Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar ndaj akuazave të opinionistit Sulejman Mehazi, i cili ditë më parë akuzoi funksionarët e ASH-së se janë rahatu në kolltuqe sa që nuk patën kohë të urojnë qytetarët për Ramazan. Zeqiri në reagimin e tij ka shënuar: “I nderuar Sulejman Mehazi! Nuk i bëni nder askujt, e as kauzës tuaj kur akuzoni për gjëra të pavërteta. Na vjen keq që nuk ju kemi dhënë asnjë arsye të shëndoshë, nuk keni ku na kapni për gabime dhe detyroheni të bëni ju gabime të këtilla qesharake. Ju ftojmë të vazhdoni…
Author: Jeta almakos
Së shpejti, një grup i qytetarëve të Maqedonisë do të marrin kallëzime penale për terrorizëm dhe do të përgjigjen për alarmet e rreme për bomba në shkolla dhe objekte të tjera, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas Spasovskit që nga miratimi i protokolleve të reja, ka pasur reduktim apo ndërprerje serioze të kërcënimeve. Numri një i policisë thotë se përveç kërcënimeve të tilla nga shtetasit e Maqedonisë ka edhe tendencë tjetër, që kanë të bëjnë me interesat gjeostrategjike që janë të ndërthurura në vend. Spasovski ka theksuar se MPB…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se po përballet me presion për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, VMRO-DPMNE tani është parti e konsoliduar, për dallim nga periudha e Marrëveshjes së Prespës dhe nuk do t’i nënshtrohet presioneve. Këtë përgjigje ai e ka dhënë i pyetur për presionin e mundshëm diplomatik për të mbështetur ndryshimin e Kushtetutës dhe ka shtuar se në periudhën e kaluar ka pasur një numër të madh takimesh për të cilat opinioni nuk ishte i informuar. “Presionet do të vazhdojnë. Nëse mendoni se do të heqin dorë, nuk do të heqin dorë, sepse Qeveria kërkon që të bëjnë…
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Telegrafi Maqedoni. Gjatë bisedës telefonike morën pjesë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Nga Qeveria njoftojnë se Chollet falënderoi Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski për udhëheqjen e saj për organizimin e takimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Ohër. “Kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari Chollet diskutuan për disa çështje aktuale, me fokus procesin e integrimit evropian të…
Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov edhe për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa me dy vjet për këtë rast është dënuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Për Gruevskin, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar sa duhet rrethanat rënduese dhe ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar lidhur me dënimin. Për Mijallkovin, i cili është ndihmës në veprën penale sipas nenit 24 të Kodit Penal, i cili nuk ka ndërmarrë veprime dhe procedura konkrete, por veprimet e tij kanë qenë verbale,…
Në këtë mënyrë po i bëjnë gati vaktet për iftar. Aktivistët e shoqatës “Agimi i bamirësisë” po e shtrojnë sofrën e iftarët për studentët në ditët e Ramazanit. E për të kursyer kohë dhe buxhet studentët përballw Universitetit të Tetovës kanë iftarin falas, falw donatorëve dhe vullnetarëve. “Nga ora 10 paraditë kemi kuzhinjier të cilët janë vullnetar dhe vijnë na ndihmojnë. Aty përgatitet ushqimi. Dhe pastaj në këtë pjesën këtu bëhet mbyllja e ushqimit që të jetë e ngrohtë. Prej ora 4 deri ora 6 dmth para iftarit së bashku me stafin e përgatisim dhe bëjnë ndarjen e porcioneve” – tha…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 15 vjetëve të fundit në vazhdimësi shënon ulje numri i të prekurve nga tuberkulozi, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore. Megjithëkëtë shtojnë se kjo sëmundje ende mbetet e pranishme në vend. Gjatë vitit të fundit në Maqedoninë e Veriut janë prekur nga tuberkulozi 141 persona. Besnik Zeqiri, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga fillimi i vitit e deri më tani në Klinikën për fëmijë janë pranuar 11 fëmijë me këtë sëmundje. “Gjatë pandemisë numri i pacientëve të pranuar në klinikë ishte më i vogël, pra gjatë asaj…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në profilin e tij në facebook, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Sekretariatit të IRK, Desisllava Gotskova. Ministri i Drejtësisë Krenar Loga informoi se gjatë takimit është biseduat në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore. “Iinformova përfaqësuesit e IRK për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve gjyqësore”, ka shkruar Lloga në facebook. Ai shtoi se IRK theksoi fushat në të cilat janë duke punuar, prioritetet në të ardhmen siç janë…
Tetë muaj pas debatit të parë publik për ndërrimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera në Tetovë ende asgjë konkrete në këtë drejtim. Komuna e Tetovës është në pritje të propozimeve të emrave nga sektori civil që më pas të vazhdojë me formimin e një Komisioni të posaçëm i cili do të bën përzgjedhjen e emrave të propozuar. Vendimet e këtij Komisioni do të duhet të kalojnë në Qeveri për t’u rikthyer për votim në këshillin komunal të Tetovës. Kreu i Këshillit Besar Durmishi, nuk shprehet optimist se Qeveria do të mbështes kalimin e këtij projekti pasi…
Nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, brenda BDI-së, kanë reaguar pas shkarkimit të disa zyrtarëve nga kjo parti politike. Nga atje thonë se treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eliminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njëjtë siç shkarkoheshin brenda nate “të papërshtatshmit” në sistemin monist. “Dallimi ekziston se këto shkarkime të iniciuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje autoriteteve bullgare që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me këtë, të njohin të drejtën e vetëpërcaktimit të maqedonasve që jetojnë në Bullgari. Ai tha se, Bullgaria ende nuk i ka zbatuar këto vendime, duke shtuar se qytetarët në Bullgari që vetëpërcaktohen si maqedonas, u takojnë të gjitha të drejtat që kanë të gjithë qytetarët e lirë që të shprehin dëshirën e tyre për vetpërcaktim. “Për këtë, ju bëj thirrje autoriteteve bullgare që, në pajtueshmëri me vendimet e gjykatës, në pajtueshmëri me normat…
Përveç se të ndjek Apasievin, Mickoski nuk ka plan tjetër, ndaj e presin humbje të reja, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Mickoski, theksojnë nga atje, edhe një herë tregoi se ai është vetëm një peng i thjeshtë i Dimitar Apasiev dhe i së “Majtës”, një politikan klasik antievropian. “Përveç ndjekjes së Dimitar Apasiev në garën e përditshme për bllokim dhe frenim të shtetit, Hristijan Mickoski nuk ka plan tjetër. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe i së “Majtës” është koalicion i kaosit dhe regresit. Qëllimi i tyre i vetëm është të pengojnë rrugën evropiane të vendit. Për këtë arsye nga Mickoski nuk…

