Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriutpërgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot ka vizituar kompaninë “Glas Fleks” e cila funksionon në kuadër të ZZHTI Tetovë.
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është i lumtur që mund të jetë dëshmitar i punës dhe rritjes së suksesshme të kompanive tona, të cilat shteti i mbështet me partneritet, duke shtuar se ky është një konfirmim që kompanitë vendase mund të punojnë edhe nga zonat ZZHTI.
“Produktet nga investimi prej 5,3 milionë euro janë të destinuara kryesisht për eksport. Plasimi i tyre shkon në tregjet e Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Holandës dhe Gjermanisë. Një zinxhir i fortë bashkëpunimi me tregun rajonal por edhe evropian. Pas vizitës në objektet e prodhimit, mund të konfirmoj se kanë vënë në funksion makineritë më bashkëkohore teknologjike dhe po planifikojnë investime të reja shtesë, me një plan për një linjë të re të prodhimit të qelqit për elektrovoltaikë dhe një laborator për testimin e materialeve dhe kontrollin e cilësisë, me 3,5 milionë euro shtesë investime si dhe vende të reja pune”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri njoftoj se kompania Glas Fleks mbështetet nga shteti, i cili ka barazuar trajtimin për investitorët vendorë dhe të huaj, duke promovuar kështu përfitimet që investitorët do të marrin nëse vendosin të investojnë në vendin tonë.
“Në fund të vitit 2022 kemi paguar 23 milionë euro rekord, mbështetje shtetërore për 410 kompani, njësoj sikurse “Glas Fleks”, kompani që pavarësisht krizave investojnë, zhvillohen dhe janë të qëndrueshme për të punësuarit e tyre, që garantojnë vendet e tyre të punës dhe hapin të reja”, tha Bytyqi.
Menaxheri i fabrikës Glas Fleks, Goce Peshov shprehu mirënjohjen e tij të madhe për Qeverinë, e cila i mbështet duke ofruar ndihmën e tyre për kompanitë në zonat ZZHTI.
“Në takimin me zëvendëskryeministrin qëndrimet tona, kërkesat tona nga shteti si ndihmë që na duhet për përmirësimin e prodhimit dhe inovacioneve të reja, por edhe linja të reja të prodhimit të qelqit të sheshtë, sepse siç tha zëvendëskryeministri kemi makina mjaft të sofistikuara për prodhim të qelqit. Ne jemi më së shumti të orientuar drejt eksportit dhe prandaj kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e shtetit për të rritur prodhimin jashtë vendit, gjë që do të mundësojë një numër më të madh të të punësuarve në kompaninë tonë”, tha Peshov.