Policia e Kosovës ka konfirmuar se është përgjigjur me të shtëna ndaj një sulmi me veturë në një pikë kontrolli në Bistricë të Leposaviçit. Ndërsa përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe zyrtarë të Serbisë thonë se një serb u plagos gjatë incidentit. Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Njoftimi i plotë: Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviçit, ku janë rrezikuar zyrtarët…
Author: Jeta almakos
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në Bruksel realizoi takim bilateral me eurokomesaren e Energjetikës e Bashkimit Evropian, Kadri Simpson. Në takimin ishte e pranishme edhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu – Halili dhe ambasadori i misionit të Maqedonisë së Veriut në BE, Zulfi Ismaili Temë kryesore në takimin ishte mbështetja që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë së Veriut për përballje me krizën energjetike, masat që i ndërmerr vendi ynë në pjesën e sigurimit të furnizimit me energjensa, si dhe rritja e pavarësisë nga gazi rus. Ministri Bekteshi iu falënderua Bashkimit Evropian për mbështetjen financiare prej…
Duke e marrë parasysh faktin se Maqedonia, sipas analistit Ardian Demiri, që nga viti 2008 është në krizë permanente politike, është e nevojshme stabilitet i qeverisë. Kjo nevojë, sipas Demirit, shtohet më shumë sidomos tani kur vendin e presin sfida të rëndësishme politike, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese. “Mendoj që e nevojshme është përfshirja apo zgjerimi i shumicës parlamentare, për arsye se në situata të tilla politike është mirë të ketë një inkluzivitet më të madh shoqëror që do të garantonte një stabilitet më të madh politik apo social. Prandaj nuk e shoh si problem përfshirjen e ASh në qeveri”, deklaroi…
Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sot para selisë së LSDM-së ka theksuar se do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës. “Qëndrimi i LD-së dhe qëndrimi im si kryetar i partisë është i qartë. Do të mbështesim rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës. Është përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në qeveri dhe në institucionet tjera. Nëse devijohet nga ai parim, atëherë nuk do ta përkrahim rikonstruimin e Qeverisë”, tha Trajanov.
Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, në një intervistë për “Telma” ka deklaruar se beson se ky vend është i gatshëm t’i përgjigjet detyrës, edhe pse i duhet të marrë vendime të vështira në rrugën drejt BE-së. Ajo foli edhe për ndryshimet kushtetuese që janë të rëndësishme që Maqedonia e Veriut të ecë përpara. Ambasadorja e përshëndeti lëvizjen e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili shkoi për të biseduar me autoritetet në Sofje. “Udhëheqësit nga të dyja anët e kufirit mund të diskutojnë me qetësi”, tha ajo. Ajo thotë se në muajt në vijim do të publikohen…
Prokurori publik Gavril Bubevski pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës, në të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe gjykata i ka dënuar me dënim prej 12 vitesh burg, tha se është i kënaqur me aktgjykimin, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Sasho Mijalkov, ka paralajmëruar se do të paraqesin ankesë lidhur me të. “Duke pasur parasysh se në çdo procedurë ankimore çështja tashmë është e rënduar, nuk do të bëja ankesë lidhur me dënimin dhe mendoj se është…
“Maqedonia e Veriut për momentin gjendet në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”, kështu deklaroi në fjalën e tij para qytetarëve dhe strukturave partiake në Tetovë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)-Ali Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë”. “Është një moment historik që ti thërrasim njerëzit, dhe të ulemi e bisedojmë. Mjaftë kanë qenë në garë, provuan 20 vjet partitë politike. 14 janë regjistruar e çregjistruar deri tani, dhe asnjë nuk ka mundur ta fitojë BDI-në. Dhe ne duam tani të hapet një etapë e re për shqiptarët, një front përshpejtuar nga paradhoma në dhomën e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar një të arratisur nga burgu i Kumanovës. Nga MPB thonë se i njëjti është dërguar në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg. “Sot (23.01.2023) në ora 00:30, zyrtarët policorë të MPB-së së Kumanovës kanë privuar nga liria G.M.(25) nga Kumanova. Ai kërkohej për arratisje nga Burgu K’shanje, ku vuante dënimin me burg. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.
Hetimet do të tregojnë nëse Hristijan Pendikov është sulmuar në Ohër për shkak se është ndjerë si bullgar dhe policia do të përgjigjet për detajet e ankesës së Hristijanit për kërcënimet tre ditë përpara se të rrihet. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë për televizionin bullgar “BTV”, në lidhje me incidentin në Ohër. “Ajo që është e rëndësishme për mua është ajo që tha Hristiani dhe nëna e tij, e cila është se arsyeja e incidentit ishte shprehja e tij se ai i përkiste komunitetit bullgar. Edhe pse sulmuesit thonë ndryshe, se kanë…
Dje në ora 17:13 në SPB Shkup është raportuar se një djalë 12-vjeçar nga Shkupi ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Luka Gerov” në Shkup. Sipas denoncimit të nënës, i mituri është rrëzuar në moment teksa ka qenë i vetëm në dhomë. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll, ndërsa i mituri është dërguar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kanë kaluar gati dy muaj që kur sektori i ushqimit ka filluar të përdorë energjinë elektrike të subvencionuar nga shteti, por qytetarët ende nuk vërejnë ulje të çmimeve të ushqimeve nëpër tregje. Me përjashtim të disa produkteve bazë, çdo gjë tjetër ose shitet me të njëjtin çmim si para dhjetorit ose ka rritje të çmimit, në kundërshtim me obligimin për ulje prej të paktën 10%. Aktivisti i drejtësisë sociale, Zdravko Saveski thotë për Alsat se qeveria duhet t’u japë kohë kompanive shtatë ditë për të ulur çmimet dhe nëse ende nuk ka ndryshim, duhet të gjobiten. “Shteti është i detyruar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njofton se në Këshillin e Sigurisë të sotëm diskutuam për një sërë temash, si kryesimi ynë me OSBE-në dhe potenciali që kryesimi sjell në lidhje me situatën me luftën në Ukrainë, si dhe situatën në veri të Kosovës e cila aktualisht është duke u qetësuar. “Ndamë vlerësimin me presidentin e vendit, Pendarovski, se agjenda evropiane, që është synim strategjik i vendit tonë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Republikën fqinje të Bullgarisë, nuk duhet të lejohen të bëhen viktimë e nacionalizmit dhe politikave populiste, nga cilido prej tyre”, shkruan Kovaçevski në Facebook. Dua t’i…

