Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov edhe për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa me dy vjet për këtë rast është dënuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Për Gruevskin, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar sa duhet rrethanat rënduese dhe ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar lidhur me dënimin. Për Mijallkovin, i cili është ndihmës në veprën penale sipas nenit 24 të Kodit Penal, i cili nuk ka ndërmarrë veprime dhe procedura konkrete, por veprimet e tij kanë qenë verbale,…
Author: Jeta almakos
Në këtë mënyrë po i bëjnë gati vaktet për iftar. Aktivistët e shoqatës “Agimi i bamirësisë” po e shtrojnë sofrën e iftarët për studentët në ditët e Ramazanit. E për të kursyer kohë dhe buxhet studentët përballw Universitetit të Tetovës kanë iftarin falas, falw donatorëve dhe vullnetarëve. “Nga ora 10 paraditë kemi kuzhinjier të cilët janë vullnetar dhe vijnë na ndihmojnë. Aty përgatitet ushqimi. Dhe pastaj në këtë pjesën këtu bëhet mbyllja e ushqimit që të jetë e ngrohtë. Prej ora 4 deri ora 6 dmth para iftarit së bashku me stafin e përgatisim dhe bëjnë ndarjen e porcioneve” – tha…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 15 vjetëve të fundit në vazhdimësi shënon ulje numri i të prekurve nga tuberkulozi, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore. Megjithëkëtë shtojnë se kjo sëmundje ende mbetet e pranishme në vend. Gjatë vitit të fundit në Maqedoninë e Veriut janë prekur nga tuberkulozi 141 persona. Besnik Zeqiri, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga fillimi i vitit e deri më tani në Klinikën për fëmijë janë pranuar 11 fëmijë me këtë sëmundje. “Gjatë pandemisë numri i pacientëve të pranuar në klinikë ishte më i vogël, pra gjatë asaj…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në profilin e tij në facebook, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Sekretariatit të IRK, Desisllava Gotskova. Ministri i Drejtësisë Krenar Loga informoi se gjatë takimit është biseduat në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore. “Iinformova përfaqësuesit e IRK për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve gjyqësore”, ka shkruar Lloga në facebook. Ai shtoi se IRK theksoi fushat në të cilat janë duke punuar, prioritetet në të ardhmen siç janë…
Tetë muaj pas debatit të parë publik për ndërrimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera në Tetovë ende asgjë konkrete në këtë drejtim. Komuna e Tetovës është në pritje të propozimeve të emrave nga sektori civil që më pas të vazhdojë me formimin e një Komisioni të posaçëm i cili do të bën përzgjedhjen e emrave të propozuar. Vendimet e këtij Komisioni do të duhet të kalojnë në Qeveri për t’u rikthyer për votim në këshillin komunal të Tetovës. Kreu i Këshillit Besar Durmishi, nuk shprehet optimist se Qeveria do të mbështes kalimin e këtij projekti pasi…
Nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, brenda BDI-së, kanë reaguar pas shkarkimit të disa zyrtarëve nga kjo parti politike. Nga atje thonë se treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eliminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njëjtë siç shkarkoheshin brenda nate “të papërshtatshmit” në sistemin monist. “Dallimi ekziston se këto shkarkime të iniciuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje autoriteteve bullgare që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me këtë, të njohin të drejtën e vetëpërcaktimit të maqedonasve që jetojnë në Bullgari. Ai tha se, Bullgaria ende nuk i ka zbatuar këto vendime, duke shtuar se qytetarët në Bullgari që vetëpërcaktohen si maqedonas, u takojnë të gjitha të drejtat që kanë të gjithë qytetarët e lirë që të shprehin dëshirën e tyre për vetpërcaktim. “Për këtë, ju bëj thirrje autoriteteve bullgare që, në pajtueshmëri me vendimet e gjykatës, në pajtueshmëri me normat…
Përveç se të ndjek Apasievin, Mickoski nuk ka plan tjetër, ndaj e presin humbje të reja, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Mickoski, theksojnë nga atje, edhe një herë tregoi se ai është vetëm një peng i thjeshtë i Dimitar Apasiev dhe i së “Majtës”, një politikan klasik antievropian. “Përveç ndjekjes së Dimitar Apasiev në garën e përditshme për bllokim dhe frenim të shtetit, Hristijan Mickoski nuk ka plan tjetër. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe i së “Majtës” është koalicion i kaosit dhe regresit. Qëllimi i tyre i vetëm është të pengojnë rrugën evropiane të vendit. Për këtë arsye nga Mickoski nuk…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për jetën jashtë politikës, si neurolog,në emisionin “Pastel” në TV21 zbuloi disa momente të rëndësishme të jetës së tij. Duke u ndjerë keq, që nuk mundet ta ushtrojë aktivisht profesionin e neurologut, ai bëri të ditur se është bërë pishman që është bërë pjesë e politikës. “Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës”, tha Taravari pasi siç shtoi se shumë pak kohë i kushton profesionit. Ai zbuloi se kishte në plan që në Klinikë të Neurofiziologjisë, ku në mënyrë vullnetare kalon një ditë në javë,…
VMRO DPMNE-ja pretendon se 9 deputetë të LSDM-së nuk duan t’i votojnë ndryshime kushtetuese ndërsa një deputet i BDI-së sipas opozitës kërkon para që të votojë. VMRO-ja kërkon përgjigje nga Kovaçevski dhe Grubi nëse deputetët e LSDM-së, përkatësisht 3 nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore kanë thënë se nëse këto ndryshime janë në tavolinë nuk do ti votojnë dhe nëse 6 deputetë të tjerë u kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e keqe që mund ta bëjë kjo qeveri. Kovaçevsko i hodhi poshtë pretendimet e opozitës. “Kjo është përgjigje ndaj tezave të mëparshme dhe duke mos…
Politika të shkakton shumë stres, por secili individ ka mënyrat e veta se si të menaxhojë të njëjtin, kështu u shpreh Arben Taravari në “Pastel” në TV21 teksa foli për mënyrat e menaxhimit të stresit. Ai zbuloi se ka disa mënyra, por për të më efektive është loja në kompjuter dhe vrapimi. “Unë mundohem ta menaxhoj stresin, kryesisht me miq dhe shokë, por edhe me familjen më të afërt. Çdo kush kemi mënyra me të cilat më lehtë e hedhim një pjesë të madhe të stresit. Te unë zakonisht janë lojërat në kompjuter të cilat mi përgatisin fëmijët dhe më…
Avokati i Popullit Naser Ziberi tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se me emërimin e kryeministrit të parë shqiptar thyhen tabutë që kjo pozitë i rezervohet vetëm një komuniteti etnik në vend. “Kjo do të thotë tejkalim i barrierave të tilla dhe krijimi i një ambienti ku cilësia, rezultatet e zgjedhjeve dhe vizioni për të ardhmen e vendit do të jenë vendimtare dhe jo përkatësia”, tha Ziberi.

