Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së dhe obduksionin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, në vendngjarje kanë kryer hetim në një stacion hekurudhor në komunën e Ilindenit. Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike, thuhet ne njoftim. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar dhe në një moment ajo është ngjitur në një nga vagonët dhe ka prekur telat e tensionit të lartë. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion…
Author: Jeta almakos
Kryetari i komunës së Kumanovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbrëmë në qender të fshatit Tabanoc, është ngritur një kryq i lartë disa metra. Dimitrievski ka falënderuar të gjithë “ata që kontribuan që kjo ëndërr e banorëve të bëhet realitet”. “Mbrëmë për nderë të festës së madhe krishtere “Falja”, banorët e fshatit Tabanoc, në qendër të vendbanimit kanë ngritur Kryq. Falënderim për të gjithë personat fizik dhe juridik për kontributin e dhënë që dëshira e banorëve të bëhet realitet”, ka shkruar në Facebook, kryetari I Kumanovës, Maksim Dimistrievski.
Rreth gjysma ose 54,2% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në afat të rregullt në vitin 2024. Pothuajse dy të tretat ose 61.3% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Sipas vlerësimit të partive politike dhe liderëve të tyre, BDI dhe Ali Ahmeti qëndrojnë në krye të sondazheve, ndërkohë që në bllokun politik maqedonas VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski mbeten në avantazh, sipas hulumtimit të MKD.mk që është realizuar në bashkëpunim me agjencinë Market Vision e bërë me 1.200 të anketuar. Kjo anketë tregon se opinioni ka gjithnjë e më pak besim se…
Zëvendës-ministrat e “djegur” si pasojë e rikonstruimit të qeverisë janë në pritje që të shkarkohen nga ana e kuvendit, në mesin e tyre është edhe kuadri i grupit të zjarrit, përkatësisht zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani veprim ky që sipas nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti, vetëm po e dëmton partinë duke humb pushtetin madje për 30 për qind. “Numri i njëjte ndërkaq BDI që në start do të jetë me minus 20 apo 30 për qind të pushtetit. Një nga ato pozicione është edhe ai i zëvendës ministrit të mbrojtjes i cili i ka shërbyer BDI-së 20 vite, ka…
Dhjetëra nxënës shqiptar të shkollës fillore të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë mbetën me instrumente në duar dhe nuk realizuan koncertin e një dite më parë, të paraparë të mbahet në Qendrën e Kulturës. Kështu thanë prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar të kësaj shkolle duke shtuar se shkak I anulimit të koncertit është drejtoresha e shkollës, gjegjësisht ushtruese e detyrës Sandra Zojçevska e cila, sipas mësimdhënësve, kishte urdhëruar që nxënësit në këtë koncert mos të prezantohen si nxënës të shkollës amë, paralelja në gjuhën shqipe. “Drejtoresha e shkollës urdhëron që emri I shkollës së muzikës “Pançe Peshev”, gjegjësisht paralelja e gjuhës…
Ish drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi sot ka bërë të ditur se është pjesë e Aleancës për Shqiptarët pasiqë javë më parë dha dorëheqje nga Alternativa. Mr. Rexhep Rexhepi, mirë se vjen në familjen e Aleancës për Shqiptarët Një profesionist i dëshmuar, magjistër i psikologjisë, Rexhep Rexhepi, i bashkohet familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Njerëzit e drejtë, të dëshmuar profesionalisht, me vizion dhe ideal për të ardhmen, bashkohen gjithmonë në një rrugë. Aleanca për Shqiptarët mbetet vatra e vetme dhe e pastër për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Mirë se vjen Rexhep, e na priftë e…
Pas formimit të qeverisë së re e cila pritet të formohet në mbrëmje të ditës së Hënë, menjëherë do të nisin edhe ndryshimet e para për shkarkime dhe emërime, mëson ekskluzivisht TS. Dita e Martë do të nis me ndryshimet e para si rezlutat i koalicionit të ri qeverisës midis LSDM-së, BDI-së, ASH-së dhe PDSH-së. TS nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët mëson ekskuzivisht se të Martën do të pësojnë ndryshimet në qeveri ku priten të shkarkohen dhe zëvendësohen funskinarët vijues me propozime kadrovike të ALeancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët siç ka shkruar TS, në marrëveshjen e koaliconit për…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti thotë se vendimi eventual për përjashtimin e grupit të zjarrit nga kjo parti politike do të ishte i palogjikshëm pasi që ai konsideron se votat të cilat i sjellin ata kësaj partie politike janë vendimtare në qoftë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të shpallet fituese apo humbëse. Pasi që sipas tij, pakënaqësia në BDI nuk ka të bëje me 2-3 individë por bëhet fjalë për mijëra njerëz. “Nuk ka të bëje me 2-3 persona që u munduan në fillim ta paraqesin por ka të bëje me një strukturë të…
Dy vite e gjysmë, Hristijan Mickoski, politikën e tij e bazonte kryesisht në paralajmërimet se do të bjerë Qeveria dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare – thonë socialdemokratët, sic njofton KlanM, duke shtuar se deklaratat e Mickoskit kanë qenë të rreme dhe duke e ilustruar këtë me pohimin se në fund të shkurtit do të sigurojë 61 deputetë kurse në Maj do të mbahet zgjedhjet e parakohshme. “Shkurti është duke kaluar kurse s`ka asgjë nga paralajmërimet e Mickoskit. Jo vetëm që nuk ka 61 deputetë për të shpërndarë Kuvendin, por është rritur shumica parlamentare. Mickoski lirisht të shpall…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Veles, duke komentuar propozimin e zëvendëskryeministrit Artan Grubit për opozitën për të votuar ndryshimet kushtetuese, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, theksoi se VMRO-DPMNE ka qëndrim parimor dhe se deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit nuk kanë shkuar në zgjedhje duke premtuar se do të negociojnë nëse Goce Dellçev është maqedonas apo bullgar. Mickoski tha se nuk bëjnë pazare as me BDI-në dhe as me LSDM-në për këto gjëra dhe se ata u kanë premtuar qytetarëve projekte për cilësi më të mirë të jetës…
Avokatët e Bojan Jovanovskit – Boki 13 ka njoftuar për fillimin e një operacioni penalo-juridik nën emrin e koduar “Bumerang”. Kjo vjen pas vendimit të kreut të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, që të formojë lëndë dhe t’ia japë prokurorit kompetent për dëgjimin e Jovanovskit, i cili është dënuar me nëntë vjet burg për rastin “Ryshfet. Theksohet se Jovanovski do t’i dorëzojë denoncimet dhe provat në procesverbal pas garancive ligjore të përcaktuara më parë për mbrojtjen e integritetit të tij fizik dhe psikik për shkak të karakterit, ndjeshmërisë dhe seriozitetit të procesit…
Nga Velesi, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është përgjigjur në pyetjen nëse publikimi I skandaleve të BDI-së zvogëlon kapacitetin koalicionues me partinë shqiptare, sic njofton KlanM, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se posedon shumë materiale, sic tha, për zbardhjen e krimit të BDI-LSDM. “Do të vazhdojmë edhe më tej, besoni, kemi mjaft materiale që ta njoftojmë opinionin maqedonas se kush janë kriminelët politik. A e zvogëlojmë kapacitetin koalicionues, populli do ta thotë në zgjedhje se kush ka e kush nuk ka potencial koalicionimi. Unë jam I bindur se populli ynë është I mencur, di të vlerësojë dhe…

