Në Çair sot erdhi kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e cila bashkë me Visar Ganiun prezantuan projektin e megaparkut që do të ndërtohet në lagjen Fushë Tophanë. Nuk pati gurthemel, por vetëm njoftim për parkun i cili është paraparë të shtrihet në mbi 30 mijë metra katror. Ganiu njoftoi se ky mega-parku do të përbëhet nga kënde lojërash, fusha sportive, hapësira për qentë shtëpiak, veranda si dhe gjelbërim. “Nga nesër fillon ndërtimi i parkut MEGAPARK, ashtu e kemi emërtuar. Parku përfshinë 30 mijë metra katror të reja, prej atyre 21 mijë do të jenë gjelbërim kurse pjesa tjetër do të…
Author: Jeta almakos
Në Maqedoni pas konfliktit të vitit 2001 janë vrarë emra të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku disa prej tyre ende janë mister dhe kurrë nuk janë zbardhur, përcjell INA. Ndër të që kurrë nuk u mor vesh asgjë ishte vrasja e Ridvan Nezirit i njohur si komandant Hoxha. Vrasja ndodhi më 9 korrik 2003, dy vite pas konfliktit në një lokal tek kompleksi “Çairçanja” në Çair të SHkupit. Në sulmin me armë ndaj tij vriten edhe katër persona të tjerë, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm dy vite më pas vritet Nuri Mazari i njohur si Komandant Struga. Vrasja ndodhi atëkohë…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: Bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetje zhvillimore me North Rhine-Vestfalen”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania, tha ai, është vendi që na ka mbështetur më shumë në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Këto nuk janë vetëm fjalë, ata bënë përpjekje shumë të forta për të na shtyrë përpara, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë. Ky është vetëm fillimi, presim mbështetje të mëtejshme në periudhën në…
“Bullgaria është në favor të integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por me kusht që të respektohen të drejtat e bullgarëve atje”, kështu tha të hënën ministri i jashtëm në detyrë, Nikolay Milkov. Ai foli për mediat gjatë rrugës për në Shkollën e 16-të Ndërkombëtare Dimërore për Diplomacinë, të mbajtur nga Instituti Diplomatik dhe Ministria e Jashtme për diplomatët e huaj nga BE, Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi. Ai gjithashtu tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje me rëndësi të menjëhershme për Bullgarinë “sepse është mjedisi në të cilin Bullgaria ekziston…
Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët sot ka zgjedhur deputetin Adnan Neziri për koordinator. Zgjedhja e Nezirit për koordinator vjen pas emërimi të koordinatorit paraprak, Syrija Rashidi për drejtor të SHA MEPSO. “Neziri do të përfaqësojë grupin tonë të deputetëve në takimet koordinuese dhe të gjitha proceset e tjera në Kuvend. Grupi parlamentar i ASH-së do të vazhdojë të artikulojë zërin e votuesve të ASH-së dhe shqiptarëve në përgjithësi”, thonë nga ASH.
Rreth 300 persona mund të përfundojnë në burg pasi nuk kanë shlyer gjobat për shkeljen e rregullave të pandemisë Covid 19. Deri më tani, Gjykata Themelore Penale ka miratuar 280 zgjidhje zëvendësuese për mos pagimin e gjobës, e cila është zëvendësuar me burgim të 280 personave. Për të kapërcyer këtë situatë, një grup deputetësh nga shumica parlamentare kanë propozuar një ligj për amnisti, me të cilin propozohet që këto dënime të zëvendësohen me dënim me kusht. “Është masë alternative, e cila nënkupton kushtëzim. Ajo është përgjegjësi penale, është periudhë dy vjeçare kur nuk guxohej të bëhen vepra të tilla penale,…
Qyteti i Shkupit deri të martën do të pranojë oferta në lidhje me autobusët privat. Konkursi për ndarjen e pakove të linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri të martën. Siç njoftojnë nga qyteti i Shkupit, shpallja publike është për ndarjen e pakove të linjave dhe dhënia e lejeve për realizmin e transportit të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, në pajtim me rrjetin e linjave të përcaktuara në Vendimin për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit. Qyteti sqaroi që bëhet fjale…
Në Ohër Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se të dy vendet “janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat e propozimit evropian dhe se do t’i implementojnë të gjitha”. Bashkimi Evropian publikoi në formë të shkruar marrëveshjen ose planin e zbatimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuҫiq. Pika e parë është që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse…
Nuk ka pritshmëri të mëdha nga paralajmërimet e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi se mungesa e punëtorëve në Maqedoni do të mbulohet përmes importit të fuqisë punëtore nga vendet tjera. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të AOGJSH, Tërpe Deanoski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, thotë se kjo është vetëm ndihmesë për punëtorët nga Bangladeshi ose Pakistani që përmes vendit tonë të shkojnë në vendet e BE-së. “Mendoj se për një muaj mundet, megjithatë kur do të vijnë ato punëtorë nga vendet e huaja, ngado që të vijnë, kishte një të dhënë se nga Bangladeshi, Pakistani, do të qëndrojnë në…
Në Maqedoninë e Veriut vetëm në muajin janar janë regjistruar 43 384 turistë, ashtu që mbi 56 % janë turistë të huaj. Turqia është shteti që kanë sjellë më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut (4354), ndërsa Greqia 2 755 turistë, Serbia(2750, Bullgaria 2 152, Kosova 1514, Shqipëria 1463, nga gjithsej 24 624 turistë të huaj. Numri i turistëve të huaj regjistroi rritje për 32.9 % në krahasim me janarin e kaluar. Nga 24 624 turistët e huaj, afër 14 mijë turistë janë vendosur në Shkup, ndërsa mbi 4 mijë në vendet me liqen, ndërsa turistët vendor më së…
“Pjesa e shënimeve është shumë maltretim per ne sepse edhe shpjegimet janë shumë pjesë e rëndësishme për të kuptuar mësimet, për të qenë më të shkathëtnë atë drejtim. Tërë kohën shënime, mbetet edhe e paqartë ndonjëherë, duhet vazhdimisht të bëjmë hulumtime vet në shtëpi”u shpreh Mëshira Dalipi, nxënëse. “Ne jemi të ekipuar vetëm me fletore, përndryshe mësimdhënësit tonë specifikisht të lëndëve profesionale mundohen sa më shumë të marin material prej internetit dhe të na shpjegojnë në mënyrë sa më të qartë dhe të saktë. Shpesh herë ndodhë që edhe vet mësimdhënësit na rekomandojnë që të kërkojmë në internet dhe në…
Qyteti i Shkupit deri të martën do të pranojë oferta në lidhje me autobusët privat. Konkursi për ndarjen e pakove të linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri të martën. Siç njoftojnë nga qyteti i Shkupit, shpallja publike është për ndarjen e pakove të linjave dhe dhënia e lejeve për realizmin e transportit të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, në pajtim me rrjetin e linjave të përcaktuara në Vendimin për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit. Qyteti sqaroi që bëhet fjale…

