Pas formimit të ekipit negociator dhe gatishmërisë së ASH-së që sa më shpejtë të nisin negociatat, nuk ka detaje as nga ASH-ja e as nga LSDM-ja se kur pritet takimi I grupeve negociatore. Merret vesh se ka pasur konsultime gjatë fundjavës, kurse për javën e ardhshme pritet takimi zyrtar mes ekipeve negociatore, përfshirë edhe liderët Kovaçevski dhe Taravari.
Për momentin ASH-ja dhe LSDM-ja thonë se për koalicionimin eventual fillimisht do të vendoset për qëllimet programore e më pas për zgjidhjet kadrovike. Zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski, sic njofton KlanM, përsëriti se do të negociojnë me secilën parti që është “pro” rrugës evropiane të vendit pa saktësuar nëse krahas për ndryshimet kushtetuese hyrja e ASH-së në Qeveri, ka të bëjë me problemet në BDI me “Grupin e Zjarrit”, por edhe pakënaqësitë e partnerëve të koalicionit Alternativa dhe Lidhja Demokratike që kundërshtojnë zgjerimin e koalicionit qeveritar.
“ASH-ja është njëra nga partitë që thotë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që të vazhdojë rruga evropiane e vendit. Këtë e ka paralajmëruar disa herë dhe lidhur me këtë duhet harmonizim shtesë të programeve” – tha Darko Kaevski, LSDM.
VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, mbetet në qëndrimin se me ose pa ASH-në në Qeveri, ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë. Sipas nënkryetarit Aleksandar Nikolovski, përpjekja e Taravarit për të përforcuar koalicionin qeveritar, është vetëm matematikë për pushtet, për shkak se shumicë për ndryshime kushtetuese, nuk ka.
“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravari, e njoh një tjetër dhe më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo dicka tjetër, vetë duhet ta thotë. Ndoshta është I shantazhuar, kësi biseda dëgjohen nëpër kuloare, por nuk dua të spekuloj” – tha Aleksandar Nikolovski.
Kanë reaguar nga ASH-ja, sic njofton KlanM, duke I bërë thirrje Nikolovskit, sic thonë të kthjellet, për shkak se, sipas tyre, lider I partisë sipas anketave të IRI-t është Nikola Gruevski.
”Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj per fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica” – thone nga ASH-ja.
Përkundër faktit që në rast të hyrjes së ASH-së në Qeveri, shumica do të stabilizohej, me cka shpërndarja e Kuvendit do të ishte e pamundshme, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se opsioni për zgjedhje të parakohshme mbetet i hapur. /KlanMacedonia/