Politika të shkakton shumë stres, por secili individ ka mënyrat e veta se si të menaxhojë të njëjtin, kështu u shpreh Arben Taravari në “Pastel” në TV21 teksa foli për mënyrat e menaxhimit të stresit.
Ai zbuloi se ka disa mënyra, por për të më efektive është loja në kompjuter dhe vrapimi.
“Unë mundohem ta menaxhoj stresin, kryesisht me miq dhe shokë, por edhe me familjen më të afërt. Çdo kush kemi mënyra me të cilat më lehtë e hedhim një pjesë të madhe të stresit. Te unë zakonisht janë lojërat në kompjuter të cilat mi përgatisin fëmijët dhe më pëlqejnë. Një periudhë të ditës, 30-60 minuta i kaloj aty, por edhe vrapimi më ndihmon shumë”, tha Taravari.