Reisul Ulema i BFI-së e RMV-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai më 14.02.2023 priti Drejtorin e Agjencisë për Mbēshtetjen e Sipërmarësisë të RMV-së Z. Hajrulla Misini me bashkëpunëtorin e tij z. Gafur Zharkun. U bisedua gjërë e gjatë, në veçanti mbi Agjencinë në fjalë, rolin dhe rëndësinë e tij në sferën e ndihmës për punësim dhe shërbime tjera me ndërmarje të sferave të ndryshme. U busedua edhe për një bashkpunim të mirëfilltë në BFI – Agjencia “Hallall” dhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarësisë të RMV – AMS. Reisul Ulema e falemnderoi Drejtorin e këtij agjencioni për këtë takim shumë të…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u është përgjigjiur akuzave të fundit nga VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup. Ai i ka quajtur këto akuza shpifje, ndërsa shtëpinë thotë se e ka blerë që në korrik 2021, kur ASH ishte në opozitë dhe nuk kishte negociata me Qeverinë aktuale për t’u bë pjesë e saj. “ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre. Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime…
Deputetët edhe në pjesën e sotme të pasditës të vazhdimit të seancës së 104-të të Kuvendit, vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkimin e ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë. Bekim Sali. Debati do të vazhdojë nesër në orën 12:00. Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij tha se bëhet fjalë për shkarkime që nuk kanë të bëjnë me programin e Qeverisë që është propozuar vetëm një vit më parë, por kanë për qëllim dhe kanë të bëjnë me pazaret partiake. “I ngjajnë “tregut 3” – ofertë, kërkesë, përkatësisht kush kërkon më shumë,…
Komisari evropian për Zgjerim dhe Marrëdhënie të Mira Fqinjësore, Oliver Varheji, sot para Parlamentit Evropian deklaroi se pret që të ulen tensionet mes Sofjes dhe Shkupit të cilat kulmuan më 4 shkurt, ndërsa të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentet që ndodhën të përballen me drejtësinë.
Tre policë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë përfunduar me lëndime trupore dhe janë shtrirë në spitalin klinik të Tetovës, si pasojë e përplasjes së makinave, gjatë tentimit për ti kapur katër të rinj nga rrethina e Tetovës, të cilët, ditë më parë, vodhën një makinë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila shfrytëzohej nga Inspektorati i Ekologjisë. Makina fillimisht nga policët është vërejtur në fshatin Kamjan, por edhe përkundër urdhrit për të ndaluar, të rinjtë kanë tentuar të shtypin policët në detyrë. Pas tyre është vënë patrulla, e cila ka tentuar që t’i ndalojë, por ndjekja si…
Të rinjtë nga Çarshia e Shkupit solidarizohen me Turqinë dhe Sirinë Nxënës dhe studentë në Çarshi të Shkupit kishin përgatitur ushqime në shtëpi dhe po i shitnin në Çarshi kurse, sic njofton KlanM, paratë nga shitja e tyre do t`u dedikohen të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Kefaet Ismaili, kishte përgatitur muffins me ngjyra të ndryshme. “Muffinsat janë të miat, i kemi bere për fëmijët në Turqi, na erdhi shumë keq dhe deshtem të bëjmë diçka që ti gëzojmë ata, u kemi dërguar edhe foto duke u thënë se edhe ne jemi me ju” – tha Kefaet Ismaili, studente.…
VAZHDOJNË DEBATET NË KUVEND PËR RIFORMATIMIN QEVERITAR Me përbërjen aktuale të Parlamentit nuk pres se Qeveria do të arrijë të sigurojë 2/3 e shumicës të domosdoshme për ndryshimet kushtetuese. Mesazhi vjen nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I cili, sic njofton KlanM, sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij, përbërja aktuale parlamentare shumë shpejt do ta përfundojë mandatin. Mickoski u ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së, sic thotë, që të mos lejojnë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta shtyejnë vendin drejt ferrit. “Dje dëgjuam se si deputetja e Alternativës publikisht nga foltorja tha se gjatë…
Automjetet zyrtare në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare, ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Në seancën e sotme të 82-të, KSHPK-ja njoftoi se pas një raporti nga një paraqitës i njohur nga MMPH në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një auditim të brendshëm, dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Në raport thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të konstatojnë…
Shpenzimet e jetesës në janar janë rritur për 17,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me dhjetorin 2022, shpenzimet e jetesës janë rritur për 0,1 për qind dhe çmimet me pakicë janë ulur për 0,4 për qind. Rritje të shpenzimeve të jetesës ka edhe te kafja, çaji, kakao, peshku dhe ushqimet e detit, fruta të freskëta dhe të ftohta, pijet alkoolike, mishi, buka dhe drithëra, produktet ushqimore, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsira. Rritje është vërejtur edhe…
Nga Shkupi janë nisur 2 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizkök dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, mbajtën një konferencë për media, ku dhanë shpjegime për misionin e ndihmës. Sekizkök tha se po bëhet pjesë e angazhimeve bashkë me institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë. Ai bërë të ditur se 2 kamionë i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaziantep. “Deri sot nën koordinimin e Ambasadës sonë me mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, kompanive dhe vëllezërve…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se shumica parlamentare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikonstruimi i Qeverisë do të mbahet me mbi 64 vota. Sipas tij largimi i Lidhjes Demokratike nga pushteti nuk paraqet asnjë rrezik dhe nuk ka asnjë ndikim në funksionimin e shumicës parlamentare. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Më vjen mirë që Lidhja Demokratik tha se mbetet në rrugën evropiane dhe mbështet vendime të tilla që deri më tani nuk kanë mundur të vërtetohen në praktikë, përveçse në mënyrë deklarative. Ne si Qeveri mbetemi të hapur për të gjithë. Shumica parlamentare është stabile, kemi mbi 64 vota”. Kovaçevski, duke…
Trupi i një burri është nxjerrë mbrëmë nga ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Ognjancë. Në SPB Shkup në orën 17:23 është denoncuar se në lum është vërejtur trupi i një burri. Trupi i pajetë është nxjerrë nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer egzaminim në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi, kumtoi MPB.

