Author: Jeta almakos

Anisa Bahiti Më në fund Tirana zyrtare, nëpërmjet Kryeministrit të saj, e ka kuptuar së shqiptarët e Maqedonisë nuk i përfaqëson LSDM dhe Zoran Zaevi, por partitë shqiptare me drejtuesit e tyre, e në krye të tyre ish- lideri i luftës 20 vjet më parë, Ali Ahmeti. Një darkë normale me liderishipin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të Kryeministrit Edi Rama dy netë më parë u stërfry në media si një ngjarje tepër e rëndësishme. Në fakt s’duhet të jetë e tillë. Darka e dreka të tilla kanë qenë të shpeshta ndër vite, mes Tiranës-Prishtinës-Shkupit e anasjelltas. Ato…

Lexo më Shumë

Këtë të shtunë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë në Çegran të Gostivarit, ku do të mbaj një takim informativ me banorët e këtij vendbanimi, ndërsa në anën tjetër, “Grupi i zjarrit” do të jetë në Manastir, ku do të realizoj një takim me strukturat e degës së BDI-së së këtij qyteti, shkruan Open-TV. Ish-kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta atë ditë do të jetë në Manastir me “Grupin e zjarrit” dhe jo me Ali Ahmetin në Çegran dhe këtë ai e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Grupi i zjarrit” para disa ditësh…

Lexo më Shumë

Arben Taravari dhuron 500 libra për iniciativën për themelimin e bibliotekës shqiptare në manastir, këtë e ka bërë të ditur Ermira Selimi, njëra nga iniciatoret e kësaj iniciative: “Komuna e Gostivarit, kryesishtë zoti Arben Taravari më dhuroi ndimë për bibliotekën shqiptare në qytetin e Manastirit me 500 libra. Poashtu, pas Haraçinës, Shkupit dhe Manastirit, tubimin kombëtar të radhës me Marinin e kemi në qytetin e Gostivarit. Kryetarin e falënderoj shumë për kontributin e dhënë për bibliotekën shqiptare në Manastir.” shkruan Ermira Selimi në profilin e saj në facebook duke e shoqëruar me një foto së bashku me Taravarin.

Lexo më Shumë

Në vendin e tregut të vjetër gjysmë të hapur jo standard në Komunën e Kisella Vodës, pas ish-kinemasë së vjetër, është ndërtuar një objekt i mbyllur modern, i standardizuar, me sipërfaqe 250 metra katrorë dhe 16 vende. Me këtë është realizuar një nga premtimet e Orce Georgievskit, si kandidat për kryetar komune para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, shkruan Vërtetmatësi. “Premtim: Treg i mbyllur në Kisella Vodë” [Burimi:Porgrami parazgjedhor i Orce Georgievskit (f. 19); Data: tetor 2021] ARSYETIM: Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 si kandidat i VMRO-DPMNE-së, në programin e tij ndër projektet tjera…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga hotelin më të ri e më të madh në vend të brandit prestigjioz ndërkombëtar Meliá, me 520 dhoma dhe 470 të punësuar që do hapet këtë pranverë në Shqipëri. “Me hotelin më të ri e më të madh në vend të brandit prestigjioz ndërkombëtar Meliá, me 520 dhoma dhe 470 të punësuar, i cili hap dyert në pranverë buzë bregdetit Adriatik si një shembëlltyrë e Shqipërisë Turistike që përparon çdo ditë, ju uroj një ditë të bukur“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Lexo më Shumë

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se në periudhën e kaluar janë zbatuar matje të ajrit të ambientit në fabrikën e çimentos TITAN USJE dhe se janë konfirmuar përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme që ndotin ajrin. Ajo tha se ka marrë iniciativë për fillimin e procedurës penale. “Më askush nuk do të tolerohet. Shëndeti i të gjithë neve që jetojmë këtu nuk duhet të varet nga fitimet e disave. Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos USJE nga ku gjatë matjeve të ajrit të ambientit në fabrikë janë konstatuar përqendrime të…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i bën thirrje “biznesmenit anonim” nga Shqipëria i cili pretendon se posedon materiale komprometuese për zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi, t’i publikon të gjitha dhe të bashkëpunon me organet e ndjekjes penale. “Gjithçka që posedon duhet të publikohet, të dorëzohen tek organet dhe të bëjnë gjithçka që të ndihmojnë në hetim. Nuk më bëhet vonë aspak nëse është funksionar i lartë ose i ulët. Derisa ka kr im, do të përgjigjet”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Mediat në Shqipëri dhe në Maqedoni publikuan informacione të cilat sipas tyre, dëshmojnë se ekziston një grup përfshi…

