Kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për zhvillimet aktuale në marrëdhëniet mes dy vendeve. Shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare njoftoi se të dy kryeministrat kanë biseduar për nevojën që festimet e ardhshme të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa probleme. Lidhur me këtë, të hënën, më 30 janar, zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” Plamen Tonçev do të kenë takim pune me kolegët e tyre maqedonas në…
Author: Jeta almakos
Këtë dimër qytetarët përballem me kokëçarje sa i përket ngrohjes së ambientit të tyre në ditë dimri. Disa ngrohen me rrymë e ngrohje, të tjerët në kombinim me dru, ndërsa një pjesë e qytetarëve ngrohen vetëm me dru. Të anketuar nga Alsat qytetarët thonë se kanë blerë dru mjaftueshëm për tu ballafaquar me të ftohtin, por duke pasur parasysh çmimet e larta, ngrohja këtë vit po u kushton shumë. Çmimet lëvizin varësisht prej depos dhe kohës kur janë blerë. “Me shporet me dru… Shumë shtrenjtë Sa e keni marrë një metër kub? 6000 denarë. ”, tha një qytetar. “Kemi bërë, mjaft…
Një zënkë mes të burgosurve në Idrizovë, për pak ka mundur të jetë fatale për një gardian të burgut, i cili ka hyrë të qetësojë situatën. Në atë moment, njëri nga të burgosurit ka tentuar ta sulmojë atë me thikë, përcjell Klan Macedonia. Fatmirësisht, policët kanë arritur ta shmangin sulmin duke ia marrë thikën nga duart të burgosurit. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Më datë 26.01.2023 në ora 18:30 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 14:00 ka pasur një zënkë mes disa të burgosurve dhe pas intervenimit të…
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në selinë në Tetovë po mban mbledhjen e paralajmëruar pas vendimit të fundjavës në Kuvendin Qendror për formimin e ekipit negociator për pjesëmarrjen e partisë në Qeveri. Nga ora 17:00 ky organ partiak u mblodh për të vendosur se kush do të marrë pjesë në ekipin për negociata me Qeverinë. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, para fillimit të seancës ka njoftuar shkurt se do të formohet një ekip negociator, por fillimisht do të dëgjojë qëndrimet e anëtarëve të kryesisë. ” Le të flasim, të takohemi së pari, të flasim. Së pari më lejoni të…
Prokuroria Publike e Qarkut në Sofje ka nisur procedurë parahetimore për shkak të kërcënimeve me jetë të Hristijan Pendikovit, i cili u lëndua në një incident para një objekti hotelerie në Ohër më datën 19 të këtij muaji. Siç informoi zëdhënësja e Prokurorisë Publike, Sijka Mileva, Pendikovi ka dorëzuar kallëzim në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë se në një publikim në rrjetin social “i është dërguar mesazh kërcënues në gjuhën maqedonase”, si dhe se në internet janë publikuar fotot e tij me thirrje për “dhunë ndaj tij”. Sipas…
“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake. “Më bëhet zemra mal në çdo tubim të Tetovës! Po bëhen shumë pyetje të mira dhe të gjitha bëhen për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale. Për përdorimin e dygjuhësisë, unë do them ta ndiqni seancën qeveritare të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, çdo shkrim sot është në…
Nga ambasada amerikane në në Maqedoninë e Veriut, kanë deklaruar se komentet e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski, ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe ata dënojnë pa kushte të gjitha kërcënimet me dhunë “Këto çështje duhet të trajtohen me dialog, jo me retorikë dhe ne kemi bërë thirrje për de-përshkallëzimin e çdo gjuhe agresive në të dy anët e kufirit”, thonë nga Ambasada Amerikane duke u përgjigjur në pyetjen e “360 shkallë”. Dje në një prononcim për “Nova” bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që të shpallet persona non grata, Xhambaski në mënyrë…
Përveç deklaratave të krerëve shtetëror se vendi kërcënohet nga dezinformatat dhe sulmet hibride ruse, qytetarët dhe organizatat nuk kanë asnjë informatë se çfarë masash po ndërmerr shteti kundër ndikimit dhe propagandës ruse në vend, thotë analisti Zharko Trajanovski. Sipas tij, edhe pse shteti shumë vite më parë ka sjellë strategji për të luftuar dezinformatat, deri më tani nuk dihet asgjë rreth efekteve të kësaj strategjie. “Jemi të vetëdijshëm se politikanët e nivelit më të lartë, thanë se ato ekzistojnë por ne nuk e dimë se çfarë masash merr shteti kundër këtyre kërcënimeve dhe kundër këtyre sulmeve të dezinformatave. Ne kemi…
Mbrëmjen e sotme në pikëkalimin kufitar Bllacë, në drejtim të Shkupit, janë paraqitur radhë të gjata veturash. Radha e veturave që prwsin të kalojnë në drejtim të Maqedonisë është përmbi një kilometër dhe pritet më shumë se gjysmë ore. Pritje ka vetëm në drejtim të Maqedonisë dhe jo anasjelltas. Nuk është hera e parë që radhë të tilla paraqiten në këtë pikëkalimi dhe më të shpeshta janë në orët e mbrëmjes në drejtim të vendit tonë.
Në emisionin Klan Debat, ish ambasadori Ylber Hysa tha se në serbi janë të ndarë sa i përket mendimit rreth agresionit rus në Ukrainë, por shumica mendon se Putin ka të drejtë. ”Mesiguri ky mund zgjat shumë kohë, por për disa arsye e dimë se Serbia është e ndarë si shoqëri shumica mendojnë se Rusia dhe Putini e bëjnë mirë në Ukrainë dhe kanë të drejtë dhe se kjo është arsyeja e madhe anti Nato. Beogradi dëshiron të bëj tregti të afrohet me Perëndimin por ndërkohë duhet të bëj kujdes se si do ndikojë në politikën vendore” – tha Ylber Hysa.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se edhe këtë vit do të vazhdojnë subvencionet me krizën ekonomike dhe energjetike për çka janë paraparë 225 milionë euro në buxhet. Siç tha, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Qeveria premtoi se nuk do të ketë goditje çmimesh për qytetarët deri në fund të vitit 2023. “Në kabinetin tim kam angazhuar këshilltarë me përvojë të madhe në ekonomi dhe energjetikë, kemi punuar natë e ditë, me plan, me njohuri dhe me angazhimet që i bënë të gjitha institucionet, u konfirmua se mundet qytetarëve t’u realizohet ajo që u është premtuar dhe të mos ketë…
Kryetari i partisë OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë. Ai deklaroi se partia e tij ka paralajmëruar për atë që po ndodh tani në marrëdhëniet maqedono-bullgare, sepse Maqedonia ka bërë shumë lëshime. “Me sa kuptoj unë, ambasadori i fqinjit tonë lindor nuk është në këtë vend, autoritetet në Sofje po e trajtojnë si revoltë për shkak të ngjarjes që ndodhi në Ohër. Njëra palë dorëzohet pas gjithçkaje, gjunjëzohet, tregon shtyllën kurrizore dhe pala tjetër praktikisht fiton gjithçka. Ajo palë, në këtë rast Bullgaria, mendon se është e drejta e saj e natyrshme të marrë…

