Prokuroria Publike e Qarkut në Sofje ka nisur procedurë parahetimore për shkak të kërcënimeve me jetë të Hristijan Pendikovit, i cili u lëndua në një incident para një objekti hotelerie në Ohër më datën 19 të këtij muaji. Siç informoi zëdhënësja e Prokurorisë Publike, Sijka Mileva, Pendikovi ka dorëzuar kallëzim në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë se në një publikim në rrjetin social “i është dërguar mesazh kërcënues në gjuhën maqedonase”, si dhe se në internet janë publikuar fotot e tij me thirrje për “dhunë ndaj tij”. Sipas Milevës, prokurori publik kompetent ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme që të bëjë hetime pas kallëzimit.
Data 25.08.2026
Aktuale
- I kërkuar për të vuajtur 2 vite burg, 20-vjeçari tenton t’i ikë policisë dhe përplaset me një mur dhe makinën e MPB-së
- Shteti i ka 315 milionë euro borxh sektorit privat
- Eksperti i Prokurorisë për rastin “Puls”: Gjendja e objektit në vitin 2012 nuk e ka shkaktuar pasojën e zjarrit në vitin 2025
- Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare
- BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë
- Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
- Sulmet e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor rriten me 63 për qind
- “Më thonë që i është dhënë visto filanit e fistekut”, Braçe reagon pas mbledhjeve të Ramës në Pogradec: Do i shkoj deri në fund garës për Tiranën dhe do të fitoj



