Gjykimi për rastin “Llaskarca“ vazhdon më 30 mars, pasi në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot është marrë në pyetje eksperti Zekiria Zekiri, pjesë e ekipit që e ka përgatitur superekspertizën mekanike për aksidentin ku e humbën jetën 16 persona, ndërsa 30 të tjerë u lënduan.
Author: Jeta almakos
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve në koordinim me INP Idrizovë dhe me organet e sigurisë në dy muajt e fundit ka ngritur nivelin e sigurisë, pasi ka marrë informacione se persona të dënuar po planifikojnë arratisje të organizuar nga institucioni, informojnë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve theksojnë, se në koordinim me INP Idrizovë dhe me organet e sigurisë, ndërsa në bazë të informatave të mbledhura për gjendjen e sigurisë në INP Idrizovë, të cilat informacione kanë treguar dyshim të bazuar se nga ana e personave të dënuar po ndërmerren veprime të kundërligjshme me…
Përmes gërmimit të një tuneli prej 40 metrash një grup prej 8 të brugosurish kanë planifikuar të arratisen nga burgu i Idrizovës në Shkup. Një gjë e tillë u zbulua sot nga organet e sigurisë në vend të cilët thonë se kanë parandaluar arratisj të planifikuar. “Pas marrjes së njohurive kriminalistike, se një grup prej së paku prej 8 të burgosurve të cilët janë të dënuar për vepra penale serioze me dënime prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm, kanë përgatitur arratisje nga burgu, duke gërmuar tunel, MPB ka zbatuar aktivitete penale operative për kontroll të informatave pas çka të…
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një i burgosur (shtetas turk) në një burg të Shkupit i ka vënë zjarrin qelisë së tij duke djegur dy dyshekë dhe batanije në qelinë ku ndodheshe. Për fat të mirë zjarri është vënë re menjëherë nga punonjësit e burgut të cilët kanë bërë të mundur të shuarjen e tij duke mos rrezikuar jetën e të burgosurve të tjerë. “Me datë 20.03.2023 në orën 18:15 Instituti Korrektues Ndëshkues në Shkup është raportuar se rreth orës 18:00 në seksionin e paraburgimit, një i dënuar i moshës 23 vjeç nga Republika e Turqisë ka djegur…
Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore. Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk…
Zyrtarët e Doganave të Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orët e vona kanë sekuestruar mbi 43 kilogram stoli ari në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro, njoftoi drejtoresha e doganave Sllavica Kutirov. Ajo njoftoi se personi në valixhet e të cilit ishin gjetur stolitë e arit ishte shtetas i Republikës së Serbisë dhe kishte ardhur nga Stambolli në Shkup. SLLAVICA KUTIROV, DREJTORESHË E DOGANAVE NË RMV “Ky është një seukestrim rekord i arit, i cili vlerësohet rreth 2.3 milionë euro. Në valixhen e tij dhe çantën e dorës janë gjetur lloje të ndryshme të arit, i paketuar në qese të…
Bobby Perspektive është një youtuber i njohur maqedonas me bindje fetare krishtere ortodokse dhe është rritur në një familje ortodokse. Historia e tij fillon kur ai shokëve të tij muslimanë i kundërvihet idesë së tyre se Kurani është libër i djallit. Megjithatë, kur ai merr dhe lexon Kur’anin, ai kupton se ai në fakt kërkon mbrojtje nga djalli. Kjo përvojë e çuditshme e shtyn Bobby-n të nisë një studim më të thellë mbi Islamin. Ai shikon reaksione në video në internet dhe hulumton për një vit të tërë përpara se të vendosë të pranojë Islamin dhe të konvertojë në këtë…
Informacionin për “Kanal 5” e ka konfirmuar Jovica Stojanoviq, drejtor i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve. Ai ka treguar se ka shkuar në burg, dhe aksioni i zbulimit është kryer prej tyre në koordinim me disa institucione. Për detajet ai tha se do të informojë më vonë, transmeton Klan M. Sipas informacioneve, fillimi i tunelit ishte nga shëtitorja e pjesës së mbyllur të burgut dhe të çonte në pjesën e jashtme të burgut. Në këtë pjesë të “Idrizovës” janë duke vuajtur dënimet me dënime të larta, e në mesin e tyre ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm. Mediat,…
Marija Miteva, zëdhënëse dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së theksoi sot se partia e tyre nuk do të marrë pjesë në grupet punuese dhe amendamentet kushtetuese nuk do të bëhen në këtë përbërje parlamentare me diktatin e Bullgarisë. Ajo sot në një konferencë për media komunikoi këtë vendim duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse partia do të emërojë anëtarë në grupin punues për ndryshime kushtetuese. Sipas saj, i gjithë procesi i udhëhequr nga qeveria është jolegjitim, sepse siç tha ajo, nga qytetarët nuk ka asnjë mbështetje. Miteva edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se ndryshimet kushtetuese…
Në Çair sot erdhi kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e cila bashkë me Visar Ganiun prezantuan projektin e megaparkut që do të ndërtohet në lagjen Fushë Tophanë. Nuk pati gurthemel, por vetëm njoftim për parkun i cili është paraparë të shtrihet në mbi 30 mijë metra katror. Ganiu njoftoi se ky mega-parku do të përbëhet nga kënde lojërash, fusha sportive, hapësira për qentë shtëpiak, veranda si dhe gjelbërim. “Nga nesër fillon ndërtimi i parkut MEGAPARK, ashtu e kemi emërtuar. Parku përfshinë 30 mijë metra katror të reja, prej atyre 21 mijë do të jenë gjelbërim kurse pjesa tjetër do të…
Në Maqedoni pas konfliktit të vitit 2001 janë vrarë emra të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku disa prej tyre ende janë mister dhe kurrë nuk janë zbardhur, përcjell INA. Ndër të që kurrë nuk u mor vesh asgjë ishte vrasja e Ridvan Nezirit i njohur si komandant Hoxha. Vrasja ndodhi më 9 korrik 2003, dy vite pas konfliktit në një lokal tek kompleksi “Çairçanja” në Çair të SHkupit. Në sulmin me armë ndaj tij vriten edhe katër persona të tjerë, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm dy vite më pas vritet Nuri Mazari i njohur si Komandant Struga. Vrasja ndodhi atëkohë…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: Bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetje zhvillimore me North Rhine-Vestfalen”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania, tha ai, është vendi që na ka mbështetur më shumë në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Këto nuk janë vetëm fjalë, ata bënë përpjekje shumë të forta për të na shtyrë përpara, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë. Ky është vetëm fillimi, presim mbështetje të mëtejshme në periudhën në…

