Author: Jeta almakos

Siç ka konfirmuar MPB-ja, Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, nesër në Shkup do të bisedojë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por, sic njofton KlanM, nuk parashihen deklarata për gazetarët. “Ftojmë mediat e interesuara ta ndjekin ceremoninë solemne të pritjes dhe të xhirojnë inserte nga takimi zyrtar. Nuk parashihen deklarata nga Ministrat. Pa përfundimit të takimit zyrtar do të publikohet komunikata për media” – thuhet në paralajmërimin e MPB-së. Cfarë do të prodhojë takimi i nesërm në Shkup, pritet të shihet. Por, ardhja e grupeve të organizuara bullgare, mes tyre edhe radikalë sikurse Eurodeputeti Xhambaski, më 4 Shkurt në…

Lexo më Shumë

Pas formimit të ekipit negociator dhe gatishmërisë së ASH-së që sa më shpejtë të nisin negociatat, nuk ka detaje as nga ASH-ja e as nga LSDM-ja se kur pritet takimi I grupeve negociatore. Merret vesh se ka pasur konsultime gjatë fundjavës, kurse për javën e ardhshme pritet takimi zyrtar mes ekipeve negociatore, përfshirë edhe liderët Kovaçevski dhe Taravari. Për momentin ASH-ja dhe LSDM-ja thonë se për koalicionimin eventual fillimisht do të vendoset për qëllimet programore e më pas për zgjidhjet kadrovike. Zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski, sic njofton KlanM, përsëriti se do të negociojnë me secilën parti që është “pro”…

Lexo më Shumë

Nutricionistët kanë ngritur shqetësimin se shumica e frutave dhe perimeve kanë përmbajtje të lartë të pesticideve në Maqedoninë e Veriut. Dredhëzat kryesojnë listën e produkteve që përmbajnë më shumë pesticide, ndërsa më pas vijnë mollët, dardhat, portokajtë, limonët, patatet, domatet, sallata jeshile, speci, e spinaqi, sipas Alsat. Ekspertët thonë se në treg nuk gjen më produkte 100% bio. Sipas nutricionistes Ana Antovska, që ndikimi i pesticideve të jetë sa më i vogël, nevojitet larje e gjatë e frutave dhe perimeve. “ 75% e pesticideve, anulohen nëse frutat lahen mirë. Disa fruta trajtohen apo lyhen me dyllë me qëllim që të…

Lexo më Shumë

Ekipet negociuese të prira nga krerët e partive Arben Taravari dhe Dimitar Kovaç¬evski do të takohen ditëve në vijim për t’i dhënë një epilog përfundimtar temës së inkuadrimit të ASH-së në Qeveri. Sipas analistit Sefer Selimi, ASh ka vendosur moti kohë për t’ju bashkuar koalicionit qeverisës, ndërsa këtë zgjatje e kanë përdorur për të testuar reagimin e opinionit publik. Negociatat janë duke u zhvilluar kryekëput mbi bazë të interesave partiake, thotë ai. “Normalisht që palët janë dukë bërë kalkulimet e veta dhe janë kryekëput kalkulime për interesa partiake, për atë se si do të reflektojë ajo në zgjedhjet e ardhshme…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi ka paraqitur urën e re në Gostivar të cilës i kanë dhënë formën e urës së Gurit, shkruan Top24 Në foton e ti që ka publikuar Taravari ka shënuar vetëm një fjalë të vetme duke shprehur kështu dashurinë dhe përkushtimin për qytetin e tij.

Lexo më Shumë

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, në pjesët malore veriore me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 6 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë. Nga nesër do të mbizotërojë mot i ftohtë dhe i…

Lexo më Shumë

Sot (29 janar 2023) në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00, punonjësit e Policisë së Departamentit të Uniformës së Policisë nga të gjitha drejtoritë e punëve të brendshme, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Administrata e të hyrave publike ka kryer kontroll aksionar në objektet hotelierike në 272 lokacione, ku janë përfshirë 18 kazino në zonën e RSSH Shkup dhe RSV Kumanovë. Gjatë kontrollit, në territorin e SVR Shkup, më saktësisht në zonën e Çairit, është konstatuar një kundërvajtje nga neni 80 i Ligjit për Armët, ku i është gjetur…

Lexo më Shumë

Në Qeveri BDI-ja është faktor më i madh se LSDM-ja dhe është normale që Kovaçevski do ta thotë atë që Ahmeti dëshiron ta dëgjojë. Këtë e deklaroi Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratat e Kovaçevskit se një Qeveri kundër BDI-së, është ide e keqe. “Nëse Ali Ahmeti dëshiron ta dëgjojë këtë, atëherë Kovaçevski do ta thotë atë. Gjërat atje funksionojnë përafërsisht kështu. Dihet kush është pronari, e kush vasali. Në këtë rast, Aliu është pronari, e Dimitar Kovaçevski vasali. Dimitar Kovaçevski do ta deklarojë atë që do t’i thotë Aliu. Ky njeri në politikë është vendosur, nuk është zgjedhur dhe njerëzit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për çështjen e Kosovës. “Presidenti Vuçiq dhe unë kemi gjithmonë qëndrime shumë të forta, pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës, të cilën ai e quan Kosovë dhe Metohi. Për mua Kosova është shtet i lirë, demokratik, sovran. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin”. “Dikur nuk kemi pasur komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do…

Lexo më Shumë

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK. Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori. “Po, pacienti i dyshuar për plagosjen e dy grave ka vdekur”, tha shkurt, Govori. Gjatë ditës u raportua se nanë e bijë që u plagosën sot në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka theksuar në intervistën për Lajm se Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollën ai, Harun Aliu, babai i tij dhe shokët e tjerë. “Edhe koburet e atij që pretendon se vjen nga tabora apo çeta e koburxhinjëve i kemi sjellë unë Harun Aliu, babai im e shumë shokë tjerë. Me këto janë përpjekë më dal faqebadhë. Por edhe ai tjetëri i opozitës maqedone mos të shfaqet në opinion me kallashnikovë. Nuk është koha e kallashëve dhe kobureve dhe ti lënë anash ato. Unë i kuptoj të dyja palët që u ka ardh…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se vendi ndodhet përballë epidemisë së fruthit për shkak të rënies së numrit të fëmijëve të vaksinuar nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, mbulimi me vaksinën kundër fruthit nga 90 për qind sa ishte para pandemisë COVID-19, tash ka rënë në 70 për qind. Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 kur u shpall epidemia e fruthit, mbulimi me vaksinën kundër fruthit ishte rreth 80 për qind, ndërsa tani kjo përqindje është shumë më e ulët, ndaj rreziku i një epidemie të re të fruthit është…

Lexo më Shumë