Ministria e Brendshme informoi se sot në orën 15:35 në urgjencën 112 është raportuar se disa të rinj kishin ngecur të bllokuar në Kodrën e Diellit dhe se ata janë gjetur në një shtëpi të vogël që ndodhet në skiliftin e stazës G. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, erës së fortë dhe borës dhe mjegullës, ata nuk kishin mundur të zbresin, për shkak se dukshmëria ka qenë e kufizuar në vetëm disa metra. Por ekipet policore kanë arritur që me mjete speciale të shkojnë tek lokacioni i të rinjve dhe ti shpëtojnë. Ata janë në gjendje të mirë…
Author: Jeta almakos
Marrëdhëniet e brishta me Bullgarinë shkojnë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe procesit integrues dhe si të tilla dëmtojnë edhe politikën e brendshme të shtetit, thotë analisti politik, Ismet Ramadani. Sipas tij, kjo situatë erdhi si rrjedhojë e nxitjes së forcave ekstreme që nuk ua duan të mirën dy vendeve, ndërsa apelon të dyja palët të marrin masa dhe të mos lejojnë të bien nën ndikimin e kursit të forcave të caktuara destructive. “Prishja e raporteve ndërshtetërore me Bullgarinë mund të na nxjerrin probleme në ecjen tonë të integrimit, anëtarsimin në BE. Do të vonohemi në përmbushjen e kushteteve…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka drejtuar një letër me disa kërkesa deri tek përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend. Në letrën drejtuar ambasadorit të Bashkimit Evropian, David Geer, ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler dhe ambasadorëve tjerë të shteteve të BE-së, Taravari kërkon krijimin e një fronti kundër korrupsionit në vend. Duke shfrytëzuar qetësinë e kësaj fundjave dimri, po ju drejtohem përmes kësaj letre të hapur për t’ju kërkuar që bashkë të ngrisim një front perëndimor për evropianizimin e vendit, jo me parulla boshe të politikanëve nga të cilat janë stërlodhur dhe dëshpëruar qytetarët e vendit…
Ndasitë mes grupit të zjarrit në BDI dhe krahut tjetër të kësaj parti të udhëhequr nga Ali Ahmeti kanë vazhduar edhe për punën dhe investimet në komunën e Çairit. Kryetari i komunës Visar Ganiu e ka quajtur gënjeshtar Artan Grubin lidhur me pohimet për ndërtimin e çerdhes në këtë komunë nga qeverisja aktuale. “Mjaft më e gënjeve popullin o Artan Grubi. Si nuk po të vjen turp. Vendimi për ndërtimin e çerdhes në Çair u soll nga qeverisja e kaluar e JO nga ti, të gjitha procedurat, të gjitha lejet, vendimet për përzgjedhjen e operatorëve, mjetet u siguruan nga qeverisja…
Menjëherë pas përfundimit të auditimit do të shpallim edhe konkurs publik në të cilin mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me pyetjen e ndërlidhur me zhvillimet e fundit në Qendrën kulturore rinore dhe informoi se është e mundur që shkupjanët të kenë pjesën e parë të Luna parkut të ri. Lidhur me pohimet se sivjet është reduktuar buxheti për QKR nga ana e Qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska tha se buxheti për kulturë është pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. “Është një nga institucionet që ka potencialin më të…
Për ta shënuar 151-vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, në Kishën “Shën Spas”, mbërriti edhe delegacioni bullgar i kryesues nga zëvendëskryeministri dhe ministri teknik i Brendshëm, Ivan Demerxhiev. Pasi vendosi kurorë lulesh te varri i revolucionarit maqedonas, Demerxhievi në deklaratë për media reagoi për atë që qytetarët bullgarë të cilët në mënyrë të organizuar janë nisur te varri i Dellçevit, ishte dashur të prisnin në kufi për të hyrë në Maqedoni, për shkak se sistemi kishte rënë. “Me qëllim që në të ardhmen të mos ketë probleme të tilla, janë përgatitur tre gjeneratorë që do t’i dhurojë Ministria e Punëve…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në pikën kufitare “Deve Bair” kanë ndaluar 3 shtetas të Bullgarisë të cilët fillimisht kanë ofenduar me fjalë zyrtarët policorë, ndërsa më pas kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë policët, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se të njëjtit po mbahen në polici, deri në zbardhjen e rastit. “Rreth orës 12:45, në pikën kufitare “Deve Bair” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H (50) dhe R.H (54), të cilët fillimisht me fjalë, në mënyrë të vrazhdë dhe në mënyrë të pahijshme kanë ofenduar ndërsa më…
