Në bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative ka mundësi që djalit të kryeparlamentarit t’i anulohet provimi i jurisprudencës dhe Antikorrupsioni mund ta njoftojë Ministrinë e Drejtësisë. Kështu thotë deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Sipas tij, djalit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi mund t’i anulohet provimi i dhënë para se të mbaronte fakultetin, pasi dhënia e provimit të jurisprudencës në vendin tonë është një procedurë administrative, e cila fillon me paraqitjen e kërkesës nga kandidati në Ministrinë e Drejtësisë dhe përfundon me dhënien e një certifikate të dhënies së provimit si akt administrativ, lëshuar nga Ministri…
Author: Jeta almakos
Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, sot, në ditën e një vjetorit nga invazioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës, i është drejtuar Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, përmes videos, dhe në cilësinë e kryesuesit të organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, i bëri thirrje Rusisë që lufta të ndalet. “Po në këtë ditë i bëj sërish thirrje Federatës Ruse që të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së dhe diplomacisë. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara, për popullin e Ukrainës dhe rajonin…
Ligji për shoqatat e qytetarëve nuk është vetëm për një lloj të shoqatave të qytetarëve, por për të gjitha shoqatat e qytetarëve që duhet t’i plotësojnë kushtet. Ato shoqata që nuk respektojnë ligjin, sipas vendimeve të Komisionit do të trajtohen nga Regjistri Qendror. Kjo vlen për të gjitha sferat e vendit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për emrat e klubeve bullgare. Kovaçevski theksoi se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i tij personal janë shumë të qarta. Në Maqedoni sundojnë ligje të barabarta për të gjithë. Së pari, bëhet fjalë për Ligjin për shoqatat e qytetarëve jo vetëm për një…
SPB-ja e Shkupit bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme poshtë urës “Goce Dellçev” në lumin Vardar janë konfliktuar dy grupe të rinjsh mes të cilëve kanë qenë edhe 10 të mitur. Të gjithë këta persona kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime trupore me sende të forta dhe të mprehta. Të 12 personat, 10 të mitur dhe një i moshës 18-vjeçare dhe 19-vjeçare janë shoqëruar në polici, ku ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës. “Me datë 23.02.2023 në ora 21:20 në rrugën “Lazar Liçenovski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për…
Drejtori i Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skënder Asani deklaroi se pllakat që janë gjetur në lokalitetin arkeologjik “Shkupi antik” janë të rëndësisë së veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Ai i shqetësuar vlerëson se pikërisht këto dy pllaka kanë të bëjnë shumë me historikun e shqiptarëve të lashtë dhe se mund të kenë fatin e mijëra objekteve të tjera që janë zhdukur ose janë zhvendosur në muzetë e Shkupit, por që nuk janë prezantuar apo interpretuar shkencërisht. Asani kërkon nga Prokuroria Themelore Publike që të reagojnë dhe të marrin masa ndaj atyre që kanë lejuar ndërtime aty…
Këshilli i Bashkimit Evropian i dha sot “dritën e gjelbër” Maqedonisë së Veriut për të lidhur një marrëveshje me Agjencinë Evropiane për Rojet Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) për operacione të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve për menaxhimin e kufijve të vendit. Marrëveshja përfshin gjithashtu dispozita për monitorimin e përputhshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është nënshkruar më 26 tetor 2022, ndërsa pas miratimit nga Këshilli i BE-së do të hyjë në fuqi më 1 prill.
Zhan Mitrev u dërgoi letër përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni me kërkesë që të reagojnë për shkeljen e të drejtës themelore për informimin e opinionit publik lidhur me rastin kundër tij dhe klinikës Zhan Mitrev. Me anë të kësaj letre, doktor Mitrev u bën thirrje që ta ndjekin rastin në sallën e gjyqit dhe të reagojnë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një krim të pretenduar, por edhe për mosespektim të të drejtave të njeriut. “Në periudhën e kaluar personalisht kam qenë i sulmuar para opinionit publik, veçanërisht nga një sërë shkrimesh në portalin DokazM, për të cilin…
E në një vjetorin e nisjes së invazionit rus në Ukrainë, në Shkup u mbajt edhe një konferencë e titulluar “Ukraina, vit i heroizmit” e organizuar nga Ambasada e Ukrainës dhe “Civil”. Në të morën pjesë Presidenti Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë Larisa Dir, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Presidenti i shtetit u shpreh se asnjë agresion nuk mund të justifikohet. Kryetari i Kuvendit tha se është kryetari i parë i Kuvendit nga rajoni, i cili shkoi në Ukrainë, dhe që personalisht dhe institucionalisht ka shprehur mbështetjen për popullin dhe…
Alarmet e sotme për bomba në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep janë të rreme, njoftoi MPB-ja pas kontrolleve të bëra. Menjëherë pasi ishin pranuar denoncimet, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Në adresat elektronike në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot ishin dërguar kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese. Gjatë ditëve të kaluara çdo ditë ka alarme të reja për bomba në shkolla. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se drejtorëve…
Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri duke reaguar ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së deklaroi se nëse kjo parti nuk do të bëhej pjesë e Qeverisë, Maqedonia e Veriut do të ishte në një zonë të pasigurt, në ardhmëri të paqartë. “Ne të gjithë jemi kolegë, kemi empati dhe e dimë se në çfarë gjendje jeni. E dimë se kryesia e partisë u ka thënë të thoni disa fjalë dhe të shpenzoni minuta. Por ne e dimë se shumica e gjërave që ju i thatë, nuk janë të vërteta. Ju thatë se ky koalicion është qesharak. Do të jetë rrezik i madh nëse…
Dy pllakat mbivarrore të gjetura në Shkup do të jenë të sigurta në duart e shtetit e të profesionistëve, që do t’i përkthejnë nga latinishtja. Mbishkrimi i njërës pllakë, i cili sipas vlerësimit preliminar përmban kushtimin e një banori të Shkupit të shekullit të gjashtë, ku përmend të birin e vet me emrin “Dardanus”, ka nxjerrë të enjten te varrezat e “Karposhit”, në Shkup, zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore. Të gjithë papërjashtimisht kanë siguruar që, pas përfundimit të punimeve nga Qendra Nacionale për Konservim…
Me votimin e 65 deputetëve të sotëm në Kuvendin e Maqedonisës ë Veriut, u konfirmua një shumicë parlamentare e forcuar dhe e shtuar. Këtë e ka bërë të ditur sot partia prijëse e pushtetit LSDM. “Dështuan të gjitha deklaratat e rreme të Hristijan Mickoskit se do të ketë shumicë të re, se qeveria thjesht nuk ra”, tha sot në një konferencë për media deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, përcjell INA. Deri tani shumica parlamentare me Alternativën si dhe partitë e tjera më të vogla kishte 64 deputetë, andaj siç shihet ka një rritje prej një deputeti. Ndërsa shumica e re…

