Duke parafrazuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ku thotë se ndoshta finalja e krizave është lufta në Ukrainë, i pari i integristëve, Ali Ahmeti nga Bervenica tha se lufta në Ukrainë po bëhet me zemër dhe se me shumë gjasë do të fitohet. “Kemi qenë edhe ne në periudha të vështira. Luftën e fiton ai që lufton me zemër. Unë jam i bindur, dhe pas informacioneve që kam marrë nga Bujari e Talati që kanë takuar drejtpërdrejt njerëz atje, lufta në Ukrainë po bëhet me zemër, dhe ata do ta fitojnë. Mirëpo Rusia është e pabesë. Po e…
Author: Jeta almakos
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktakuza nuk paraqet akt individual, me të cilin vendoset për liritë dhe të drejtat individuale për qytetarët, respektivisht për kufizimin ose marrjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, të garantuara me Kushtetutë, por bëhet fjalë për parashtresë, respektivisht akt të njëanshën procesual, i cili është bazë për udhëheqjen e procedurës penale dhe e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshoski, për rastin ku theksohet kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, ndërsa si akt me të cilin janë shkelur liritë dhe të drejtat, ka parashtruar aktakuzë dhe vendim me të cilin dokumenti…
Nga kabineti i zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse ministri i jashtëm Bujar Osmani do të mbajë përgjegjësi për shkeljen e kodit etik të funksionarëve. Kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska, konfirmoi për Alsat se nisma e përgjegjësisë është nisur në kabinetin e Gërkovskës duke shtuar se presin përgjigje. Sipas antikorrupsionit, ministri Osmani nuk është dashur të dalë në konferencë për media të partisë gjatë orarit të punës. Sipas Kodit të etikës, bartësit e funksioneve ekzekutive mund të marrin pjesë në veprimtari partiake si anëtarë të partive politike, por vetëm jashtë orarit…
Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të vazhdojnë negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Krahas Kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në grupin negociator të LSDM-së do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Ministri Ljupço Nikolovski dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitreski. “Është një hap përpara në zgjerimin e aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat dhe diferencim I qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, për stabilitet të domosdoshëm në këtë periudhë kyçe lidhur me…
Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një kumtese për media iu është përgjigjur zërave se do të marrë dikasterin e Drejtësisë, përcjell TV21. Ata thonë se kanë vullnetin politik dhe guximin për të çuar para reformat në drejtësi dhe për të bërë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. “Pa vullnet politik, është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit. “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022″ është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi. Në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse…
Zënka mes dy të rinjve për shkak të një vajze ka përfunduar keq për njërin prej tyre. I mituri 15 vjeçar ka goditur me thikë një 18 vjeçar, të dy nga Shkupi. Sulmuesi i mitur është marrë dje nga policia, përcjell Klan Macedonia, ndërsa sipas MPB-së, rasti është duke u hetuar. “Më 31.01.2023 në ora 14:30 në një qendër tregtare në bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Rreth orës 14:05, pas një zënke të shkurtër dhe mosmarrëveshje për një vajzë, me thikë…
Ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i vjen keq që nuk do t’ua rrisë pagat për 30 për qind punëtorëve. Sipas informacioneve, Besimi ka vendosur për këtë hap për shkak të reagimeve në opinion dhe media. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga financat, por burime nga Ministria, për Alsat pohojnë se pak ditë më parë punonjësit janë njoftuar se rritja e paralajmëruar e pagave nuk do të ndodhë. Të pakënaqur nga kjo lëvizje e ministrit, punonjësit janë larguar nga vendet e punës dhe kanë hyrë në grevë paralajmëruese para godinës së ministrisë. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, për Alsat…
Ky shërbim i ri transmetimi në Evropë do të jetë i disponueshëm nga 14 shkurti në Kosovë, Shqipëri, Çeki, Hungari, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. SkyShowtime sjell vlerë, duke ofruar një përzgjedhje të larmishme progracioni fantastik, ku përfshihen filmat e rinj të Hollivudit dhe serialet e reja ekskluzive nga studiot më të mëdha botërore, me një çmim të shkëlqyer. SkyShowtime, shërbimi fantastik i transmetimit të radhës për Evropën, do të vazhdojë të zgjerohet në tregje në vitin 2023. Zgjerimi i tij i radhës do të jetë më i madhi deri më sot, duke përfshirë tetë tregje të reja…
Përderisa deputetët assesi të përgatisin ligjin i cili do të ua falte veprën, burgjet po mbushen me shkelësit e masave kundër përhapjes së Kovid-19 të cilët janë burgosur për shkak të pamundësisë financiare që t’i paguajnë gjobat marramendëse nga 500 deri në mbi 2,000 euro ndërsa pjesa më e madhe prej tyre, janë persona që jetojnë me ndihma sociale. Gjatë periudhës kur këto masa ishin në fuqi, gjithsej 2,385 qytetarë u gjobiten me nga 500 euro, ndërsa 2,124 qytetarë me gjoba prej 1 mijë deri në 2 mijë euro. Këtyre personave ju ishte dhënë afat prej 2 viteve për t’i…
Në gjysmën e dytë të shkurtit do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror me Republikën e Greqisë dhe ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Për momentin jemi duke punuar për një interkonektor të ri me Republikën e Serbisë, ndërsa për interkonektorin me Kosovën janë kryer obligimet nga ana jonë, pritet një vendim nga pala kosovare për realizimin e këtij projekti, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë krizën në mundësi” në ditën e dytë të konferencës “Viti…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagon kundër sjelljes së nëpunësit shtetëror ndaj gazetares Arbana Qerimi nga Televizioni Klan Maqedoni, gjatë konferencës së sotme për media në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Gjatë konferencës së sotme për media, të organizuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gazetarja Qerimi është poshtëruar verbalisht nga ana e një këshilltari për politikë arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. SHGM ka kontaktuar gazetaren e Televizionit Klan Arbana Qerimi dhe ajo nëpërmjet telefonit deklaroi se: “Në pyetje konkrete gazetareske të parashtruar se a ndjehet fajtor ministri i arsimit Jeton Shaqiri për mungesën e librave dhe…
Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit të dytë shkollor po e vazhdojnë me humbje orësh në lëndët profesionale. Sipas drejtuesve të shkollës kjo ndodhë për shkak të skadimit të kontratave të mësimdhënësve të cilat u përmbyllën më 31 dhjetor 2022 ndërkohë që të rejat akoma nuk janë miratuar. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se çdo orë e humbur do të kompensohet në momentin që mësimdhënësit rikthehen në shkollë. “Kam kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit e sektorit të arsimit të mesëm për mos reagime në kohë. Ka qenë e ftuar sot drejtoresha e…