Lexo më Shumë

Tirana do të përjetonte një ngjarje të madhe më tepër se tre dekada më parë, rihapjen e xhamisë në sheshin e saj qendror. 18 janari i vitit 1991 shënonte kthimin e lirisë së besimit, aq shumë të ëndërruar dhe të kërkuar. Një program kushtuar 32-vjetorit të atij momenti të paharrueshëm historik për besimtarët dhe qytetarët e kryeqytetit dhe të Shqipërisë u organizua dhe u mbajt nga Fondacioni ALSAR në ambientet e hotelit “Tirana International”. Vargjet kur’anore të kënduara mjeshtërisht mga mysafiri nga Turqia, hafiz Hakan Kutlu, pedagog në Universitetin “Fatih Sultan Mehmet” në Stamboll, e hapën programin në sallën “Balsha”,…

Lexo më Shumë

Takimi në Tiranë, ndërmjet liderëve të partive politike shqiptare me kryeminstrin e Shqipërisë Edi Rama, në aspektin përmbajtësor ishte i nevojshëm dhe mendoj se do të japë rezultat. Kështu deklaroi për televizionin Shenja, analisti politik, Xhelal Neziri, i cili vlerësoi se takimi ishte i mirë për nga përmbatja, mirëpo jo i duhur për nga forma. XHELAL NEZIRI, ANALIST POLITIK “Ishte i mirë për nga përmbatja për shkak se kishte për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar pikësëpari dhe më pastaj edhe të spektrit politik maqedonas rreth agjendës europiane, pra të rreshtimit me agjendat perëndimore në një kontekst gjeopolitik të rrezikshëm.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në selinë e partisë së tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe zëvendësin e tij, Refik Golli. Siç thonë nga ASH, Reka dhe Golli fillimisht ia kanë uruar Taravarit zgjedhjen si kryetar i ASH-së, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe tema me interes. “Në këtë takim ku isha i shoqëruar nga deputeti Abdulla Saliu dhe shefi i kabinetit Arben Fetai, biseduam rreth takimit të mbrëmshëm në Tiranë dhe ndamë mendime lidhur me zhvillimet rajonale dhe nevojës për hapjen formale të negociatave me BE-në”, u shpreh Taravari.…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Një delegacion i lartë kishtar rus i udhëhequr nga Mitropoliti Atnonij sot ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, për një vizitë tre ditore, por që kjo vizitë po tentohet të mbahet larg vëmendjes së opinionit. Kjo kishë është përkrahëse e fuqishme e diktatorit rus Vlladimir Putin dhe krimeve të tij që po kryen me agresionin në Ukrainë. Vizita misionare nisi pikërisht sot kur në Shkup erdhi zyrtari i lartë amerikan, Derek Chollet. Delegacioni misionar rus, në këtë periudhë turbulencash rajonale dhe gjeostrategjike, do të qëndrojë për tri ditë në RMV dhe do të vizitojë disa kisha dhe manastire.…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku 1. Edi Rama as që i bën hesap drejtuesit e partive të vogla në MV si puna e ASH, Alternativa apo Besa. Aspak. Fare. Marrëdhënia e Edit është vetëm me Aliun, me “kryeplakun”. Të tjerët janë vetëm kusur. Që do të thotë se 2. darka e nesërme nuk shtrohet për Aliun, sepse Aliu është bashkëshrues i darkës, por për partitë e vogla, për “kusurin”, të cilat 3. duke shkuar te Edi, kryeministri i shqiptarëve, kujtojnë se do ta legjitimojnë veten si figura relevante politike, pa e kuptuar se ata me këtë rast e legjitimojnë, në fakt, vetë Edin,…

Lexo më Shumë