Afrimi i Ramazanit shoqërohet dhe këtë vit me realizim të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.
Me mbështetjen nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, dhe pjesëmarrjen e gjashtë punonjësve të saj, nga e premtja në të dielën do të shpërndahen 800 pako me ushqime në katër qytete të vendit.
Sot ishte radha e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Pogradec, realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.
Ndihma e dhënë në Progradec përbëhej nga 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë, shpërndarë për familje në nevojë. Pakot u dërguan dhe në shtëpi për njerëz të pamundur.
Projekti vijon realizimin të shtunën me shpërndarjen e pakove me ushqime në Tiranë dhe Lushnjë, e të dielën në Elbasan.
Është në traditën e Fondacionit ALSAR t’i shpeshtojë veprimtaritë humanitare në të hyrë të Ramazanit dhe gjatë tij, për të mbërritur te sa më shumë nevojtarë dhe për të dhënë sa më tepër ndihmë.