, të solidarizuar ndaj ballafaqimit të përbashkët me krizën”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër…

Lexo më Shumë

Buxheti i Shkupit përplasi LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Një ditë pas miratimit të buxhetit, nga partia në pushtet e kanë akuzuar opozitën se vazhdon të bashkëpunojë me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Vasko Kiçevski nga LSDM thotë se derisa këshilltarët e saj ishin të përmbajtur për buxhetin, ai u mbështet nga VMRO-DPMNE dhe Levica. “Këshilltarët e LSDM-së nuk e mbështetën buxhetin dhe ishin të përmbajtur, për shkak se nuk është o përkatës për nevojat e qytetarëve dhe problemet e shkupjanëve mbesin. U dëshmua ajo që e flisnim, u dëshmua e vërteta. Koalicioni i shumicës në Këshill është koalicion i…

Lexo më Shumë

Blerja e duhanit për herë të parë kalon pa kurrfarë probemi. Tërë prodhimi i rekoltës së sivjetshme do të blehet dy muaj më herët me çmim mesatar prej 290 denarëve për kilogram, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pas takimit me prodhuesit e duhanit dhe blerësit e duhanit. Ai vlerësoi se blerja e duhanit këtë vit shkruan histori edhe sipas çmimit, edhe sipas sasisë edhe sipas periudhës së blerjes. “Për herë të parë, kemi duhan që ka arritur çmim rekord prej pothuaj 290 den/kg, që paraqet rritje për 44 për qind në krahasim me…

Lexo më Shumë

Inspektorë po marrin monstra të ushqimit në Shtëpinë studentore “Pellagonia” pas ankesave të sutudentëve se janë helmuar nga ushqimi që konsumojnë në kuzhinën e konviktit. “Menza ne konvitin “Pellagonia” është mbyllur pasi që disa prej studentëve të këtij konviti janë helmuar, inspektorët siç mund ta shihni janë brenda dhe kanë marrë monstra nga ushqimi për të vërtetuar a janë helmuar studentët pikërisht nga ushqimi të cilin e konsumojnë këtu. Maja studente e mjekësisë kishte shpëtuar pasi dje nuk hëngri në menzë, ndërsa fatkeqësisht pësuan shoqet e saja të dhomës. “Shumë studentë po vjellin është shumë keq” – tha Maja Nikollovska. Po…

Lexo më Shumë

Siç jemi të informuar publikisht, drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, ka bërë thirrje publike për një protestë të enjten (më 29 dhjetor) para Ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup për t’i dhënë mbështetje sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe për të protestuar për pretendimet territoriale që Serbia i shfaq në Veri të Kosovës. Duke gjykuar se Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga rreth 120 shtete të botës, mes të cilave edhe nga SHBA-ja, shumica e vendeve të BE-së, si edhe nga Maqedonia e Veriut, pikërisht në frymë të…

Lexo më Shumë

Arsimi është sistem politikisht neutral, do të korrigjohen lëshimet në tekstin shkollor për klasën e pestë, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me librin për nxënësit e klasës së V, ku në mesin e 3-4 shembujve, autori ka përdorur shkurtesën për partinë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). “Në lidhje me vërejtjet të transmetuara nga mediat gjatë ditës së djeshme për tekstin shkollor të Gjuhës Shqipe për klasën e V-të, MASH përsëri njofton opinionin se procesi i miratimit të një teksti bëhet nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe nuk ndikohet nga strukturat drejtuese të ministrisë, as nga asnjë…

Lexo më Shumë

Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) do të kenë mundësi që të paraqiten për punësim të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, gjegjësisht do të transferohen të punësuar nga institucione të tjera, por do të ketë edhe punësime krejtësisht të reja. “Angazhimi ynë është që ne duhet të forcojmë shërbimet e inspektimit dhe të luftojmë kundër ekonomisë joformale, duhet të mundësojmë një mekanizëm për të kontrolluar sistemin. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë punësimet në shërbimet e inspektimit në të gjithë sektorët. Por, nuk do të mund të kemi rritje artificiale të numrit në nivelin që ishim mësuar…

Lexo më Shumë