Dy të rinj kanë arritur të shpëtojnë në Kodrën e Diellit pas ndihmës së ofruar nga Policia, pasi kishte mjegull të dendur dhe erëra, transmeton TS.MK
Policia kishte arritur që brenda një ore të gjen dhe shpëtojë dy të rinjtë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndihmë për shpëtim kërkuan edhe një çift në rrugën për në Liqenin e Krushevës, pasi ishin bllokuar me veturë e tyre nga bora e dendur.