Të shtunën do të mblidhet Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë mbledhje, siç bëjnë të ditur nga kjo parti për TV21, do të formohen organet e partisë.
Siç bëhet e ditur, do të diskutohet edhe për mundësinë e hyrjes në Qeveri.
Nuk pritet një vendim përfundimtar për hyrjen, pasi siç thonë nga ASh, kjo temë do të elaborohet për disa ditë radhazi, me organet qendrore, me strukturat lokale dhe me partinë në pushtet.
Mësohet se çështja e hyrjes në Qeveri do të diskutohet edhe nesër, në takimin që do të mbahet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Kujtojmë se lideri i kësaj partie, në emisionin ClickPlus në TV21, Arben Taravari, deklaroi se ka gjasa që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë, kjo siç sqaroi ai, për të mirën e qytetarëve.
Taravari shtoi se nëse ASh vendos të hyjë në Qeveri, do të ketë marrëveshje paraprake dhe me kushte konkrete./TV21