Author: Jeta almakos

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Timço Mucunski thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për hyrje në Qeveri. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët që nga zgjedhjet e fundit parlamentare vepron si opozitë në lidhje me partinë në pushtet, BDI, shkruan Alsat. “Ai qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në…

Lexo më Shumë

Aleancës për Shqiptarët, sipas informacioneve jo zyrtare, i janë dhënë dy oferta për hyrje në Qeveri. Ofertat e parë është për bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën, ndërsa e dyta është pa Alternativën. Nëse Alternativa vendos të qëndrojë në koalicionin qeverisës, atëherë ASh do të udhëheqë me ministrinë e Shëndetësisë, Drejtësisë dhe dy poste të zëvendësministrave. Nga drejtoritë mund të udhëheqin me Fondin pensional, Postën, Librat amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat. Pakoja e dytë nëse Alternativa e braktisë Qeverinë, atëherë ASh, bashkë me Shëndetësinë dhe Drejtësinë, merr edhe ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të gjitha drejtoritë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nëjherit kryetar i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski në emisionin “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se problemi më i madh në sistemin politik dhe kulturën politike është sundimi i BDI-së për më shumë se 20 vjet. “Mendoj se problemi më i madh që e kemi në sistemit politik dhe kulturën politike është fakti se një parti politike si BDI-ja, është në pushtet më shumë se 20 vjet. Mendoj se do të ishte e shëndetshme dhe primare për BDI-në që të shkoj në opozitë”, tha Mucunski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nuk do të votoj për qeveri nëse ajo e shkel parimin bazë të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në organet e pushtetit, deklaroi sonte lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Trajanov për “Sitel”, tha se do të presë fillimisht se si do të jetë përbërja e qeverisë. Nëse BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bien dakord për ndarjen e ulëseve në Qeveri, Trajanov thotë se do ta mbështesë një qeveri të tillë, por, siç tha ai, “nëse shkelen parimet bazë, ky precedent mund të krijojë ndarje të rrezikshme në vend”. I pyetur se pse është kundër zgjerimit të kabinetit qeveritar me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, mëson TV21. Takimi është mbajtur në Gostivar, ndërsa e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i Taravarit. Nga atje kanë zbuluar se është biseduar për zhvillimet politike në vend, ndryshimet kushtetuese, perspektivën evropiane e vendit dhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare. Dy liderët kanë konstatuar se këto janë momente të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE-në janë prioritet strategjik, që do ndikojnë edhe në rrjedhën e zhvillimeve të tjera në vend dhe rajon, u shprehën nga kabineti…

Lexo më Shumë

Numri i pacientëve po rritet me shpejtësi dhe në vetëm një javë janë raportuar 1.346 raste, që është 64 për qind më shumë se javën e kaluar. Dibra, Krusheva dhe Resnja janë qytetet me më së shumti raste të gripit, ndërsa në komunat nga lindja nuk është regjistruar asnjë i vetëm. Spitali në Kozle dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve janë mbushur plot me pacientë, përfshirë edhe raste të konfirmuara të gripit. Më të vjetrit, nga ana tjetër, përfundojnë në klinikën infektive. Në këtë sezon, numri i të sëmurëve me grip është mbi 3000, prej të cilëve madje 70 për…

Lexo më Shumë

Arratisja si në filma e të burgosurit Bekim Memeti nga Burgu i Idrizovës bëri që të suspendohen 4 policë, në mesin e të cilëve edhe komandanti i burgut, Sërgjan Dimitrijevski si dhe drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Megjithatë ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi që shkarkimet nuk do të përfundojnë me kaq, por në këtë listë mund të gjendet edhe drejtori i burgut të Idrozovës. Por ky i fundit në një deklaratë me shkrim për Alsat thotë se nuk pret të shkarkohet ndërkaq shpreson që i arratisuri të kapet sa më shpejtë. “E sigurojmë opinionin se do të…

Lexo më Shumë

Sot gjatë hedhjes së kryqit në Kriva Pallankë me rastin e festës së krishterë të Pagëzimit – ka ndodhur një incident fatkeq. Në momentin kur kryqi ra në ujë, disa nga pjesëmarrësit u grumbulluan rreth tij. Ata vazhduan të tërhiqnin kryqin, ndërsa priftërinjtë nga ura u bënë thirrje që të ndaheshin. “Mos luftoni për kryqin, ju merrni kryq”, dëgjohet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale. Këto pamje janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale. https://www.facebook.com/watch/Palanecki.Dalaveri/

Lexo më Shumë

Moti pasdite e sotme dhe gjatë natës do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë një erë e fort jugore e cila do të arrijë shpejtësinë deri në 70 kilometra në orë. Siç njoftojnë nga DPHM, pasdite, gjatë natës dhe nesër në paradite në vendet në pjesët lindore, reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm. Nga orët e natës për shkak të uljes së temperaturave në pjesët malore dhe në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës.

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti është pritur sot në një takim pune nga ministri Financave i qeverisë së vendit tonë, Fatmir Besimi. Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim, Prof. Dr. Faton Shabani. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kontributi shumë domethënës që japin këto dy institucione në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e njoftoi ministrin Fatmir Besimi me intensitetin e punëve që zhvillohen në Universitetin…

Lexo më Shumë

Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike. Por, ky vendim duket se nuk vlen për zyrtarët e lartë të shtetit. Në dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Këshillit Komunal të Kavadarit, Stojanço Ramov, para fillimit të seancës së KK-së ka paralajmëruar këshilltarët që të kenë kujdes çka flasin dhe t’i fikin cigaret pasi të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes. “Para fillimit të mbledhjes vetëm t’ju informoj se kjo seancë do të emetohet online në televizionin KTV… tashmë është në emetim të drejtpërdrejtë. Andaj, lidhur me cigaret si dhe në…

Lexo më Shumë

Të shtunën do të mblidhet Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë mbledhje, siç bëjnë të ditur nga kjo parti për TV21, do të formohen organet e partisë. Siç bëhet e ditur, do të diskutohet edhe për mundësinë e hyrjes në Qeveri. “Të shtunën mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të partisë dhe aty do të formohen organet udhëheqëse. Pas Kuvendit organet e reja të partisë do të shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në Qeveri dhe bisedimet eventuale”, thonë nga ASh. Nuk pritet një vendim përfundimtar për hyrjen, pasi siç thonë nga ASh, kjo temë do të elaborohet për disa ditë…

Lexo më Shumë