Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka lëshuar një deklaratë rreth vdekjes së një pjesëtari të këtij misioni drejtuar nga NATO, gjatë shërbimit në një zonë të Brezovicës. ”Me zemër të rënduar ju njoftojmë se dje nga shkaqe natyrale vdiq një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO”. “Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin polak të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski sot, përmes një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcolli mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për popullin ukrainas në agresionin brutal ushtarak të pajustifikuar dhe të paprovokuar që po kryen Rusia kundër Ukrainës. “Lufta që Rusia filloi gati një vit më parë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Ukraina është një shtet i pavarur dhe sovran me zotërim të plotë të integritetit të saj territorial. Agresioni i kryer nga Rusia meriton dënimin më të ashpër, sepse përveç shkeljes së normave, shkakton edhe vuajtje të mëdha njerëzore…
Qytetarët sikur po e kujtojnë periudhën e viteve 2015-2016, kur filluan të publikohen të ashtuquajturat bomba, kur kishte përplasje të ashpra mes liderëve të atëhershëm Zaevit dhe Gruevskit. E këto akuza këto ditë janë rikthyer sërish në skenë, pikërisht të këtyre dy ish kryeministrave. Përveç mjegullave dhe ndotja e enorme ditëve të fundit, mjegull në opinion është krijuar lidhur me atë se kush po i udhëheq proceset në Maqedoni, ish-liderët apo liderët aktualë? “Gruevski dhe Zaev po kritikojnë njëri-tjetrin… sikur të ishim në vitin 2016, para zgjedhjeve? Ky është një nga komentet e shumta që u përhap në opinion, ku…
Zëvednëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u shpreh në muajt e ardhshëm vendi duhet të fokusohet në zbatimin e reformave dhe ndryshimet kushtetuese. “Periudhën e ardhshme na pret transformim intesiv, reforma në administratë, ndryhsimet kushtetuse dhe procesi i skriningut”, tha Mariçiq. Ai tha se ka mjaftueshëm kohë dhe hapësira për të përfunduar me sukses ndryhsimet kushtetuese dhe vendi të mos ketë sërish veto.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollobski u shpreh se ky do të jetë vit i vështirë ekonomik për shkak se lufta në Ukrainë do të zgjasë, por ka gjëra që duhet të bëhen brenda. “Nuk shoh kapacitet te qeveria për të bërë gjëra brenda, prandaj mendoj se nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare, nga ku partia ime do të fitoj mbështetje të madhe nga populli për ta nxjerrë vendin nga ky ngërç në të cilin ndodhet vendi tani”, u shpreh Nikollovski. Ai shtoi se thellimin në thellimin e krizës kanë luajtur rol edhe faktorë si coronavirusi dhe lufta në Ukrainë, por fajin…
Katër vetura janë vjedhur për një të shtunë në mbrëmje në Braç të Kroacisë nga një shtetas 22-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, i cili pas përfundimit të hetimeve penale është arrestuar dhe i është dorëzuar mbikëqyrësit të paraburgimit. Policia e Split-Dalmacisë bëri të ditur se 22-vjeçarin e hetoi në Komisariatin e Braçit. Ai dyshohet se natën e 7 janarit ka vjedhur katër vetura, tre në Nerezhishke dhe një në Supetar, me të cilat më pas ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka dëmtuar njërën. Dëmi i përgjithshëm material llogaritet në disa mijëra euro. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim…
Siç raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 11 persona në një objekt në Manastir i cili ilegalisht ka organizuar lojëra fati.4 “Më 08.01.2023 nga ora 21:30 deri në ora 22:#0, zyrtarët policorë të SPB Manastir kishin aksion kontrollues në rrugvn “Karaorman” në Manastir nga ku është vërtetuar se në objekt bëhet organizimi ilegal i lojërave të fatit”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se gjatë kontrolit janë hasur 11 persona nga Manastiri ndërsa tek ata janë gjetur disa banknota Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka reaguar për autobusin me kosovarë që është sulmuar me gurë dje në Serbi, derisa ishte nisur për në Gjermani. Ajo ka thënë se nuk është asnjë i lënduar, dhe se si MPJD e dënojnë këtë sulm dhe janë të shqetësuar. “Dje një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe i dënojmë motivet e këtij agresioni”. “Republika e Kosovës e kundërshton çdo kërcënim me…
Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është vërtetuar partneriteti strategjik mes dy vedneve si dhe mbështetjen e fuqishme në eurointegrime për Maqedoninë e Veriut. “Ambasadorja e SHBA-ve, Aggeler dha mesazh të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner të sinqertë dhe se do të japin mbështetje për proceset informuese të shtetit me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp. Në takim po ashtu i bisedua edhe për…
Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Reparti Infektiv në Gostivar të gjitha kapacitetet i ka të mbushura, ndërsa në ditë aty kryhen edhe nga 60 kontrolle ambulantore. Infektologu, Enes Memeti tha se ka pacientë që vijnë edhe me temperaturë më të lartë se 40 gradë. Sipas tij, shkaktari kryesor që Gostivari vazhdimisht ka numër të lartë të personave të prekur nga gripi është kultura jonë e përgjithshme, pasi te mjeku shkojmë vetëm kur na përkeqësohet situata por…
Pasi kishte rrahur djalin e tij të mitur, babai 38 vjeçar nga rrethi i Shkupit është befasuar nga ekipi policor në mbrëmjen e kaluar, përcjell Klan Macedonia. Ai u arrestua, ndërsa nga policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrejnë kallëzimin përkatës. “Me datë 08.01.2023 në ora 22:30 në fshatin Lisiçe e Poshtme të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kane privuar nga liria V.J (38) nga Shkupi për shkak se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur”, thonë nga MPB./KlanMacedonia
Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e martë në Tiranë, në një darkë informale e cila pritet të zhvillohet në vilën 30, përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Detajet se çfarë pritet të ndodhë i përcolli në një lidhje direkte me Klan News, gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu. “Nuk ka pasur shumë informata zyrtare nga partitë për temën e takimit, por nga burime partiake dhe nga ajo që dimë situatën politike këtu, njëra prej temave mund të jetë dhe stabiliteti politik në prag të hyrjes në procedurë për ndryshimet kushtetuese. Tek LSDM dhe BDI, nuk…

