Disa nga komunat i kanë rritur, kurse disa të tjera i kanë zvogëluar borxhet në nivel vjetor. Në disa komuna, borxhet e Ndërmarrjeve Publike janë më të mëdha se borxhet e vetë komunës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në vazhdim janë dhënë komunat dhe shuma e borxheve të tyre: Komuna e Tetovës sipas shumës së detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në dhjetor të vitit të kaluar, është vetëqeverisja lokale me borxh më të madh me vlerë prej 13.6 milionë euro. Në krahasim me vitin 2021, të dhënat tregojnë rritje të detyrimeve të prapambetura për 100.000 euro. Më pas vjen Komuna e…
Author: Jeta almakos
Edhe debati i sotëm në Kuvend kaloi me përplasje të ndërsjella lidhur me atë se kush e ridefinon Maqedoninë dhe kush është më shumë i përfshirë në krim dhe korrupsion. Opozita sërish me akuza se ky rikonstruktim i ngjan “Pazarit 3-shit”, ndërsa edhe kësaj here në fokus të debatit ishte shtëpia e Arben Taravarit. “Dhe për partnerët koalicioni tanë të deritanishëm nga Aleanca. Mendova se jeni njerëz me qëndrim. Mendova se jeni të interesuar për drejtësinë në Maqedoni, mendova se jeni njerëz me dinjitet. Mua personalisht më keni zhgënjyer. Politika mund të bëjë gjithçka, por të flasësh një gjë, e…
Sipas opozitës maqedonase, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndër faktorët kyç që ndikoi në rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në të, që rezultoi me largimin e Alternativës, transmeton TV21. “Kjo më ngjan në një film të metrazhit të shkurtër që do të zgjasë disa muaj. Roli kryesor – Ali Ahmeti. Me role edhe Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski. Producent dhe regjisor – Edi Rama dhe Tirana Production”, tha Silvana Angellevska.
Anulimi i eurobondit nga autoritetet në Shkup është i paprecedentë dhe tronditje serioze në tregun financiar botëror. Me këtë lëvizje Maqedonia paraqitet si vend joserioz në sytë e investitorëve, akuzoi opozita. Sipas VMRO-së, qeveria e ka planifikuar këtë skenar për shkak se eurobondi është lëshuar në kohën kur po rikonstruohej Qeveria, në të cilën do të shkarkohej pikërisht njëri nga ministrat nënshkrues. “Mendoj se kjo realisht do të nënkuptojë rënie të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë, që në lëshimin e ardhshëm do të na kushtojë shumë më tepër nga aspekti i interesit”, u shpreh Bojan Stojanovski VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së,…
Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të papranueshme, ankesën e ish-funksionarëve maqedonas Vladimir Talevski, Nikola Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, Sasho Mijallkov, Toni Trajkovski dhe Edmond Temelko, në lidhje me abolimin e anuluar të ish-Presidentit Gjorge Ivanov. Gjykata vlerësoi se të dënuarit dhe të akuzuarit në rastet e PSP-së, nuk kanë shterur të gjitha mjetet juridike vendore dhe se vendimi është final. Kjo nënkupton se, procedurat për lëndët e ish-PSP-së vazhdojnë. Në ankesën e parashtruar, kërkuesit pretendojnë se abolimi është ende në fuqi dhe se ndjekja e tyre penale, pas abolimit,…
Goran Risteski, mjek nga Sindikata e Pavarur Medicinale thotë se çdo ditë nga Maqedonia e Veriut po ik personel mjekësorë. Ristevski thotë se kjo ndodh pasi sektori i shëndetësisë është diskriminuar nga autoritetet qeverisëse. “Po ju them një informacion, se çdo ditë punonjës të personeli mjekësor ikin, pa dallim a është mjek, infermier, ndihmës, sigurim ose çfarëdo qoftë, domethënë kjo kategori, sektori i shëndetësisë për momentin është ajo që gëzon më së paku të drejta, për këtë qëllim ne për të shkuar në rrugë juridike, kemi dorëzuar padi të shumta për marrëveshjen kolektive, për të treguar se shëndetësia ka probleme”.…
