Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore. Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve. Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale. /Alsat.mk
Data 26.08.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gjykata e Apelit mbështet lirimin e Gruevskit nga akuzat në çështjen Talir 2
- BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup- Bllacë
- (VIDEO) Gjykata e Apelit mbështet lirimin e Gruevskit nga akuzat në çështjen Talir 2
- Udhërrëfyes për ngritjen e nivelit industrial të automjeteve me energji të re
- Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen
- Pronari i “One Albania”/ Nga falimentimet tek evazioni, si u bë Jászai një nga oligarkët më të fuqishëm të Hungarisë
- Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore
- (VIDEO) A1 shënon 7 vjetorin me ofertë të re për konsumatorët



