Author: Jeta almakos

Grupi i hakerëve “Anonymous” i ka dërguar një mesazh të ri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky grup hakerash bën të ditur se janë shumë të angazhuar dhe kanë “hakuar” e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme, përcjell Telegrafi. Ata e përfunduan mesazhin e tyre me fjalët: “Hej, kukull e Putinit, ku je? Akoma me qen?!”. Mesazhi i tyre vjen pak ditë pasi ata kishin thënë se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe. Ndryshe, për ditë të tëra ka nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Dhe gjithka filloi kur…

Lexo më Shumë

Një 37-vjeçar është plagosur mbrëmë rreth orës 21:10 në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rasti. Sipas Policisë viktima është shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa krejt kjo erdhi si pasojë e një konflikti verbal. “Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë”, thuhet në raport. Njësia policore nga…

Lexo më Shumë

U mblodhën jashtë, ndërsa në prapavijë i shoqëronte melodi me motive patriotike. Kështu nga Studeniçani, të pakënaqurit e BDI-së me punën e Qeverisë, nisën takimet me degët e partisë, për siç thonë, të sqarohet në hollësi analiza e punës së ekzekutivit për 2 vitet e fundit, përcjell TV21. Kur u ulën, ndër të parat gjëra që u pa se po i intereson Musa Xhaferit, ishte se cilat media kishin shkuar për t’i ndjekur. Xhaferi: Kush janë këto mediumet? Bexheti: Alsati dhe 21-shi. E kur doli të flasë para të pranishmëve, akuzoi mediat se e kanë shpikur emrin “grupi i zjarrit” për…

Lexo më Shumë

Kjo rrugë rajonale që shtrihet mes Haraçinës dhe Hasanbegut lidh edhe Shkupin me Kumanovën, gjë që e bën një prej rrugëve më të frekuentuara rajonale në vend, e njëkohësisht më të rrezikshmen. Rruga e ngushtë, e mbushur me gropa, pa trotuar dhe pa ndriçim, e vështirëson lëvizjen e qytetarëve të cilët kërkojnë që të rregullohet. Automjetet që shkojnë në drejtim të Shkupit, për të shmangur gropat duhet të vozisin në mes të rrugës, e në këtë mënyrë mund të shkaktojnë aksident. “Këtu po, ka disa gropa, përndryshe nga ura e andej është më mirë… Do të duhej edhe kjo të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Besës Faruk Avdiu në një prononcim për mediat ka deklaruar se kreu i Besës, Bilall Kasami do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Edi Rama por jo të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetit. Sipas Avdiut, BDI çdoherë kur ka telash keqpërdor tryezën politike. Ja prononcimi i tij: “Në si Lëvizje Besa nuk kemi asnjë dilemë të vetme tek qëllimi I pastërt të kryeministrit të Shqipërisë, për atë që interesohet për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqetësimi jonë si Lëvizje është tek Bdi dhe Ali Ahmeti, tek lojërat dhe hilet e tij…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se me datë 08.01.2023 në ora 00:45 në zonën e Draçevës, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.P.(48) nga Shkupi për shkak se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj një mjeku në Poliklinikën e Draçevës rreth orës 00:20 dhe ka tentuar të për ta sulmuar fizikisht, pas së cilës ka thyer një xham të dritares në sallë. Ai është ndaluar në komisariat, gjatë së cilës në një bisedë zyrtare ka pranuar plotësisht krimin e kryer. Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së nesërme priten reshje shiu pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore dhe gjatë natës në pjesën tjetër të vendit dhe borë në male. Nga e marta reshjet e borës do të shtrihen në disa nga zonat e ulëta. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Nesër paradite nëpër lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë në drejtim të Povardarisë nga drejtimi juglindor. Pasdite fillimisht në pjesët perëndimore dhe gjatë natës në pjesët tjera do të ketë reshje të herëpashershme shiu,…

Lexo më Shumë

Kohëve të fundit, buletinet policore janë të mbushura me persona të mitur të kapur me lëndë narkotike. Kjo dukuri është tejet shqetësuese, ndërsa sipas psikologëve ndër faktorët kryesor të devijimit të fëmijëve është pikërisht mungesa e kujdesit prindëror. Ata thonë se prindërit duhet të jenë shokë me fëmijët dhe të shtojë kontrollin mbi ta, thotë psikologia Nora Kasa Vejseli. “Një e re apo i ri nëse do ishte në kushte normale të jetës nuk do tentonte që problemet t`i zgjedh përmes kësaj rruge. Padyshim se duhet të shtohet kontrolli i prindërve, duke filluar nga ajo se, çka mban në çantë…

Lexo më Shumë

Doganierët e Shërbimit për Njësitë Mobile në Osijek, duke zbatuar masa të shtuara të vëzhgimit në pikën kufitare të Tovarnikut, parandaluan tentativën për kontrabandë të cigareve dhe alkoolit të fshehura në një automjet privat me targa të huaja, njoftoi Dogana. “Duke zbatuar masa të shtuara të mbikëqyrjes në vendkalimin kufitar Tovarnik gjatë hyrjes në territorin doganor të Unionit, doganierët e Sektorit për Njësi Mobile, Njësitë Rajonale – Shërbimi për Njësitë Mobile Osijek kanë veçuar për kontroll një automjet personal me targa zvicerane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut”, transmeton portali Shtegu. “Në këqyrjen e detajuar të automjetit…

Lexo më Shumë

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se duhet të lartësojmë vlerat që lidhen me kujdesin, dashurinë, të qenurit të përkorë, t’i japim dinjitet njeri tjetrit, duke vlerësuar njeri-tjetrin, të ndërtojmë një kulturë nderimi, respekti dhe vlerësimi, jo kulturën e intrigave. Sipas tij, kultura e d hυnës, nuk bën më përshtypje. Ai rrëfeu se është në një gjγq në Gjykatën Administrative Tiranë, lidhur me gjuhën e υrre jtjes dhe diskr ίmίn ίmίt, ku Komisioneri e ka cilësuar si një person që ka konsumuar gj υhë υrrejtje kundër komunitetit LGBT. Unë kam thënë që unë i dua shumë,…

Lexo më Shumë

Orientimi properëndimor është i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, pa përjashtim. Për këtë qëllim, nuk ka nevojë për kurfar takimi në Tiranë. BE dhe SHBA pa ndërprerë nga dy shtetet kërkojnë nga skena politike ti largojnë politikanët e korruptuar, e jo të fotografohen me Edi Ramën e incineratorëve në Tiranë. Xhevdet Hajredini, Ish ministër i Financave

Lexo më Shumë

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave u shpallën me vonesë edhe këtë vit, siç është praktikë e zakonshme e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Megjithatë, përveç vonesës, kontestohen edhe vetë rezultatet, njoftoi Antropol, përcjell PRESSonline.mk Nuk mund të mos theksohet se më shumë se gjysma e bursave për mbështetje sociale të studentëve, bursa për arsim të dyfishtë, bursa për shkollimin në klasa të profesioneve të mangëta ndahen për studentët shqiptarë. Një numër i madh i të refuzuarve janë studentë që plotësojnë kriteret e konkurrimit. Në shumë paralele me arsim të dyfishtë që mësojnë në gjuhën maqedonase, një, dy ose…

Lexo më Shumë