Author: Jeta almakos

Fshirja nga Regjistri Qendror i klubit kulturor Bullgar “Ivan Mihajlov” nga Manastiri, për shkak se nuk e ndryshoi emrin në afatin e paraparë me ligj, ka shkaktuar një sërë reagimesh në Bullgari, percjell KlanM. Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, tha se bëhet fjalë për një vendim të keq që paraqitet si shprehje e panikës dhe pafuqisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Sofje shprehet se bëhet fjalë për një vendim tendencioz me të cilin Maqedonia e Veriut shkel Komventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendimi është shprehje e panikës dhe pafuqisë. Shkupi duhet të pranojë se ka Bullgar maqedonas, se…

Lexo më Shumë

Studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani shprehen të gatshëm për të jetuar në Maqedoni edhe pas studimeve, përcjell Klan Macedonia. “Epo, përgjigja do të ishte po, sepse me sa kam konstatuar gjatë qëndrimit tim këtu, kemi vizituar disa kompani, të cilat duhet të përzgjedhin studentë, me aftësi tashmë të fituara. Si për shembull kemi njohuri nga shkenca kompjuterike”, tha Arturi nga Taxhikistani në Klan Debat. Ai shton se pavarësisht vështirësive momentale për t’u punësuar, ndoshta pas përfundimit të studimeve do të arrijnë të integrohen mirë në shoqëri dhe nuk e përjashton mundësinë e as nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar…

Lexo më Shumë

 Policia dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar akoma janë duke punuar në zbulimin e strukturës e cila dyshohet të jetë e përfshirë në hapjen e tunelit brenda burgut të sigurisë së lartë në Idrizovë të Shkupit. Skemat e arratisjes, periudha e punimeve të kryera dhe të dënuarit e përfshirë janë shtyllat mbi të cilat bazohet pista e hetimeve. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka zhvilluar disa biseda informative, por jozyrtarisht mësohet se hetimi në këtë fazë akoma është në stadin e njohurive që dikush mund t’i ketë. Në skemën e organit të akuzës përfshihen strukturat udhëheqëse…

Lexo më Shumë

Rritja e fundit e çmimeve të banesave i bën blerësit të mendojnë dy herë për blerjen e një apartamenti të ri. Por ata ende i investojnë paratë në pasuri të paluajtshme dhe jo në bankë. Rreth 5000 apartamente të reja ndërtohen çdo vit në vend, ndërsa një e treta e atyre tashmë të ndërtuara janë bosh. Çmimet e apartamenteve u ngritën “deri në tavan”, ndërkohë që në vend çdo i treti apartament është bosh dhe çdo vit ndërtohen mesatarisht rreth 5.000 apartamente të reja. Së pari pandemia dhe më pas pushtimi ushtarak rus në Ukrainë sollën inflacion të lartë, ndaj…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata 163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur. Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve. “Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi. Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje. “Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, në kuadër të vizitës së saj në vend, ka realizuar takim edhe me një delegacion të VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga kreu i kësaj partie Hristijan Mickovski. Sipas një njoftimi të kësaj partie Mickoski në takim ka theksuar se “nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar dhe se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë. Ne kemi nevojë për reforma reale dhe progres në rrugën drejt BE-së, e jo përkushtim deklarativ siç po bën qeveria”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup lidhur me rastin “Tortura” dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Në njoftimin e Gjykata së Apelit Shkup thuhet se pas konsultimeve dhe votimit të mbajtur më 07.02.2023, ka marrë vendim me të cilën refuzohet ankesa e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup. Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, Këshilli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për shqyrtim dhe nuk përmban shkelje të theksuara të dispozitave të…

Lexo më Shumë

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Manastirin, pasi që një vajzë 6 vjeçe nga fshati Kramari i kësaj komune ka ndërruarjetë mbrëmë në Repartin e Pediatrisë në Klinikën spitalore të Manastirit. Familjarët theksuan se fëmija i tyre ishte me simptoma të grupit, plogështi, temperaturë të lartë dhe diarre dhe se ata menjëherë e kanë dërguar në spital, dhe gjatë kohës që po merrte një infuzion ajo ka ndërruar jetë, përcjell INA. Prindërit e saj dyshojnë se fëmija i tyre nuk është trajtuar si duhet. Drejtori i spitalit, Aleksandar Obednikovski tha se po kryhet obduksioni dhe se do të bëhen të…

Lexo më Shumë

Si çdo vit në javën e fundit të marsit përfundon llogaritja e orës dimërore, akrepat e së cilës do shkojnë për 60 minuta përpara. Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme mori vendim që të dielën (26 mars) akrepat e orës të lëvizin për një orë përpara, gjegjësisht në orën 02:00 akrepat e orës do të zhvendosen në ora 03:00.

Lexo më Shumë

Dyzet e katër vjeçari N.P. nga Shkupi, dje në SPB Shkup, ka raportuar se me datë 18.03.2023 rreth orës 16:30, bashkëshortja i ka thënë se vajza e tyre e mitur kishte lëndime në zonën rreth veshëve, të cilat ia kishte shkaktuar E. S. (36) – defektolog nga Shkupi, të cilën e kanë punësuar privatisht për t’i dhënë mësim vajzës së tyre, transmeton 360 Gradë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se me të është zhvilluar bisedë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Një 41 vjeçar nga Gostivari është arrestuar sonte pas një aksioni të policisë e me urdhër të gjykatës, informaon Klan Macedonia. “Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (21-mars) rreth orës 17:00 kanë privuar nga liria 43-vjeçarin K.D. nga Gostivari pasi që gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar i është gjetur kokainë dhe një peshore dixhitale, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215…

Lexo më Shumë