Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisje së mirë, Sllavica Gërkovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se asnjëherë nuk është ndarë nga perceptimi i një qytetari të thjeshtë. Sipas saj, sa herë që merren vendime, udhëhiqen nga ai perceptim. “Të gjithë duam të jetojmë në një shoqëri më të mirë”, tha Grkovska.
Author: Jeta almakos
Selim Ibraimi Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha sot se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Deklarata mund të jetë një indikacion për mbështetje të VMRO-së të ndryshimeve kushtetuese me kusht. Situata më tepër shkon drejt një marrëveshje VMRO- LSDM rreth një date për zgjedhje të shpejta. Opozita shqiptare duhet të kalkulojë për mundësinë e një fronti kundër BDI-së dhe të një koalicioni para zgjedhor me partitë maqedonase. SHBA dhe BE për momentin nuk do ta shpallin Mickovskin non -grata, pasi situata në MV ndryshon nga ajo në Shqipëri. SHBA -së i duhet Mickovski si lojtar politik deri në ndryshimet kushtetuese…
Ambasadori i BE-së, David Geer, në emisioni “Click Plus” në TV21 tha se dera e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian është e hapur, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese janë një problem i madh. Është çështje sovraniteti për shtetin. Por unë mendoj se disa elementë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh pasi propozimi të publikohet dhe të bëhet i disponueshëm për publikun. Nëse më lejoni, do të filloj me ndryshimet kushtetuese, të cilat ju i përmendët tashmë. Mendoj se mbi të gjitha, koha dhe konteksti janë kyçe këtu. Vitin e kaluar në…
Një 38 vjeçar banor i rrethinës së Tetovës i ka dhënë 350 euro një gruaje e cila pretendonte se do ta “ndihmonte” në provimin e lejes për vozitje, ndërsa pasi ajo e mashtroi, ai e kishte denoncuar rastin në polici. “Me datë 06.06.2023 në ora 14:00 në SPB Tetovë, A.R.(38) ka raportuar se është mashtruar nga një grua për shumën prej 350 euro. Sipas denoncimit, janë marrë vesh me gruan, punonjëse e autoshkollës, që ajo ta ndihmonte në dhënien e provimit për vozitje, por marrëveshja nuk ishte përfunduar, pas së cilës ajo nuk iu përgjigj telefonatave të tij dhe ai…
Analisti politik, Mehmet Kalisi i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi tha se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi. “Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk…
Dorëheqje të tij ose të ministrit Azir Aliu, paralajmëroi Arben Taravari gjatë ditës së sotme, nëse vërtetohej se ministri ka punësuar dhëndrin e tij si shef kabineti. Por, sipas tij, dorëheqja vjen vetëm nëse bëhet fjalë për punësimin e burrit të motrës ose vajzës së Aliut, informon KlanM. “ Te ne dhëndër e di si quhet në qoftë se dikush është dhëndri i brezit të katërt ose të pestë… Në qoftë se është burri i motrës ose i vajzës së Azirit, ose unë ose Aziri japim dorëheqje”, deklaroi sot kreu i ASH-së, Arben Taravari. Për të njejtën çështje u pyet edhe…
Përmes një proteste, të punësuarit e shërbimeve profesionale të Këshillit Gjyqësor sot kërkuan sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e shtesave të pagave në shumën prej 30 për qind dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshim të marrëveshjes kolektive. Ata paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë në kohë pauze në qoftë se këto kërkesa nuk pranohen, pasi siç thonë, janë vetëm 30 të punësuar ndërsa përkundër punës që e bëjnë, pagesat i kanë shumë të ulëta. “Konsiderojmë që kërkesat tona janë reale dhe nuk do të nxisin komplikime të mëdha financiare sepse bëhet fjalë për vetëm 30 të punësuar…
Një tërmet me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot pasdite në ora 14:26 në rajonin e Pehçevës dhe Berovës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 280 kilometra në lindje të Shkupit, në Republikën e Bullgarisë, me magnitudë lokale Rihter prej ML4.6, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Për momentin nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.
Prokurori Vlladimir Milloshevski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, sot prezantoi video nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare “Deve Bair” për daljen dhe hyrjen e autobusëve të kompanisë, njëri prej të cilëve, më 23 nëntor, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë është aksidentuar dhe më pas është djegur, ku si pasojë kanë humbur jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë lënduar, raporton Portalb.mk. “Në video mund të shihni se më 18 nëntor të vitit 2021, në ora 21:51:10 sekonda, autobusi me targa SK0284BA [autobusi i aksidnetuar] ka dalë nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet pikës kufitare “Deve…
Me oferta e kundër oferta u zhvillua takimi i sotëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Pas përfundimit të takimit Kovaçevski tha se i vjen mirë që Mickoski ka zbutur qëndrimin se katergorikisht me asnjë kusht nuk pranojnë ndryshime kushtetuese. Me qëllim të vazhdimit të rrugës europiane të vendit dhe sigurimin e votave për ndryshimet kushtetuese Kovaçevski i ofroi Mickoskit që të bëhet pjesë e qeverisë, të votohen ndryshime kushtetuese e pastaj menjëherë të shkohet në zgjedhje. “Kuptova se për z.Mickoski dhe për VMRO-DPMNE-në është e rëndësishme që të jenë pjesë e qeverisë. 14.34- Propozova që…
“Për Aleancën për Shqiptarët nuk janë të rëndësishme emrat e partive që janë në Qeveri, por vizioni i tyre”. Kështu thonë nga ASH, në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, në lidhje me ndryshimet eventuale për të cilat u raportua, pas takimit të sotëm në mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Për ne emrat e partive që formojnë qeverinë nuk ka qënë kurrë të rëndësishëm. Kryesorja është vizioni i këtyre partive. Fati i vendit nuk është çështje tifozerie, është çështje pune”, thonë nga ASH. Ndryshe, Mickoski në takimin e sotëm Kovaçevskit i ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, në…
Disa opsione të propozuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ishin të papranueshme për kreun e opozitës Hristijan Mickoski në takimin e liderëve për ndryshimet kushtetuese kurse ata që u propozuan nga Mickoski ishin të papranueshme për Kovaçevskin. Liderët përfunduan këtë takim pa epilog duke i dhënë kohë njëri tjetrit dhe partisë oponentë të mendohet për pozitat e saj. Mickoski propozoi qeveri të zgjeruar pa BDI-në e cila do të sigurojë garanci nga vendet anëtare të BE-së për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe do të kërkojë nga Bullgaria zbatim të vendimeve të Gjykatës së Strazburgut. Më pas, është i gatshëm të pranojë…

