Author: Jeta almakos

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sinjalizuar se do ta pranojë propozimin francez, i cili synon të zhbllokojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE përmes kompromiseve me Bullgarinë për shkak të tensioneve dypalëshe, shkruan gazeta prestigjioze ndërkombëtare “Financial Times”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha në një deklaratë se idetë e propozuara nga Franca, e cila kryesoi BE-në gjatë gjashtë muajve të fundit, janë “bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultimi” në Maqedoninë e Veriut. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se besonte se ishte arritur një “zgjidhje kompromisi”, pa dhënë detaje. “Kjo zgjidhje sjell siguri”. . . për të…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit ka reaguar ndaj sharjeve që kryetari i “E Majta”, Dimitar Apasiev ka adresuar së fundmi drejt tij. Pendarovski thotë se një rast i tillë është precedent në Evropë. “Përafërsisht e di se për çfarë qenie bëhet fjalë. Por nuk kam besuar që mund të vijë në situatë të shajë prindin e vdekur. Kjo është dhimbja ime personale të cilën nuk mund ta kuptoj, që nuk e kuptoj pse duhej ta thoshte, nëna ime ka vdekur para 10 viteve dhe mendoj se ishte jonjerëzore, sharja në vete, por edhe të më shash varrin e nënës së vdekur, kjo…

Lexo më Shumë

Ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian dhe ish-shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, Evran Fuere, tha për TV 24 se BE-ja po krijon një precedent joevropian me Maqedoninë e Veriut. “Korniza e negociatave është një burg për Maqedoninë dhe që në këtë rast Bullgaria mban çelësin”, tha Fuere për TV24.

Lexo më Shumë

“Hapi i parë në mbrojtje të identitetit maqedonas është kthimi i pasaportave bullgare. Të parët në radhë: politikanë dhe politikanë me xhepa plotë!” Këtë porosi e ka shkruar profesori i njohur maqedon Vlladimir Millçin, në një postim në facebook. Millçin është i njohur si themeluesi i Fondacionit “Soros” në Maqedoni, por që më pas nuk është pjesë e këtij fondacioni që mban emrin “Shoqëria e Hapur”. (INA)

Lexo më Shumë

Një 24-vjeçar nga Kërçova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, përcjell TV21. Pak pas mesnate, respektivisht në ora 01:30 në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit që po drejtohej nga 23-vjeçari A.D. nga Drogomishti i Madh ka humbur kontrollin. Shoferi dhe pasagjeri 24-vjeçar L.R. janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas në një spital privat në Shkup, ku 24-vjeçari L.R. ndërroi jetë nga plagët e marra. MPB njofton se do të kryhet autopsi.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë përmes një press konference për media ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve të komunës së Kërçovës në lidhje me gjenocidin ekologjik që realizon nërmjet deponive të egra, përcjell in7 Teksti integral nga press konferenca e degës së ASH – Kërçovë Jemi këtu në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.” Janë këto dy faktorët e rrezikut që…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për kapërcimin e krizës politike, ekonomike dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, vlerëson partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE. Ajo konsideron se Qeveria aktuale, respektivisht kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk ka legjitimitet meqë, sipas saj, ka trashëguar në këtë post ish kryeministrin Zoran Zaev. Veç kësaj, opozita fajëson Qeverinë për thellimin e krizës ekonomike, për shkak të, siç thotë, paaftësisë për përballje me pasojat e krizës globale, korrupsionit të lartë, drejtësisë selektive, mungesës së stabilitetit politik dhe për marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit të integrimit…

Lexo më Shumë

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos. Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN). Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital. Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook,…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, më 2 korrik hodhi poshtë propozimin e ri të Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që i hap rrugën nisjes së negociatave për integrim në Bashkimin Evropian. Në tubimin e partisë së tij, VMRO-DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski tha se “populli po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t’i japin fund Maqedonisë (së Veriut) duke nënshkruar brenda një apo dy ditëve, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas nuk do ta harrojnë këtë. Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi”, theksoi kreu i VMRO-së Mickoski gjatë protestës me moton “Ultimatum…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tj në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare. Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptare, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. “Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian…

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20 në rrugën Strumicë-Valandovë, tek vendi i njohur si “Valandovsko Bërdo”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila ka bërë të ditur se ka disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman në spitalin e Strumicës. Më shumë detaje rreth aksidentit janë bërë të ditura sot. Sipas të dhënave nga drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, lëndime më të rënda ka një fëmijë gjashtë vjeçar dhe një grua, ndaj…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i produkteve të ushqimit bazë çdo ditë e më shumë vetëm se po rritet. Me këtë, ekspertët paralajmërojnë se gjatë muajve në vijim do të kemi edhe rritje të varfërisë në vend. Pasi nga dje u shtrenjtua edhe çmimi i rrymës elektrike dhe gjatë muajve të ardhshëm pritet të kemi edhe rritje të çmimit të ngrohjes. Sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, kjo do të bëjë ta rritë numrin e personave të cilët do të kërkojnë ndihmë nga shteti. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), është duke përgatitur masa për t’i ndihmuar personat të cilët gjenden në rrezik. Sipas…

Lexo më Shumë