VMRO-DPMNE nuk i përkrah dhe nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Këto gjëra bëhen vetëm për hirë të përfitimit personal të Arben Taravarit, skuadrës përreth tij dhe për interesat partiake.
Këto janë vendime që ata i marrin vetë. Por se si do të ndikojë në partinë e tyre do ta shohin vetë ata. Thelbësore është që të harrojnë se kuptimi i demokracisë është: se kur garon në zgjedhje, ka pushtet dhe opozitë, thotë Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-së në intervistën e sontme në “Tema e Ditës” në Ditarin Qendror në Tv Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes a mendon se me hyrjen e ASH-së në qeveri mund të ndodhin ndryshime kushtetuese.
Nikolloski nuk e sheh të logjikshme hyrjen e ASH-së dhe as pse ndonjë shqiptar do t’i votonte ata meqë ulen për të negociuar me BDI-në, i cili është kundërshtari kryesor politik i tyre.
Cila është logjika e ekzistencës së ASH-së nëse hyn në të njëjtën qeverisje me BDI-në, të cilën deri dje e sulmonin si kundërshtarin kryesor.
Nikolloski thekson se edhe nëse ka marrëveshje për hyrjen e ASH-së në qeveri, sërish ka pakënaqësi të madhe në shumicën parlamentare të cilët seriozisht mendojnë se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare nga ku do të dale legjitimiteti i partive politike në shtet.
Mendoj se ka një numër serioz të deputetëve nga shumica ekzistuese qeveritare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Alternativa që nuk pajtohen me politikat e qeverisë, tha Nikolloski. /ALMAKOS/