Ekipet negociuese të prira nga krerët e partive Arben Taravari dhe Dimitar Kovaç¬evski do të takohen ditëve në vijim për t’i dhënë një epilog përfundimtar temës së inkuadrimit të ASH-së në Qeveri.
Sipas analistit Sefer Selimi, ASh ka vendosur moti kohë për t’ju bashkuar koalicionit qeverisës, ndërsa këtë zgjatje e kanë përdorur për të testuar reagimin e opinionit publik. Negociatat janë duke u zhvilluar kryekëput mbi bazë të interesave partiake, thotë ai.
“Normalisht që palët janë dukë bërë kalkulimet e veta dhe janë kryekëput kalkulime për interesa partiake, për atë se si do të reflektojë ajo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, janë kalkulime se në cilat resorë mund të kenë impakt më të madh në trupin e tyre votues dhe nga ana tjetër qeveria normalisht se kalkulon se cilat nga resorët aktualë duhet t’i humbin partitë në qeveri në kurriz të zgjerimit të kësaj shumice. Edhe pse unë mendoj që kjo punë është e kryer një muaj më herët ndërsa tani po konkretizohet me negociata konkrete.”- deklaroi Sefer Selimi – Analist Politik.
Selimi apetitin e ASh-së për resorë të fuqishëm e arsyeton me riskun e përfshirjes së saj në vitin e fundit të kësaj qeverisjeje.
“De fakto ASh është e interesuar që të marrë sa më shumë që mundet nga ai pushtet që është në dispozicion dhe kjo me shumë të drejtë për shkak të riskut që e sjell përfshirja e ASh-së në qeveri në një vjeçarin e fundit të kësaj qeverie të cilën ajo ashpër e ka kritikuar tre vitet e kaluara dhe është e natyrshme që negociatat jo që janë të vështira por do të shkohet me kërkesa maksimale që në njërën anë të arsyetojnë hyrjen në qeveri ndërsa nga ana tjetër për të ushtruar pushtetin dhe për të konsoliduar në një farë forme pushtetin brenda partisë edhe kryetari i ri i ASh-së Arben Taravari.”- pohoi deklaroi Sefer Selimi – Analist Politik.
Nuk ka rrezik real për rrëzimin e qeverisë vlerëson Seferi, por thotë se është evidente që shumica aktuale nuk është stabile, kjo për shkak të përçarjes së BDI-së dhe aleatit tjetër, që është Alternativa, që sipas Seferit nuk do të gjejë vend në qeverisjen e ardhshme. Votat për ndryshimet kushtetuese Seferi deklaron se do të kërkohen te partitë opozitare, që sipas tij edhe do të sigurohen ngaqë siç shprehet këto ndryshime janë më pak të dhimbshme se sa ndryshimi i emrit.