Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit një draft me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune. Në prezantimin e të njëjtit në Kërçovë, që para një jave ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e Ministres Jovanka Trençeska, por ajo nuk erdhi dhe as nuk kishte njoftim se pse. Ndryshimet e propozim ligjit për marrëdhënie pune i prezantoi Lençe Korçevska nga Kabineti i ministres. Tregoi se mes shumë ndryshimeve, risi është zgjatja e pushimit të lindjes si për baballarë po ashtu edhe për nënat. Nga 9 muaj sa ka qenë deri më tani, me propozimin ri pushimi i lindjes do të rritet në 13 muaj.
“Nga 9 muaj, fitojmë 13 muaj përderisa po shfrytëzohen vazhdimet, d.m.th. 5 muaj pushimi lehonisë, 4 muaj pushim prindërorë për nënën dhe 4 muaj pushim prindërorë për babai që i bie së fëmija do të jetë nën kujdesin prindërorë plot 13 muaj”, tha Lençe Korçevska, kabineti ministres së Punës dhe Politikës Sociale.
“Tani shkojmë në një ndarje të re ku pushimi i lehonës zgjat 5 muaj dhe mund të fillojë 2 javë para pritjes së datës për lindje dhe është e domosdoshme që dy javë para lindjes deri në 45 ditë pas lindjes”, shtoi Korçevska.