Author: Jeta almakos

Moti i ftohtë nuk i zmbrapsi transportuesit privat që të dalin sërish në protestë të dielën në Hasanbeg të Shkupit. Shoferëve iu bashkëngjiten edhe qytetarët për të shprehur revoltën ndaj moszgjidhjes së këtyre linjave, të cilat prej muajsh janë ndaluar së funksionuari në transportin publik të kryeqytetit. Rreth 130 shoferë thonë se mbi 3 muaj janë të papunë, kurse suspendimi i tyre ka paralizuar transportin publik.  “Mungesa ka në të gjitha linjat, sepse ndërmarrja për qarkullim publik disponon diku me 270 autobusë, por mungojnë edhe 208 autobusët tanë, nuk ka kapacitet NQP-ja ta shërbej qytetin në atë mënyrë sa duhet.…

Lexo më Shumë

Është gjithnjë e më e sigurt se viti 2023 do të jetë viti i tejkalimit të krizës globale disavjeçare. Ekonomitë më të fuqishme evropiane filluan të aktivizohen me një ritëm të rritur. Që të përmirësohen gjërat edhe në Maqedoni, duhet reaguar sa më shpejt. Qeveria duhet t’i përkushtohet ekonomisë, të miratojë masa dhe programe që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe këtë vit, problemet kryesore të kompanive do të jenë shpenzimet e energjisë elektrike. Inflacioni do të ulet, por çmimet e lëndëve të para në industri do të vazhdojnë të jenë të larta. Sfida më serioze për…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze Katalin Novak, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Sipas njoftimeve nga Kabineti i shefit të shtetit, presidentja e Hungarisë do të pritet në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim kokë më kokë ndërmjet Pendarovskit dhe Novakut dhe një takim plenar të delegacioneve të dy vendeve. Novak do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa së bashku me Pendarovskin do të takohen edhe…

Lexo më Shumë

LSDM: Dështoi skenari për kaos i Mickoskit dhe Apasievit Për opozitaren VMRO-DPMNE, dita e djeshme – përkujtimi i Goce Dellçevit, në vend të unitetit në mesin e popullit dhe të fqinjëve, solli polarizim më të madh, cenzurim dhe grumbullim të panevojshëm të policisë rreth varrit të revolucionarit. “Këto janë frutat e miqësisë? Helikopterë, automjete luftarake dhe barrikada. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është pemë e helmuar, ndërsa frutat e helmuara i shohim sot. Qeveria e Kovaçevskit, si asnjëherë më parë në histori, ua ka ndaluar qytetarëve të saj, masivisht të vinë para vendprehjes së tij”, deklaroi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov vlerëson se është e rëndësishme që perspektiva e marrëdhënieve mes dy vendeve të mos lihet vetëm në temën e një incidenti që ka ndodhur. “Në të njëjtën kohë, duke punuar kundër gjuhës së urrejtjes, duhet të hapen tema të tjera – infrastruktura, ekonomia, që marrëdhëniet tona të kenë edhe karakter pozitiv”, ka deklaruar Petkov. Ai thekson se është keq që për momentin u është lënë hapësirë disa njerëzve, të cilët janë shumë të zëshëm për të përcaktuar dialogun mes dy palëve. “Është koha për t’u kthyer në aktivitete më pozitive, dhe nga ana tjetër në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar që do të reagojë deri te Komisioni Evropian në lidhje me sjelljen e eurodeputetit bullgar Aleksandar Jordanov për shkak ngjarjeve të fundit rreth shënimit të përvjetorit të figurës historike të Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk. “MPJ do t’i dërgojë letër Parlamentit Evropian në të cilën do të informojë për sjelljen e joadekuate dhe ofenduese të eurodeputetit bullgar, Aleksandar Jordanov në rrjetet sociale”, paralajmëroi Ministria, duke vlerësuar që Bullgaria nuk ka bë mjaftueshëm për penguar hyrjen e radikalistëve përmes “Deve Bair”. Ata vlerësojnë që shënimi i përvjetorit të lindjes së Dellçevit ka kaluar në mënyrën…

Lexo më Shumë

“E vlerësoj profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha njësive organizative në MPB në planin operativ jashtëzakonisht të mirë zbatuar në fushën e ruajtjes së sigurisë gjatë kremtimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit”, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë në rrjetet sociale. “Si para varrit të të madhit Dellçev pranë kishës ‘Sveti Spas’, si dhe në pikat kufitare, policia maqedonase deri në detyrë e realizoi me sukses këtë ngjarje të nivelit më të lartë të sigurisë – shembull i mrekullueshëm se si vepron policia e rangut evropian. Dhe sigurisht, siç e theksova edhe më parë: policia…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” nga BDI mbrëmë nga një takim në Luboten të Shkupit, kanë shkruar se kanë marrë propozime nga qytetarët nga një peticion gjithëpopullor deri në protesta për sic thuhet largimin e Artan Grubit. Për këtë ka shkruar Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Ja postimi i tij: Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit. Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide: Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU! Tubim të madh protestues! Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Lexo më Shumë

Arrestohet në Maqedoni një shtetas serb, pasi i njëjti është kapur duke bërë kontrabandë me migrantë, “Me datë 04.02.2023 në ora 12.00 në vendkalimin kufitar “Dojran i Vjetër”, zyrtarët policorë të stacionit policor të kalimit kufitar “Dojran i Vjetër” kanë privuar nga liria M.K.(47) nga Republika e Serbisë. Në bashkëpunim me doganierët, është kryer kontroll në kamionin “DAF” me gjysmërimorkio me targa serbe, të cilin ai e drejtonte, gjatë të cilit janë gjetur 20 emigrantë nga Siria. Personi është ndaluar në stacion”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Dy të rinj kanë arritur të shpëtojnë në Kodrën e Diellit pas ndihmës së ofruar nga Policia, pasi kishte mjegull të dendur dhe erëra, transmeton TS.MK Policia kishte arritur që brenda një ore të gjen dhe shpëtojë dy të rinjtë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ndihmë për shpëtim kërkuan edhe një çift në rrugën për në Liqenin e Krushevës, pasi ishin bllokuar me veturë e tyre nga bora e dendur.

Lexo më Shumë

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Ognen Stavrev, gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit. Ai 25 vjet ka gjykuar në shumë raste në dy gjykatat themelore të Shkupit. Ai shqiptoi dënime në disa raste të PSP-së, si “Titanik 2”, “TNT” dhe “Monstra”. Ognen Stavrev është djalë i Dragolub Stavrev, kryetar i Kryesisë së atëhershme të Republikës Socialistike të Maqedonisë, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të RFM dhe ish kryetarë i Qytetit të Shkupit. Gjyqtari Ognen Stavrev ka gjykuar në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion vitet e fundit. Për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, muajt e fundit ishte gjyqtar…

Lexo më Shumë

Artin Spahiu nga dega e Dibrës nuk ka nguruar që të shpreh hapur mospajtimin e tij kundër qëndrimeve të Grupit të Zjarrit shkruan Tetovasot.Ai në një postim në rrjetet sociale ka thënë se të kërkosh BDI-në e para 8 viteve, BDI-në e amoralitetit është dashakeqësi. Sipas tij,të kërkosh BDI-në e para tetë viteve, do të thotë që, si atëherë, kur ata që nuk kishin pushtet dhe nuk kishin funksione luftonin me mish e me shpirt për të mbrojtur bashkëpartiakët e tyre nëpër funksione kur ata akuzoheshin për krim, korrupsion, amoralitet, keqpërdorim detyre, paaftësi… dhe asnjëherë nuk dolën për të kritikuar…

Lexo më Shumë