Grindje dhe qasje e pahijshme e zyrtarëve administrativë nga protokolli i Qeverisë ndaj ekipeve gazetareske, rregulla të palogjikshme që kufizojnë hyrjen e gazetarëve dhe ndajnë fizikisht gazetarët nga kameramanët nga vendi i ngjarjes, qëndrimi injorant ndaj pyetjeve gazetareske, dhënia selektive e akreditimeve për media, janë vetëm disa nga lëshimet dhe gabimet që bëjnë institucionet gjatë kremtimit të sotëm për përkujtimin e ditelindjes së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. Manifestimi është ende në vijim, gjë që u jep mundësi organizatorëve të korrigjojnë këto gabime dhe tu dalin në ndihmë gazetarëve dhe kameramanëve që janë aty, sepse është obligim…
Në zbatim të projekteve humanitare dimërore është shpërndarë në Shkodër një sasi e konsiderueshme ndihme në pako ushqimore. Aktiviteti humanitar është zhvilluar në mesjavë dhe ka pasur në fokus ndihmën për anëtarë të shoqatës së invalidëve, njerëz në nevojë. Për ta janë ndarë 80 pako me artikujt bazë ushqimorë. Realizimin e projektit e mbështeti HASENE, organizata me qendër në Gjermani. Dy përfaqësues të saj ishin të pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse. Projekti vijon të shtunën me shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për nevojtarë në Elbasan. Bashkë me ndihmën e rezervuar për Tiranën, në tërësi do të shpërndahen 250 pako me ndihma…
Ndjekje penale për drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsoski dhe kryetaritn e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për shkak të veprimeve të kundërligjshme, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe dyshimit për keqpërdorime financiare, kërkoi Komisioni Kundër Antikorrupsion, transmeton Portalb.mk. Antikorrupsioni ka punuar tre vjet për lëndën e ndarjes së vauçerëve për federatat sportive dhe sportistët dhe është konstatuar se sistemi ka shumë të meta dhe mospërputhje, nuk ka llogari për paratë e ndara dhe nuk ka mënyrë të saktë se si dhe sa para ndahen dhe kush duhet të kontrollojë se si shpenzohen. Drejtori Mojsoski nuk ka…
Meqenëse nuk u paguan pagat me rritje në Ministrinë e Financave, me rritje nuk morën paga të janarit as në Presidencë. Nga Kabineti i kreut të shtetit Stevo Pendarovski thonë se arsyetimi që kanë marrë nga Ministria e Financave është se në Buxhetin e 2023 nuk ka fonde shtesë për pagesën e pagave për punonjësit e Presidentit dhe rritjen e konsiderojmë si të pabazë. Nga Zyra e Presidentit kumtojnë se në përputhje me Marrëveshjen kolektive të nënshkruar me Sindikatat e punonjësve, u parashikua rritje pagash prej 5% vetëm për nëpunësit administrativ që janë të punësuar në zyrën e Presidentit. Kjo…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit një draft me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune. Në prezantimin e të njëjtit në Kërçovë, që para një jave ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e Ministres Jovanka Trençeska, por ajo nuk erdhi dhe as nuk kishte njoftim se pse. Ndryshimet e propozim ligjit për marrëdhënie pune i prezantoi Lençe Korçevska nga Kabineti i ministres. Tregoi se mes shumë ndryshimeve, risi është zgjatja e pushimit të lindjes si për baballarë po ashtu edhe për nënat. Nga 9 muaj sa ka qenë deri më tani, me propozimin ri pushimi i lindjes do të rritet…

