Author: Jeta almakos

Lidhje dashurie në mes dy fëmijëve në Shkup. Por rasti ka arritur në polici, ngaqë djali, videot me përmbajtje eksplicite të vajzës, nëpërmjet celularit ua ka dërguar më shumë individëve. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e vajzës 42-vjeçare, ndërkaq nga SPB Shkup thonë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit, përcjell TV21.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe Taravari biseduan për shumë tema aktuale lidhur me përcaktimet strategjike të shtetit. U diskutuan përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, fillimi i negociatave me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë në BE dhe partneriteti strategjik që Maqedonia e Veriut ka zyrtarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fokus të bisedimeve mes Kryeministrit Kovaçevski dhe Taravari ishte lufta e padiskutueshme kundër korrupsionit në kuadër të proceseve reformuese që po…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë këtë vit, me 40 pikë indeksi, renditet e 85-ta nga 180 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të Transparency International për vitin 2022. Sipas kryetares së Transparency International – Maqedoni, Slagjana Taseva, #rezultati është shqetësues dhe pak i përmirësuar, sepse jemi ende shumë të ulët dhe nuk mund ta kalojmë kufirin e vendit të 60-të, ku ishim në vitin 2000, ndërsa tashmë kemi folur për luftë sistematike kundër korrupsionit për 20 vjet”. “Gjendja me korrupsionin nuk është përmirësuar dhe nuk mund të konstatojmë se me një apo dy pozita renditje më të mirë se vitin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se sot nuk kanë folur me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për zgjidhje kadrovike, përcjell TV21. Megjithatë, Taravari theksoi se ASH-ja ka kuadro të mira për udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë. “Nuk kemi biseduar aspak për zgjidhje kadrovike, megjithatë së shpejti do të flasim. Po, njëra nga Ministritë për të cilën kemi kuadro më të mira është Ministria e Shëndetësisë, megjithatë aspak nuk e kemi theksuar këtë”, tha mes tjerash Taravari.

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski distancohet nga problemet mes transportuesve privatë dhe Qytetit të Shkupit. Një ditë më parë transportuesit privat ishin të gatshëm për dialog, por pavarësisht kësaj një gatishmëri e tillë nuk vërehet as nga Qyteti i Shkupit dhe as nga kryeministri Kovaçevski. Ky i fundit tha se Qeveria do të ketë takim me çdokënd, por nuk precizon nëse do të takojë transportuesit privat dhe kur do ta bënte diçka të tillë. Theksin e vendos tek fakti që Qeveria nuk ka kompetenca. “Qeveria nuk ka asnjë lloj kompetence në transportin publik në Qytetin e Shkupit apo mbi cilindo qoftë qytet tjetër…

Lexo më Shumë

Zjarri në spitalin modular në Tetovë, u përhap shumë shpejtë, për 10 deri 15 sekonda. Kështu e nisi dëshminë e tij në gjykimin për modularin mjeku Mustafa Tahiri i cili natën e tragjedisë ishte kujdestar. Para trupit gjykues ai tregoi se si kishte tentuar që me batanije t’i shpëtojë pacientët. “Isha në ndërrim kur ndodhi ngjarja. Zjarri fillimisht u përhap në dhomën 3 pasi bëmë reanimacionin e njërit nga pacientët. Fillimisht hodha një batanije të pacientëve përmbi zjarr por nuk shuhej. Dola të kërkoj kovë me ujë por nuk gjeta. Shkova deri te Klinika Infektive të kërkojë ndihmë por derisa…

Lexo më Shumë

PYETJE TENDENCIOZE PSE I THONI MINISTRIT JU I KOORDINONI? Pse i thoni ministrit ju i koordinoni…jo jo nuk e pata për ligjin, por për Këshillin se kush i koordinon. Nuk i koordinojmë ne por Qeveria. A e dini ligjin?….“ Kështu ka reaguar këshilltari i ministrit të Arsimit, Shpëtim Latifi, duke komentuar mënyrën e parashtrimit të pyetjeve, madje duke thënë që po bëhet pyetje tendencioze. Edhe pse ministri Shaqiri veçmë u përgjigj në çdo pyetje të parashtruar. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nuk ndjehet fajtor për mungesën e librave e as për gabimet në librat shkollor pasi që këtë e koordinon…

Lexo më Shumë

Intelektuali shqiptar Arben Llalla përmes një interviste ekskluzive për InfoShqip ka komentuar në lidhje me ngjarjet dhe përplasjet e fundit që po ndodhin në kampin politik të BDI-së, shkruan InfoShqip. Llalla thotë se kjo është një luftë për interesa personale që nisi gjoja për të dhënë llogari për Ministrat dhe funksionarët e partisë, ku pastaj vazhdoi me idene që të shpëtojnë Ali Ahmetin nga Artan Grubi, por sipas Lallës në realitet e gjithë kjo luftë bëhet për interesat personale dhe milionat e Musa Xhaferit, që tani nuk ka as funksione politike dhe as funksione shtetërore, ku frikësohet se me vettingun…

Lexo më Shumë

“Gjasat që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri janë të mëdha. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por probabiliteti që të ndodhë është real”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, 90 për qind e objektivave të programit janë të sinkronizuara, nuk kemi diskutuar çështjet kadrovike, në ditët në vijim do të hapim edhe zgjidhjet kadrovike. “Shpresoj se në ditët në vijim do të ketë një takim të ri dhe do të flasim edhe për zgjidhje kadrovike”, tha Taravari. Ai theksoi se ka disa kërkesa për të cilat thotë se ai dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari menjëherë pas takimit me Kovaçevskin deklaroi se në aspektin programor 90 për qind të çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike. “Në aspekt programor mendoj se pjesa dërmuese e çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë. Mund të them 90 për qind të propozimeve tona që i propozuam, besoj se së shpejti qeveria do të del me komunikatë dhe do të informoheni. Për çështjet kadrovike nuk biseduam fare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së, pas takimit me Kovaçevskin. I pyetur për çështjen e korrupsionit, Taravari u përgjigj se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk i përkrah dhe nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Këto gjëra bëhen vetëm për hirë të përfitimit personal të Arben Taravarit, skuadrës përreth tij dhe për interesat partiake. Këto janë vendime që ata i marrin vetë. Por se si do të ndikojë në partinë e tyre do ta shohin vetë ata. Thelbësore është që të harrojnë se kuptimi i demokracisë është: se kur garon në zgjedhje, ka pushtet dhe opozitë, thotë Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-së në intervistën e sontme në “Tema e Ditës” në Ditarin Qendror në Tv Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes…

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes demokratike Pavle Trajanov, që nga viti 2005 nuk tërhiqet nga ideja për formimin e Agjencisë së pavarur për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Institucionet e deritanishme nuk kanë qenë rezistente nga proceset korruptive. Trajanov theksoi se Agjencia do të jetë e pavarur me bord drejtues që do ta përbëjnë 13 deri 15 persona ekspert dhe me integritet që do ta zgjedhin drejtorin. Në mesin e tyre do të ketë profesor universitarë, anëtarë të Komisonit për parandalimin e korrupsionit, avokat, gazetarë dhe njohës të tjerë të rrethanave.  “Pres mbështetje, tani në…

Lexo më Shumë