Në Kuvend edhe pasdite është debatuar rreth Propozimit për rikonstruksionin e Qeverisë, ndërsa pas seancës prej rreth një orë e gjysmë nënkryetari i Shtëpisë lëigjvënëse, Goran Misoski ka shpallur pushim dhe ka njoftuar se seanca e 104-të do të vazhdojë pas orës 19:00. Deputetët ende po debatojnë për pikën e parë të rendit të ditës, gjegjësisht propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, ministrat e mëparshëm të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministrit pa portofol përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi. Gjatë orëve të pasdites seancës folën vetëm deputetët e opozitës. Ata, si edhe gjatë…
Mungesa e ekspertit Zeqirja Zeqiri në seancën gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë, për të tretën herë me radhë duket e qëllimshme dhe në dëm të drejtësisë për këtë rast. Edhe më serioze këto dyshime bëhen kur vetë prokurori i rastit dhe dëshmitarë të tjerë, thonë se Zeqiri shkon në punë dhe shëtit nëpër qytet. Këto veprime të ekspertit dhe shtyerjet e seancës janë të njohura për opinionin dhe që tani dihet edhe tendenca. Në këtë mënyrë zvarriten seancat dhe vjetërsohet lënda. Ftojmë autoritetet përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht, të mos lejojnë keqpërdorime të këtilla dhe të merren masa sanksionuese dhe…
Erdhën të kërkojnë sqarime përse nuk u lëshuan pagat. Përfaqësues të Sindikatës së pavarur medicinale vendosën pankarta në dyert e Fondit për sigurim shëndetësor ngaqë kaloi dhe afati ligjor për tu dhënë pagat. Sulmi kibernetik në fond ka paralizuar jo vetëm pagat e 10 mijë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë publike, por edhe pacientët që duhet të marrin pajisje ortopedike dhe asnjë mbështetje tjetër që duhet verifikuar nga sistemi fondit. Sigurimi nuk lejoi as mantel bardhët e as gazetarët të kenë qasje në institucionin publik për të marr informacione. Nga drejtoria ishin të mbyllur. Njëri në pushim ndërsa tjetra…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në debatin për rekonstruimin e qeverisë i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit i cili pyeti ASH-në se nëse qëndron pas deklaratave që kanë thënë kundër BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, deputeti Snopçe tha se qëndrojnë pas çdo deklarate që kanë deklaruar kundër LSDM-së, BDI-së, VMRO-së dhe qeverisë në përgjithësi. Madje deputeti Snopçe i kujtoi Fadil Zendelit disa ngjarje kur ai ka zgjedhur të hesht si për ligjin për shtetësitë ku Zendeli është reshtuar me qeverinë, “ne ishim kundër avokatit të popullit që të mos jetë zgjidhje partiake e ai ishte kandidat i…
SPB Shkup njofton se ka arrestuar në flagrancë një hajdut bizhuterish, menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit (Shkup). Atij i janë konfiskuar bizhuteritë e vjedhura dhe i janë dorëzuar pronarit, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe po të bëhet kallëzimi përkatës. “Sot (16.02.2023) rreth orës 12:00 në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, efektivët e policisë e Stacionit Policor Qendër kanë ndaluar personin me inicialet E.A(19) nga Shtipi. Ai u kap menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit, Shkup, duke vjedhur me forcë…
Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka paralajmëruar një skandal lidhur me rastin “Reket” për të cilin është dënuar me burg. Në një kumtesë të shkurtër nga mbrojtja e tij, paralajmërohet se nesër do të zbardhin skandalin nga përmasa të papara. “Nesër më 17 shkurt 2023 do të dorëzohet komunikatë për media nga ana e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, ku për opinionin do të zbardhet skandal me përmasa të papara për falsifikim të kryer nga ana e Gjykatës Penale, e si dëshmi për atë komunikatë do të dorëzohet edhe dokumentacion i plotë”, thuhet në komunikatën e…

